Kronikë

Vijon armiqësia mes 2 fiseve, krahu i djathtë i Licëve siguroi armët për të vrarë njeriun e Bajrave! 2 në kërkim, bazë municionesh në shtëpinë e hallës së Ibrahim Licit

9 Shtator, 07:12| Përditesimi: 9 Shtator, 16:25

  • Share

SHKODËR-  I konsideruar krahu i djathtë i Ibrahim Licit, Barush Bregu, siguroi të gjitha mjetet e nevojshme për tu realizuar vrasja e njeriut të Bajrave, Erogen Brajoviç mëngjesin e 8 shtatorit, në një lokal pranë bashkisë së Shkodrës.

Zbulimi i tij nga policia, e cila e shpalli në kërkim, çon edhe më shumë hetuesit drejt pistës së përplasjes mes dy fiseve në armiqësi prej vitesh me njëra-tjetrën në Shkodër, Bajri-Lici, konflikt që ka prodhuar një sërë të vrarësh.

Barush Bregu 39- vjeçar, i cili e ka ndërruar emrin nga Bajram që e ka pasur deri në vitin 2012, sipas policisë, ka siguruar armët dhe mjetet e nevojshme për atentatin, bashkë me një të mitur, një 17-vjeçar, gjithashtu i identifikuar dhe shpallur në kërkim. Të dy bashkëpunëtorët e Gilës akuzohen për sigurim të kushteve dhe mjeteve për vrasje, armëmbajtje pa leje dhe vjedhje.

Policia e Shkodrës zbuloi edhe bazën e tyre kriminale, ku fshihnin armatimet, dronë të shumtë, municione e maska të cilat do të analizohen në detaje në Laboratorin e Policisë Shkencore, sidomos armët.

Shtëpia e braktisur në Kiras, lagjen ku banojnë Licët, rezultoi të jetë e një zonje që jeton në Turqi, hallës së Ibrahim Licit, të shumërkuarit nga policia. Element që përforcon edhe më shumë lidhjen e Barush Bregut me grupin e Licëve për të vrarë Erogen Brajovic, ndër të paktët e mbetur jashtë qelive të burgut të grupit kriminal të Dobraçit, Bajrajve.

Por, kush është Barush Bregu, bashkëpunëtori i vrasësit që u shpall në kërkim?

Në maj të vitit 2019 Forcat Renean e arrestuan në një banesë me qira te Komuna e Parisit në Tiranë në një operacion të bujshëm pasi e kishin vënë në vëzhgim prej disa kohësh. Barush Bregu ishte në kërkim për disa armë që i ishin gjetur në banesën e tij në Shkodër në 2018-ën. Në 2016-ën rezulton të jetë dënuar me 4 vite burg për kultivim të bimëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje. Në atë kohë, blutë e konsideronin të skeduar si pjesëtar i një grupi kriminal dhe i dyshuar edhe si autor për ngjarje të tjera të rënda kriminale të ndodhura në Shkodër, në vitin 2019 dhe më herët.

Por ekzekutori që grupi zgjodhi për të eliminuar njeriun e bandës së Bajrave, Ragip Gila, dështoi të vrasë shënjestrën, të cilën e plagosi me 4 plumba. Nga breshëria e armës automatike Scorpions, 29-vjeçari la viktima shoferin e Brajovic, Liridon Kraja, mikun Armando Pali dhe plagosi lehtë kamerieren e lokalit.

Policia e Shkodrës publikoi pamje të reja nga arrestimi i të dyshuarit. Pasi iu afrua lokalit me një motor pa targë dhe numër shasie që e la aty të ndezur, ai grabiti nën kërcënimin e armës një makinë të cilën e braktisi pasi u aksidentua dhe tentoi të ikë në këmbë drejt lumit Kir. Aty forcat blu e arrestuan.

Gila është zhveshur nga skafandra që mbante në kokë si në këtë foto që Report Tv e siguroi pas krimit. Por në kokë ka çorape të holla grash. Në duar nuk mban as armën automatike, por në trup i duket jeleku antiplumb të cilin me gjasë e ka veshur duke iu trembur një përplasje me armë.  

1757395354_ragipgila.jpg

Autori me skafandër dhe armë në dorë

Përveç automatikut që derdhi ndaj viktimave, Ragip Gila, kishte edhe një pistoletë me fishekë në fole, të cilën policia ia sekuestroi, e fatmirësisht nuk u përdor kundër tyre teksa e ndiqnin me vrap për ta arrestuar. Në një moment shfaqet edhe kryepolici i Shkodrës, Gentian Berberi, i cili me radio policie në dorë, komunikon me agresorin. Me vete, efektivët i gjetën edhe një shishe me benzinë, e cila dyshohet se do të përdorej për djegien e automjetit gjatë arratisjes

Me sjelljen e një amatori, që si rrallë ndonjëherë në atentate kriminale të tilla i kushtoi prangosjen në një kohë të shpejtë, Ragip Lila, i dënuar në liri me kusht, refuzoi të flasë gjatë në polici, ku deklaroi se shënjestër kishte vetëm Erogen Brajovic, ndërsa të tjerët që qëlloi nuk i njihte. Ai pretendoi se disa muaj më parë, Brajoviç i ka ndërprerë rrugën me një automjet të blinduar dhe e ka ofenduar. Policia po heton pistën e një vrasjeje të porositur me pagesë.

Por vetë shënjestra i cili po merr trajtim të specializuar në spitalin e Traumës i pyetur nga oficerët e policisë kriminale të Shkodrës deklaroi të kundërtën se nuk e njeh të dyshuarin. "Nuk kam konflikte.Jam biznesmen, qytetar i ndershëm dhe kam kontribute në komunitet", mësohet të jetë shprehur nga shtrati i spitalit në Tiranë  Brajoviç.

 

Ora 14:00
Atentati me 2 viktima, Proda vlerëson policinë e Shkodrës: Reaguat në mënyrë profesionale

1757419598_WhatsAppImage20250909at13.58.421.jpeg

Ilir Proda

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka përgëzuar policinë e Shkodrës për reagimin e shpejtë lidhur me atentatin e ndodhur mëngjesin e 8 shtatorit pranë bashkisë së këtij qyteti, ku mbetën të vrarë 2 persona dhe u plagosën 2 të tjerë.  Proda vlerëson kapjen në kohë rekord të autorit të atentatit dhe zbulimin e përkrahësve të tij për organizimin e sulmit me armë zjarri. 

“Të nderuar kolegë të Policisë së Shkodrës,

Ju shpreh mirënjohjen për angazhimin tuaj maksimal gjatë këtij 24-orëshi intensiv për Policinë.

Reagimi juaj i menjëhershëm, i guximshëm dhe profesional rezultoi me kapjen dhe çuarjen përpara drejtësisë të autorit të krimit të djeshëm, ngjarje e cila dëshmoi sërish rëndësinë e misionit të Policisë, si përballja e parë frontale me krimin dhe kontingjentin e rrezikshëm të tij.

Gjej rastin që, nëpërmjet këtij mesazhi, të ngushëlloj familjarët e 2 viktimave, të uroj shërim të shpejtë për të lënduarit, si dhe t’i garantoj se Policia i ka vënë të gjitha kapacitetet e saj më të mira hetimore dhe operacionale në funksion të zbardhjes së rrethanave dhe përgjegjësive në lidhje me krimin e djeshëm, por edhe të ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, në qarkun Shkodër.

Këtë vendosmëri e dëshmoi edhe goditja në lagjen “Guerrile”, ku informacioni i administruar me konfidencialitet të plotë dhe profesionalizmi operacional çuan në shkatërrimin e një baze kriminale, të pajisur me arsenal armësh dhe sende të tjera në dispozicion të krimit. Gjithashtu, çuan në identifikimin e 2 përkrahësve të autorit të krimit të djeshëm.

Së fundi, dua të garantoj qytetarët e qarkut Shkodër dhe të mbarë Shqipërisë se beteja jonë për sigurinë e tyre është e përditshme dhe e palëkundur, dhe se po kryhet një punë intensive hetimore dhe operacionale për të parandaluar ngjarjet kriminale dhe për të zbardhur ato të ndodhura.

Gjithashtu, i ftoj qytetarët të bashkëpunojnë intensivisht me strukturat e Policisë, pasi vetëm në këtë mënyrë përmbushet objektivi ynë madhor i përbashkët: siguria publike",- shprehet Proda.

Ora 13:46
Masakra në Shkodër, policia heton pistën e vrasjes me pagesë! Gila: Më preu rrugën me makinë të blinduar! Brajoviç: S'e njoh dhe s'kam konflikte me të

1757347969_ragipgilaerogenbrajovi.jpg

Oficerët e policisë kriminale të Shkodrës kanë marrë në pyetje Erogen Brajoviç, i cili ka rrëzuar alibinë e Ragip Gilës, duke deklaruar se nuk e njeh dhe se nuk ka patur asnjë konflikt me të. 

"Nuk kam konflikte. Jam biznesmen, qytetar i ndershëm dhe kam kontribute në komunitet", është shprehur Brajoviç para hetuesve.

Ndërkohë, Ragip Gila ka pretenduar se disa muaj më parë, Brajoviç i ka ndërprerë rrugën me një automjet të blinduar dhe e ka ofenduar. Gazetari i Report Tv, Sokol Dema raporton se policia po heton pistën e një vrasjeje të porositur me pagesë.

Ora 11:40
SKEDA/ Njeriu kryesor i vrasjeve për llogari të grupit Lici, kush është Barush Bregu që siguroi armët për masakrën e Shkodrës! Arrestimi në 2019 nga RENEA (FOTO + VIDEO)

1757410541_barushbregu.jpg

Barush Bregu

Një prej anëtarëve të grupit Lici, rivalët e grupit Bajri në Shkodër, u shpall në kërkim një ditë pas masakrës së Shkodrës me 2 të vrarë e 2 të plagosur. Bëhet fjalë për 39-vjeçarin Barush Bregu,  i njohur ndryshe edhe si Bajram Bregu, për të cilin blutë e Shkodrës dyshojnë se i ka siguruar armët autorit Ragip Gila. Barush Bregu është një emër i njohur për blutë e Shkodrës dhe me një të kaluar kriminale në fushën e narkotikëve, por jo vetëm. Prej vitesh, Bregu njihet një nga njerëzit kryesorë të vrasjeve për llogari të grupit Lici.

Në vitin 2012, ai ka ndryshuar emrin nga Bajram në Barush. 39-vjeçari është i dyshuar edhe si autor për ngjarje të tjera të rënda  kriminale të ndodhura në qarkun Shkodër më parë, si dhe autor i dyshuar për “trafikim të lëndëve narkotike".

Më 4 maj 2019, Bregu u arrestua në Komunën e Parisit në Tiranë, pasi rezultonte i dënuar me 4 vite burg për kultivim të bimëve narkotike, e kryer në bashkëpunim në vitin 2016, si dhe kishte masë sigurie "Arrest në burg", për armëmbajtje pa leje. Po ashtu, gjatë një aksioni në shtatorin e 2018-ës, pas vrasjes së Fatbardh Licit, në banesat e fisit Lici u gjet një armë zjarri automatike e cila kishte gjurmët e gishtave të Bregut.

Bregu u arrestua në 2019-ën nga një operacion i RENEA-s me snajperë të vendosur në pika të larta të pallateve, e cila bastisi banesën ku fshihej i riu. Në pranga ra edhe Bajram Çekorja nga Shkodra, personi që e kishte ndihmuar të fshihej.

Ora 11:22
Masakra në Shkodër, autorit u kap me 1 automatik dhe 1 pistoletë me fishek në fole! Me shishe benzine do digjte mjetin me të cilin u arratis

1757409463_ragipgila.jpg

Në momentin e arrestimit të autorit të masakrës së Shkodrës, policia i ka gjetur 29-vjeçarit Ragip Gila dy armët që i ka përdorur gjatë atentatit, 1 automatik dhe 1 pistoletë me fishek në fole. Po ashtu, iu sekuestrua edhe skafandra, të cilën e ka pasur të vendosur në kokë në momentin që qëlloi me breshëri plumbash drejt lokalit pranë Bashkisë së Shkodrës, duke i marrë jetën 2 personave dhe plagosur dy të tjerë.

Po ashtu, iu sekuestrua edhe jeleku antiplumb, por edhe një shishe 1.5 litra e mbushur me benzinë, që tregon qartë se plani i autorit, si në çdo atentat, ishte të digjte mjetin tip BMW ngjyrë gri, që e grabiti nën kërcënimin e armës për tu arratisur nga vendi i ngjarjes.

Policia e Shkodrës informoi po ashtu se u sekuestrua edhe motori, pa targë e numër shashie, me të cilin shkoi në vendin e ngjarjes.

Ora 11:07
Masakra në Shkodër/ VIDEO brenda banesës me municion luftarak! Sekuestrohen 5 dronë, 1 automatik, 6 pistoleta e 45 kapsolla detonatorë

Report Tv sjell pamjet nga operacioni që ka zhvilluar Policia e Shkodrës për zbardhjen e masakrës me 2 të vrarë e 2 të plagosur. Në kërkim janë shpallur dy personat që i kanë siguruar armët autorit dhe policia ka zbuluar edhe bazën e tyre. Një banesë, në pronësi të një gruaje që ndodhet jashtë shtetit, të cilën dy personat e shpallur në kërkim e kishin përshtatur si bazë për të ruajtur armët e municionet luftarake. Policia, sekuestroi 1 automatik, 6 pistoleta, fishekë, 45 kapsolla detonatorë, një ‘Audi’ me targa të vjedhura në Lezhë, 5 dronë dhe 5 aparate fotografike.

Ora 11:03
Masakra në Shkodër, në kërkim dy persona që siguruan armët autorit, njëri i mitur! Zbulohet banesa me armë, municion luftarak e dronë

1757408578_ragipgila.jpg

Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim dy persona që dyshohet se i kanë siguruar armët autorit të ngjarjes së masakrës së Shkodrës, njëri prej tyre i mitur. 

Njoftimi i Policisë

Vijojnë veprimet hetimore dhe kontrollet, me qëllim dokumentimin e rrethanave të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në një lokal, në lagjen “Qemal Stafa”, ku shtetasi R. G. qëlloi me armë zjarri dhe si pasojë humbën jetën 2 shtetas dhe u plagosën 2 të tjerë.  

Identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 shtetas që dyshohet se kishin siguruar armatim, mjete dhe pajisje të tjera për kryerjen e krimeve të rënda ndaj jetës.

Zbulohet një banesë në lagjen “Guerrile”, që përdorej nga 2 shtetasit në kërkim, si bazë për aktivitete kriminale. Sekuestrohen 7 armë zjarri, 45 kapsolla detonatore dhe municion luftarak.    

Në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, rreth orës 08:50, në një lokal, në lagjen “Qemal Stafa”, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja” dhe me shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër:

-arrestuan në flagrancë shtetasin R. G., 28 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Vjedhja me armë”, “Shkatërrimi i pronës”,”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Vjedhja”. 

U sekuestruan:    

-2 armë zjarri (1 automatik dhe 1 pistoletë me fishek në fole), 1 skafandër, 1 maskë, 1 jelek antiplumb dhe 1 shishe 1.5 l e mbushur me lëndë djegëse, që iu gjetën shtetasit R. G., i cili u vu në pranga nga shërbimet e Policisë, pas ngjarjes;        

 -automjeti që ky shtetas vodhi nën kërcënimin e armës, për t’u larguar nga vendi i ngjarjes dhe motomjeti pa targë dhe pa numër shasie, që ai la në vendin e ngjarjes.    

Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit B. B. alias B. B., 39 vjeç, dhe një 17-vjeçar, për veprat penale ”Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Vjedhja”.

Gjatë kontrollit në banesën e një shtetaseje (e cila jeton jashtë vendit), të cilën këtë shtetas e përdornin si bazë për këtë aktivitete kriminale, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar: 

1 armë zjarri automatike dhe 6 armë zjarri pistoleta, një sasi municioni luftarak, 45 kapsolla detonatore elektrike, një automjet tip “Audi” me targa të vjedhura në qytetin e Lezhës,  5 dronë të madhësive të ndryshme, pajisje shtesë për dronë, 1 laptop dhe 5 aparate fotografike. 

Vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim dhe dokumentimin e veprimtarive kriminale të tyre.   

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

Ora 07:19
Ishte shënjestra e atentatit në Shkodër, reagon Erogen Brajoviç: Distancohem nga informacionet që më lidhin me grupe kriminale

1757364359_erogenbrajovi.jpg

Erogen Brajoviç

Erogen Brajoviç, një ndër të plagosurit e atentatit të mëngjesit së 8 shtatorit në Shkodër, dhe i dyshuar si objektivi i këtij sulmi me armë zjarri, ka reaguar për mediat nga spitali, ku ndodhet ende i shtruar, për shkak të 4 plagëve të marra nga breshëria e plumbave që u zbraz mbi të dhe 2 miqtë e tij në lokalin pranë Bashkisë, të cilët humbën jetën.

Në deklaratën e tij, Erogon Brajoviç kërkon që emri i tij të mos atashohet me grupe kriminale dhe emra të caktuar të botës së krimit, dhe thekson se jeta e tij është e ndarë mes sipërmarrjes dhe sportit. 

"Unë Erogen Millan Vaso (Brajovic) e bej kete reagim per mediat dhe opinionin publik. Ne keto momente te veshtira jo vetem per mua i shpreh ngushellimet e ndjera familjareve te 2 miqve te mi qe ishim sebashku sot ne mengjes ne nje kafe ne qender te Shkodres. Ata ishin qytetare model te Shkodres, familjare te respektuar nga gjithe komuniteti. Dora e pabesise te nje vrasesi i shkeputi sot nga jeta teksa ishim sebashku dhe per mua personalisht eshte dhimbje e rende dhe plage qe nuk mbyllet! Kjofshin ne paqe me zotin Armando dhe Geridoni! Zoti ju dhente force familjeve te tyre! Gjithashtu i uroj sherim te shpejte vajzes te plagosur ne kete ngjarje. Distancohem plotesisht nga informacione qe lidhin personin tim me emra dhe grupe te caktuara ne Shkoder.

Jam sipermarres ne disa biznese, nje pjese trasheguar nga babai im gjithashtu ai sipermarres deri ne fund te jetes, ish-futbollist i Shkodres dhe kombetares shqiptare.

Une kam qene  per shkak edhe te tradites familjare, ish-futbollist i ekipit te Vllaznise, ish-President i klubit te futbollit Terbuni te Pukes. Familja ime ka patur nje histori persekutimi politik para viteve ‘90, por dhe vite me pas per shkak se ka  perfaqesuar  komunitetin malazez ne Qarkun e Shkodres. Per interesa te ketij komuniteti dhe Shkodres kam sherbyer me korrektesi per disa vite anetar i keshillit bashkiak te qytetit tim ashtu sikurse kishte sherbyer njeri prej miqve te mi te afert qe humbi jeten sot. Jam informuar ne spital qe autori eshte ndaluar dhe shpresoj te zbardhen sa me shpejt motivet e ketij akti te rende tragjik! Sa per lidhje te tjera qe aludohen ne media sqaroj se duhen lene institucionet e ligjit te trajtojne keto ceshtje",- është shprehur Erogeni.

Xh.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • KANUNI I LEKES...: 09/09/2025 15:48

    SI KANE DURUAR LICET KAQ GJATE.....ME GJITHE ATE MASAKER NE DOBRAC.....U VRANE DJE 2 VETA..POR OBJEKTIVI NUK U VRA...HAKU NUK ESHTE MARRE AKOMA....MOS HARRRONI KANUNIN ...GJAKU NUK HUP KURRE....AI KANUN NA KA MBAJTUR...

    Përgjigju
  • AltinTop: 09/09/2025 13:17

    Kur do na e sqaroje Media per te pafajshmit e vrare ishin ne tavoline me Brajovic apo ne tavolina tjera aty afer…??

    Përgjigju
  • Dori: 09/09/2025 12:07

    Shteti duhet ta zgjidh perfundimisht kete situate.Nuk mund te mbahet peng Shkodra nga dy familje mafioze qe po perhapin vetem terror.Shqiperia 2030 kerkon siguri per jeten e qytetareve sepse ne vend qe te vrasin njeri tjetrin kto plera.po vrasin qytetar dhe shpresen e shkodranve te pafajshem

    Përgjigju
  • Shkodran: 09/09/2025 12:06

    Si bajrat pa enverin si lict pa lulin jan te mbarum se kta i kan tana lekt tjert jan thjesht me kap armet, nuk kan inteligjenc me fitu lek se tana punt I kan ata 2 dhe majn me lek e tjert

    Përgjigju
    • Qytetari pej puke: 09/09/2025 13:14

      Cilat biznese ne shkoder jane te mafies?

    • Per Shkodran: 09/09/2025 13:09

      Po un e dija qe luli me lict nuk flisnin ma deri pak kohesh. U bashkuan perseri?

  • Peshkatari: 09/09/2025 10:16

    Mos njollosni ket familje peshkatarsh te ndershem

    Përgjigju
  • Aleks: 09/09/2025 09:52

    Shumê eshte laluar mbiemri juaj në shryp e media. Eshte e kote të justifikohesh. Mbiemri e paske me Vic. Duhet të jesh sllav në origjine. Lexova. I Ke venê veted mbiemër jugor Vado. Degjoja nhe dite nhe historian serb. Që Serbia e ka ndertuar historine mbi gennjeshtren. Edhe Ti justifikohesh me genjeshtra. Nhe shkodran me prapashtesa në mbiemer vic. Lidhrt per interesa ekonomike. Per te grabitur toka e pasuri me pushtet dhr me force. Shkodra ka qënë qytet qê i resprkton shumê jabaxhinjte. Sepse ka kulture. Civilizim,tolerance. Por ju mikpritjen shkodrane e keni perdor per keq. Shkodra ka fise e infivide te njohur ne historine shkodrane e shqiptare. Civilizimi dhr modestia e tyre peshon sot në shkodrr. Ndersa per ju vetem lajme negative degjon. A nuk do ishte mire ti bëje analize vetes? Të kerkoje falje per shqetesimet qê keni shkaktuar ne shkodrr?

    Përgjigju
  • Sandri: 09/09/2025 09:24

    O shok ty te njohin qa llafos pjesë e tyne je

    Përgjigju
  • Luli: 09/09/2025 09:18

    Qa mjell do korrësh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Masakra me 2 viktima në Shkodër, sa të sigurt ndiheni?