Oficerët e policisë kriminale të Shkodrës kanë marrë në pyetje Erogen Brajoviç, i cili ka rrëzuar alibinë e Ragip Gilës, duke deklaruar se nuk e njeh dhe se nuk ka patur asnjë konflikt me të.
"Nuk kam konflikte. Jam biznesmen, qytetar i ndershëm dhe kam kontribute në komunitet", është shprehur Brajoviç para hetuesve.
Ndërkohë, Ragip Gila ka pretenduar se disa muaj më parë, Brajoviç i ka ndërprerë rrugën me një automjet të blinduar dhe e ka ofenduar. Gazetari i Report Tv, Sokol Dema raporton se policia po heton pistën e një vrasjeje të porositur me pagesë.
Lajmi kryesor:
Armiqësia/ ‘Krahu i djathtë’ i Licëve organizoi atentatin ndaj Bajrave në Shkodër! 2 në kërkim, ‘bazë’ municionesh në shtëpinë e hallës së Ibrahim Licit
Xh.D/ReportTv.al
