Prokurori italian ka bërë me dije serveri që u përdor për skemën e mashtrimit online për investim në bursa u gjet në sistemin Aruba. Hetimet kanë zgjatur rreth 1 vit ndërsa aktiviteti për mashtrim ka nisur prej vitit 2019.
“Serveri u gjet në sistemin Aruba, italianë nuk rezultojnë të jenë të përfshirë, edhe pse ka mundësi që mund të jenë. Sepse bisedimet bëheshin në italisht dhe ka mundësi që një pjesë e tyre të jenë italianë. Por kemi besim se do t’i zbulojmë. Edhe pse është shumë e vështirë nga ana informatika. Deri tani ka qenë një super sukses falë agjentëve të policisë postale që gjetën fiks vendin fizik ku ata qëndronin”, tha Raffaele Tito.
Ndër të tjera u shpreh se ka një numër vendesh të përfshirë pasi llogaritë janë në vendet e lindjes. Prokurorët shpjegojnë se është e vështirë të gjendet ku kanë shkuar këto para pasi funksionojnë me skemën ‘non banking’.
“Ka një numër vendesh. Problemi nuk është në emër të kujt është numri i llogarisë por kush i përdor. Nëpërmjet ‘non banking’ unë mund të hap llogari në emër të personave të tjerë ndërkohë që është tjetër kush që i përdor. Bankat jo gjithmonë i dinë. Shumë nga këto llogari janë nga vendet e lindjes ku kontrollet janë më të vogla. Ka emra për shembull shtetas ukrainas që jetonin në Izrael, por a janë ata me të vërtetë personat që i lëviznin paratë?” thanë prokurorët.
Lajmi kryesor:
Mashtrim me bursa online, Autoritetet italiane dhe SPAK arrestojnë 3 persona! Zhvatën 3 mln euro nga italianët dhe pastruan paratë në kriptovalutë! 5 në kërkim në Shqipëri (VIDEO+FOTO)
//ReportTv.al