Kronikë

Masakra në Shkodër, autorit u kap me 1 automatik dhe 1 pistoletë me fishek në fole! Me shishe benzine do digjte mjetin me të cilin u arratis

9 Shtator, 11:22| Përditesimi: 9 Shtator, 11:23

  • Share

1757409463_ragipgila.jpg

Në momentin e arrestimit të autorit të masakrës së Shkodrës, policia i ka gjetur 29-vjeçarit Ragip Gila dy armët që i ka përdorur gjatë atentatit, 1 automatik dhe 1 pistoletë me fishek në fole. Po ashtu, iu sekuestrua edhe skafandra, të cilën e ka pasur të vendosur në kokë në momentin që qëlloi me breshëri plumbash drejt lokalit pranë Bashkisë së Shkodrës, duke i marrë jetën 2 personave dhe plagosur dy të tjerë.

Po ashtu, iu sekuestrua edhe jeleku antiplumb, por edhe një shishe 1.5 litra e mbushur me benzinë, që tregon qartë se plani i autorit, si në çdo atentat, ishte të digjte mjetin tip BMW ngjyrë gri, që e grabiti nën kërcënimin e armës për tu arratisur nga vendi i ngjarjes.

Policia e Shkodrës informoi po ashtu se u sekuestrua edhe motori, pa targë e numër shashie, me të cilin shkoi në vendin e ngjarjes.


Lajmi kryesor:

Vijon armiqësia mes 2 fiseve, krahu i djathtë i Licëve siguroi armët për të vrarë njeriun e Bajrave! 2 në kërkim, bazë municionesh në shtëpinë e hallës së Ibrahim Licit


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Masakra me 2 viktima në Shkodër, sa të sigurt ndiheni?