Masat ndaj COVID-19 në Shqipëri, 1307 të moshuarve iu dërgohen barnat në shtëpi

21 Mars 2020, 00:13| Përditesimi: 21 Mars 2020, 00:17

  • Share

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor ka njoftuar shpërndarjen e barnave të rimbursuara për rreth 1307 të moshuar nga dita e djeshme deri sot. Përmes një postimi në rrjetet sociale ky institucion ka bërë me dije se ardhja në ndihmë ndaj qytetarëve është bërë falë një bashkëpunimi mëe farmacitë.

Postimi është shpërndarë edhe nga Ministrja e Shëndetësisë, Manasterliu, e cila mesa duket shpreh mbështetjen e saj për këtë projekt. Në masat e marra disa ditë më parë për frenimin e korornaviruësit qeveria vendosi dërgimin e pensionit dhe barnave për të moshuarit në shtëpi. Një gjë e tillë u bë për shkak se edhe për të mbrojtur këtë grup individësh të cilët janë ata të që infektohen më thjesht. 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?