Pas vrasjes së 14 vjecarit Martin Cani nga një tjetër nxënës i së njëjtës shkollë, nxori kryeministrin përpara medias, për të shpallur dy masa: kufizim i rrjeteve sociale, dhe rritje të sigurisë në ambientet e arsimit.
Shqiptarja.com hapi një sondazh mesditën e 20 nëntorit dhe prej atëherë janë mbi 5600 vota. Më shumë se 82 % e votuesve janë pro mbylljes së Tik Tok e SnapChat, ndërsa gati 15% janë për vendosjen e filtrave të ndalimit të përdorimit deri në një moshë të caktuar nga adoleshentët. Qytetarët po ashtu mbështesin mbylljen e rrjeteve sociale.
Për masën e dytë të paralajmëruar nga qeveria, atë të rritjes së sigurisë në Shkolla deri me kamera inteligjente në klasa, ka vepruar e para Bashkia Fier.
Ajo ka çelur një tender për blerjen e kamerave inteligjente për një numër të madh kopshtesh dhe shkollash në këtë bashki.
Siç thuhet në publikimin e bërë në Agjencinë e Prokurimit Publik, këto kamera do të përdoren në shkollat 9-vjeçare “Jani Bakalli”, “Andon Xoxa” e “Mark Dashi” dhe në ato të mesme “Perikli Ikonomi” dhe “Jakov Xoxa”.
Kopshtet që do të pajisjen me kamera janë në lagjet “Liri Gero”, “Kastriot”, “Liri”, “8 shkurti”, si dhe në njësitë Sheq dhe Portëz. Bashkia e Fierit argumenton se ky investim i është i domosdoshëm për të garantuar ambientet të sigurta e të mbrojtura për fëmijët/ nxënësit e mësuesit e sistemit arsimor parashkollor dhe parauniversitar.
Sipas këtij institucioni, nuk ka pasur asnjëherë investim total në këtë drejtim, por vetëm disa pjesë të këtyre institucioneve monitoroheshin me kamera. Ambicia e shprehur e qeverisë është që brenda vitit 2025 të gjitha institucionet arsimore publike të pajisen me kamera inteligjente.
Do e mbyllin Tik-Tokun e përsëri do ndodhin tragjedi. Sepse sipas kryeministrit, Tik-toku i bëri shqiptarët agresiv. Ku kishte vrasje para Tik-tokut. Nëse ne s'kemi mbyll kanunin e Lek Dukagjinit akoma, madje mburremi me të sikur donte me ul vrasjet e ven drejtësi. Në fund fajin e ka shteti që nuk bëri një herë shtet normal.
Përgjigju