ITALI - Rreth 1200 italianë kanë rënë pre e mashtrimit online për të investuar në bursa. Skema e cilësuar mjaft komplekse nga autoritetet italiane dhe SPAK shqiptare tregon se paratë e përfituara nga mashtrimi online i shndërronin në kriptovaluta. Nga hetimi i kryer kanë rënë në pranga pronari i një Call Center në Tiranë dhe 2 persona të tjerë. Ata janë identifikuar si Elisa Caci, Valbona Abedinaj dhe Gilberdo Pushani. Ndërkohë 5 të tjerë janë në kërkim në Shqipëri.
Qendrat e Call Center kishin marrë kontakte të 90 mijë personave, por autoritetet kanë kryer përgjimet e rreth 42 mijë telefonatave. Ata i bindnin viktimat që të investonin për blerje aksionesh në Amazon dhe më pas për hedhjen e parave në kriptovalutë. Pastrimi i shumave të parave vjedhura në vende të ndryshme anëtare të BE-së, përfshirë Qipron, Lituaninë, Estoninë, Holandën dhe Gjermaninë, dhe shndërrohej në kriptovaluta.
Hetimet kanë filluar pas denoncimit të bërë në Policinë e Postë-Telekomunikacionit në qytetin e Pordenone. Në bashkëpunim me SPAK në Tiranë, u realizua operacioni ‘Fitimi i Ëndrrave’ në rajonin Friuli Venezia Gulia dhe u sekuestruan 2 pika “Call Center” në Tiranë me mbi 60 stacione pune të pajisura me kompjuter dhe dy serverë të lidhur me të gjitha stacionet e punës. Pasi u pikas mashtrimi, nisën hetimet nga prokurori italian Raffaele Tito në koordinim me Eneid Nakuci nga SPAK.
Vlera prej 3 milionë euro mendohet të jetë vetëm ‘maja ajsbergut’ pasi vetëm analiza e sistemeve kompjuterike të sekuestruara do të mund të përcaktohen shumat reale të pastrimit të parave të përfituara nga mashtrimi në kriptovaluta. Serveri është gjetur në Itali në sistemin Aruba.
Si kryhej mashtrimi
Hetimet nisën pas një denoncimi të bërë në Policinë e Pordenones në Itali, që zbuluan skemën komplekse të mashtrimit përmes call center online. Operatorët përdorën pandeminë për të krijuar besueshmëri tek klientët dhe flisnin për orë të tëra derisa i bindnin që të investonin 250 euro për të blerë aksione në ‘Amazon’. Trefishimi i fitimeve është vetëm kurthi i parë që i bëhej viktimave. Atyre i thuhej se fitimet do të shumëfishoheshin akoma më shumë me futjen e vaksinave anti-covid në treg. Pas kësaj i bindnin të shndërronin paratë në kriptovalutën Bitcoin.
Grupi kriminal kishte depërtuar aq thellë tek klientët, sa në disa raste ka përdorur në distancë kompjuterët personale të tyre për t'i ndihmuar në kryerjen e transfertave të parave, nëpërmjet një softueri të quajtur “Anydesk”. Mashtruesit s’mjaftoheshin me kaq, kontrollonin email, fotografi dhe dokumente për të patur në dorë viktimën nëse hezitonin të bënin investime.
Sa herë e hasnin këtë bëheshin agresiv dhe përdornin dokumentet duke i kërcënuar që të investonin. Në raste të tjera, viktimat i jepnin kredincialet e aksesit në shërbimet bankare për të shpejtuar kryerjen e investimeve.
Kur viktimat kërkonin të tërhiqnin fitimet, mashtruesit përdornin justifikime të ndryshme, ndër të cilat thonin se duhej paguar një komision për zhbllokimin e fondeve një agjencie të BE për shkak të Brexit. Këto shuma kalonin në llogaritë e grupit kriminal që nuk e kthente mbrapsht fitimin fillestar.
Mund të rikuperohen paratë?
Prokurori italian sqaroi se rikuperimi i parave përmes Bitcoin është tepër i vështirë të arrihet. Raffaele Tito u shpreh se deri tani, nuk rezulton asnjë italian i përfshirë ndonëse nga përgjimi i telefonatave kuptohet qartë se bisedimet bëheshin në italisht.
Call center
Prokurori italian ka bërë me dije serveri që u përdor për skemën e mashtrimit online për investim në bursa u gjet në sistemin Aruba. Hetimet kanë zgjatur rreth 1 vit ndërsa aktiviteti për mashtrim ka nisur prej vitit 2019.
“Serveri u gjet në sistemin Aruba, italianë nuk rezultojnë të jenë të përfshirë, edhe pse ka mundësi që mund të jenë. Sepse bisedimet bëheshin në italisht dhe ka mundësi që një pjesë e tyre të jenë italianë. Por kemi besim se do t’i zbulojmë. Edhe pse është shumë e vështirë nga ana informatika. Deri tani ka qenë një super sukses falë agjentëve të policisë postale që gjetën fiks vendin fizik ku ata qëndronin”, tha Raffaele Tito.
Ndër të tjera u shpreh se ka një numër vendesh të përfshirë pasi llogaritë janë në vendet e lindjes. Prokurorët shpjegojnë se është e vështirë të gjendet ku kanë shkuar këto para pasi funksionojnë me skemën ‘non banking’.
“Ka një numër vendesh. Problemi nuk është në emër të kujt është numri i llogarisë por kush i përdor. Nëpërmjet ‘non banking’ unë mund të hap llogari në emër të personave të tjerë ndërkohë që është tjetër kush që i përdor. Bankat jo gjithmonë i dinë. Shumë nga këto llogari janë nga vendet e lindjes ku kontrollet janë më të vogla. Ka emra për shembull shtetas ukrainas që jetonin në Izrael, por a janë ata me të vërtetë personat që i lëviznin paratë?” thanë prokurorët.
Report Tv ka mësuar emrat e tre të arrestuarve për mashtrimin përmes bursave. Të arrestuarit janë Elisa Caci, Valbona Abedinaj dhe Gilbert Pushani. Ky i fundit rezulton se kishte një biznes bar kafe, ndërsa Valbona Abedinaj kishte kompani për mbledhje të dhënash.
Prokurori italian Raffaele Tito ka bërë me dije se janë 1200 viktima italianë që kanë rënë pre e mashtrimit online për investim në bursa. Tito bën me dije se nuk është bërë e mundur rikuperimi i parave pasi është e vështirë të arrihet.
“Viktimat italianë arrijnë deri në 1200. Paraja nuk duhet të jetë në duart e kriminelëve. Nuk kemi mundur të rikuperojmë para. Nëpërmjet Bitcoin është e vështirë për t’i rikuperuar këto para. Më duhet t’i paralajmëroj të gjithë që paraja nuk mund të investohet kështu por në rrugë të ligjshme. Prezenca jonë këtu tregon rëndësinë që i japim kësaj. Nuk është vetëm viktimat, por edhe bota ekonomike nuk përfiton nga kjo mënyrë kriminale e të bërit para. Rezultati është shumë i mirë”, tha Tito.
Prokurori Eneid Nakuci ka dhënë detaje për skemën e mashtrimit të italianëve për të investuar për blerjen e aksioneve në Amazon dhe më pas në Bitcoin.
"Mendohet se grupi ka mashtruar një numër të madh qytetarësh italianë. Në shifra paraprake mendohet se janë dëmtuar deri në 3 milionë euro, por mund të jetë është më e lartë. Hetimet kanë nisur pas denoncimit në Itali dhe ka dalë skemë mashtrimi mjaft komplekse. Viktimt telefonoheshin ku bindeshin për të investruar në shifra të vogla dhe më pas transofrmoheshin në fitime të mëdha.
Disa prej viktimave kanë parë se investimet e tyre janë trefshiruar në pak ditë dhe e bënin Akoma më të besueshëm investimin.
Kanë qenë të bindur në hedhjen e qindar mijëra eurove jashtë dhe brenda vendit. Mashtruesit ishin mjaft të afërt me viktimat. Bisedat ishin për emergjencat e pandemisë dhe situatat e viktimave duke shfrytëzuar dhe vetminë e shaktuar nga situate e pandemisë dhe vetëofroheshin si miq. Viktimat ishin grupmnosha të ndryshme, shtëpiakë, banues në Itali.
Propozimi bëhej për blerjen e aksioneve në Amazon në vlerën 250 euro dhe fitimit brenda 1 jave. Më pas i bindin për investim në kriptovalutën në Bitcoin. Sipas tyre investimi do të rritej pas futjes së produktit të vaksinave në treg.
Grupi kriminal kishte arritur të krijonte Call Center me role të ndryshme. Kishte operatorë që kontaktonin me klientët dhe ndiqnin hap pas hapi viktimat. Besnikëria e klientit ishte efikase sa viktima në pjesën më të madhe të rasteve e ka lejuar të përdorte në distancë kompjuterin personal dhe bënte trasnfertat e parave. Mashtruesit s’mjaftoheshin me kaq, kontrollonin email, fotografi dhe dokumente për të patur në dorë viktimën nëse hezitonin të bënin investime.
Sa herë e hasnin këtë bëheshin agresiv dhe përdornin dokumentet për t’i bindur që të investonin. Në raste të tjera, viktimat me vullnet të lirë i jepnin kredincialet e aksesit në shërbimet bankare për të shpejtuar kryerjen e investimeve. Të shumta ishin arsyet sa herë që viktimat kërkonin të tërhiqnin fitime të rreme. Ndër to ishin pretendimi për të paguar një komision për zhbllokimin e fondeve një agjencie të BE për shkak të Brexit. Këto shuma kalonin në llogaritë e grupit kriminal që nuk e kthente mbrapsht fitimin fillestar. Paratë e viktimave shndërroheshin në kriptovaluta që të bëheshin të pagjurmueshme. Grupi do të zgjerohej dhe Call Center do të zhvendosej", tha Nakuci.
Me ate te Olsit u be gje se ajo eshte big ???? Olsi dhe Caci Co
PërgjigjuPo te jete deklarate pa emer, do te thote qe po luhet fort ne prapavije per te dale te palagur kush eshte arrestuar. Ktu te ne spo futen brenda ata pa breke ne bythe, jo me kta tipat qe paskan bere 10milion euro :D
PërgjigjuKy eshte qendrim i natyrshem,Por, kur kihen parasysh kerkesat e aleateve, duhet te marrim anen e aleateve.Te pranojme edhe nje afat shtese,edhe pse serbet,jepu sa te duesh af at,regjistrimin me tagara te Kosoves nuk e bejene,plotesoju kerkesan aleateve nderkombetar.
Përgjigju