Në fshatin Reçak, rreth 30 kilometra larg Prishtinës, forcat serbe vranë 45 civilë shqiptarë, më 15 janar të vitit 1999. Numri më i madh i viktimave u gjet në Kodrën e Bebushit, ndërsa të vrarë kishte edhe në pjesë të tjera të fshatit.
“15 janari 1999, zgjoi botën për reflektim ndaj masakrave barbare që kryheshin në Kosovë. Kjo kujtesë sot është motiv i fortë për të mbrojtur paqen, sigurinë, lirinë e dinjitetin njerëzor nga çdo makineri dhune që ushqehet nga racizmi, ekspansioni dhe armiqësia ndaj tjetrit” shkruan presidenti I Shqipërisë Bajram Begaj.
Sot një çerekshekulli nga masakra e Reçakut, lutemi për shpirtin e civilëve të pafajshëm, viktima të genocidit dhe të krimeve kundër njërëzimit të kryera nga regjimi i Sllobodan Millosheviç në Kosovë shkruan më tej presidenti në postimin e tij në facebook duke e shoqëruar me foton kur ambasadori Walker nderohet me titullin “Kalorësi i Urdhrit të Flamurit”
Diplomati amerikan, William Walker, i cili në atë kohë ishte shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, pas një dite të masakrës, kishte vizituar atë zonë dhe u bë dëshmitari i parë ndërkombëtar që raportoi për gjenocidin serb në Kosovë.
Lajmi kryesor:
Sot 25 vite nga Masakra e Reçakut! Kurti e Osmani kërkojnë drejtësi: 45 shqiptarë u vranë në mënyrë brutale, Serbia mohon masakrën
S.G/ReportTv.al