Barush Bregu

Kronikë

SKEDA/ Njeriu kryesor i vrasjeve për llogari të grupit Lici, kush është Barush Bregu që siguroi armët për masakrën e Shkodrës! Arrestimi në 2019 nga RENEA (FOTO + VIDEO)

9 Shtator, 11:40| Përditesimi: 9 Shtator, 11:58

  • Share

1757410541_barushbregu.jpg

Barush Bregu

Një prej anëtarëve të grupit Lici, rivalët e grupit Bajri në Shkodër, u shpall në kërkim një ditë pas masakrës së Shkodrës me 2 të vrarë e 2 të plagosur. Bëhet fjalë për 39-vjeçarin Barush Bregu,  i njohur ndryshe edhe si Bajram Bregu, për të cilin blutë e Shkodrës dyshojnë se i ka siguruar armët autorit Ragip Gila. Barush Bregu është një emër i njohur për blutë e Shkodrës dhe me një të kaluar kriminale në fushën e narkotikëve, por jo vetëm. Prej vitesh, Bregu njihet një nga njerëzit kryesorë të vrasjeve për llogari të grupit Lici.

Në vitin 2012, ai ka ndryshuar emrin nga Bajram në Barush. 39-vjeçari është i dyshuar edhe si autor për ngjarje të tjera të rënda  kriminale të ndodhura në qarkun Shkodër më parë, si dhe autor i dyshuar për “trafikim të lëndëve narkotike".

Më 4 maj 2019, Bregu u arrestua në Komunën e Parisit në Tiranë, pasi rezultonte i dënuar me 4 vite burg për kultivim të bimëve narkotike, e kryer në bashkëpunim në vitin 2016, si dhe kishte masë sigurie "Arrest në burg", për armëmbajtje pa leje. Po ashtu, gjatë një aksioni në shtatorin e 2018-ës, pas vrasjes së Fatbardh Licit, në banesat e fisit Lici u gjet një armë zjarri automatike e cila kishte gjurmët e gishtave të Bregut.

Bregu u arrestua në 2019-ën nga një operacion i RENEA-s me snajperë të vendosur në pika të larta të pallateve, e cila bastisi banesën ku fshihej i riu. Në pranga ra edhe Bajram Çekorja nga Shkodra, personi që e kishte ndihmuar të fshihej.


Lajmi kryesor:

Armiqësia/ ‘Krahu i djathtë’ i Licëve organizoi atentatin ndaj Bajrave në Shkodër! 2 në kërkim, ‘bazë’ municionesh në shtëpinë e hallës së Ibrahim Licit


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Masakra me 2 viktima në Shkodër, sa të sigurt ndiheni?