Masakra e Selenicës/ Burg monstrës që vrau 8 kushërinj. Ritvan Zykaj me sy të nxirë e gojëkyçur në gjykatë (VIDEO-FOTO)

13 Gusht 2018, 09:52| Përditesimi: 13 Gusht 2018, 21:51

  • Share

Vlorë- Monstra i fshatit Resulaj në Selenicë, Ritvan Zykaj që ekzekutoi tetë kushërinjtë e tij vetëm se e quanin hajdut pulash, mbërriti sot në orën 11:00 përpara gjykatës së Vlorës. Gjykata vendosi për të masën e sigurisë "arrest me burg", me akuzën e "vrasjes në rrethana cilësuese". Teksa hynte në gjykatë me kokë të ulur dhe i veshur sportiv, Zykaj u përball me irritimin qytetar. Thirrjet "i pashpirt" dhe "dënojeni me vdekje" u dëgjuan edhe në transmetim live.

Me të hyrë në sallë, ai nuk ka bërë asnjë lëvizje, është treguar sërish i ftohtë dhe ka heshtur përballë pyetjeve të gazetarëve: Je penduar? Pse nuk flet ore? Pse i vrave? Çfarë ndodhi? Pse i vrave fëmijët?  Po ta shihje me vëmendje në pjesën e syrit kishte edhe një e nxirë, ndërsa policia nuk ia hoqi prangat për asnjë moment.

 Avokati që ka marrë përsipër ta mbrojë është Dritan Mehmeti, ndërsa mbi 10 të tjerë refuzuan. Monstra i fshatit Resulaj u braktis sot edhe nga familja e tij. Askush prej tyre nuk ndodhej në sallën e gjyqit.

Krimi i cili i rëndon mbi shpinë nuk është vetëm më i rëndi i dëgjuar ndonjëherë vitet e fundit, por mos pendesa dhe veprimet e autorit 24-vjeçar i kalojnë kufijtë e imagjinatës. Nga detajet e fundit të zbuluara nga Shqiptarja.com dhe Report Tv, Ritvani jo vetëm i vrau kushërinjtë e tij, por edhe i filmoi. Videon madje ia dërgoi djalit të hallës në Messengerin e Facebook.

Dymbëdhjetë orë pas arratisë polica mundi ta kapë në një kodër disa metra larg vendit të krimit.Deri në ato momente marrëzia e tij nuk u ndal. Pak orë para se të arrestohej Ritvani replikoi në profilin e tij në Facebook me të gjithë ata që e dënonin veprimin e tij, madje duke sfiduar edhe policinë me shprehjen “më keni çarë…”.

Kur kanë kaluar tre ditë nga masakra, familjarët e tij kanë zgjedhur të braktisin fshatin, ndërsa gjyshi i tij Kujtim Zykaj ka shkuar pranë familjes së vëllait të masakruar. Një ditë më parë ai tha se do ta digjte me duart e tij nipin, nëse ia sillnin para syve.

Ora 11:24
'Je penduar? Pse i vrave?', Ritvan Zykaj hesht përballë pyetjeve të gazetarëve

Vlorë-  Ka mbërritur në Gjykatën e Vlorës monstra e Selenicës, Ritvan Zykaj. Gjatë futjes së tij në Gjykatë nën masa të rrepta sigurie është dëgjuar thirrja: I pashpirt.

Gazetarët arritën të futeshin edhe në sallën ku do të zhvillohet seanca, ku edhe i kanë drejtuar disa pyetje autorit të masakrës por pa marrë asnjë reagim ka 24 vjeçari.

Je penduar? Pse nuk flet ore? Pse i vrave? Çfarë ndodhi? Pse i vrave fëmijët?

Pyetjet e gazetarëve

Ajo çfarë vihet re është se Zykajt nuk i janë hequr prangat nga ana e policisë dhe se ka disa të nxira në syrin e djathtë.

Zykaj vrau me kallashnikov disa ditë më parë tetë kushërinjtë e tij për motive të dobëta. Menjëherë pas kryerjes së krimit, 24-vjeçari u largua nga vendngjarja për t'u kapur nga policia 12 orë pas kryerjes së krimit. 

Ora 11:18
Hyn monstra e Selenicës, familja Hoxhallari proteston në gjykatë: Të varen kriminelët

Në momentin që në gjykatën e Vlorës ka mbërritur monstra e Selenincës, dy familjarë janë parë me pankarta në duar teksa kërkonin drejtësi.

Ata ishin familjarë të Salkie Hoxhallari, 73 vjeçe dhe dalit të saj Olsi 43 vjeç që u vranë nga nusja e tyre, në bashkëpunim me Kasëm Pirjasi, 26 vjeç.Duke marrë shkasë nga rasti i tyre, ata kërkuan drejtësi edhe për masakrën e rëndë të Selenicës.

Ora 10:53
Monstra e Selenicës mbërrin në Gjykatën e Vlorës, dëgjohen thirrjet e qytetarëve: I pashpirt

Vlorë- Ka mbërritur në Gjykatën e Vlorës monstra e Selenicës, Ritvan Zykaj. Gjatë futjes së tij në Gjykatë nën masa të rrepta sigurie është dëgjuar thirrja: I pashpirt.Zykaj vrau me kallashnikov disa ditë më parë tetë kushërinjtë e tij për motive të dobëta. Menjëherë pas kryerjes së krimit, 24-vjeçari u largua nga vendngjarja për t'u kapur nga policia 12 orë pas kryerjes së krimit. 

Seanca ndaj Zykajt do të zhvillohet në orën 11:00. 

Komento

Komente

  • Toto: 13/08/2018 11:21

    Jepni denim me vdekje

    Përgjigju
  • Naimi: 13/08/2018 10:22

    Cfare mbrojtje dashka ai superkriminel? Qe sot gjykata te marre vendimin per ta varur dhe jo ta mbajne ne burg me taksat tona

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?