Sali Berisha, Endi Çuçi dhe Zhaklina Peto

Mashtrimi i Berishës, publikon të paplotë dosjen për të akuzuar djalin e ministrit Çuçi! Drejtësia italiane e liroi nga akuzat

17 Qershor 2022, 19:50| Përditesimi: 17 Qershor 2022, 21:05

  • Share

Sali Berisha ka akuzuar sot djalin e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçit, Endi Çuçin se është arrestuar në Itali, për kontrabandë ilaçesh dhe personave të sëmurë. Në një postim në Facebook, ish-kryeministri ka publikuar disa dokumente, ku thotë se djali i ministrit të Brendshëm, ishte i përfshirë në kontrabandë ilaçesh dhe pacientësh shqiptarë, që të merrnin karta shëndeti falas.

Por rezulton se Berisha i ka publikuar të paplota dokumentet, për faktin se ndaj djalit të ministrit të Brendshëm, nuk janë ngritur akuza nga prokuroria italiane.

Ish-gruaja e Bledi Çuçit, Zhaklina Peto, në një reagim në rrjetet sociale ka përgënjeshtruar akuzat dhe ka publikuar fashikullin e hetimit të drejtësisë italiane, ku thotë se ajo dhe djali i saj nuk kanë probleme me drejtësinë në Itali.

‘Në shqyrtimin e fakteve që lidhet me paragrafin në fjalë, bëjmë me dije që në fillim se elementet që kemi në dispozicion na ndalojnë, aktualisht, që të përcaktojmë ndonjë veprim me rendësi penale, në ngarkim të disa prej personave të përmendur (SOTIRI ROMEO, PETO ZHAKLINA, XHABAFTI SOKOL dhe CUCI ENDI), duke qenë se nga aktet e hetimit nuk figuron asnjë element që t’i lërë vend ngritjes së akuzave në të ardhmen”- thuhet në dokumentet e drejtësisë italiane.

Po ashtu Peto, sqaron se djali i saj punon që prej shtatorit 2021 për EPO në Mynih, Gjermani, ndryshe nga sa thotë Sali Berisha, se punon në KLGJ.

Kujtojmë se aktiviteti i grupi kriminal në Itali u godit nga Njësia Interforze, në bashkëpunim me SPAK dhe Antimafian italiane. Report Tv siguroi dosjen hetimore të autoriteteve italiane që tregonte se mjekë shqiptarë në Tiranë si dhe infermierë që punonin në Itali dhe që ishin me origjinë shqiptare kishin ngritur rrjetin.

Korruptoheshin drejtues spitalesh, shefa pavionesh, roje e recepsionistë në Itali. Ndër ilaçet e shtrenjta marrë falas në Itali dhe shitur në shqip rezulton, "Clexan", që është hollues gjaku përdorur masivisht përgjatë COVID  19. Transporti masiv i lekëve dhe ilaçeve pacienteve bëhej me autobus.

Sipas dosjes së siguruar nga Report Tv hetimi kishte të bënte me një shoqatë kriminale, që vepronte midis provincës së Milanos dhe Shqipërisë, e aftë, nga njëra anë, t'u ofronte qytetarëve shqiptarë shërbime të shtrenjta shëndetësore të llojeve të ndryshme dhe medikamente të paguara plotësisht nga Shërbimi Shëndetësor Kombëtar Italian dhe nga ana tjetër, për të menaxhuar një treg të konsiderueshëm ndërkombëtar të barnave të marra në Itali duke mashtruar Shërbimin Shëndetësor Kombëtar, të shitura në Shqipëri.

Organizata mundi të lehtësonte edhe hyrjen e paligjshme në territorin italian të shtetasve shqiptarë. Kjo u mundësua nga një sistem kompleks, krejtësisht i paligjshëm, i krijuar për të lejuar hyrjen ilegalisht në Itali të shtetasve shqiptarë (pra jo pjesë e Bashkimit Evropian), disa prej të cilëve përfituan, pa kualifikim, kujdes të shtrenjtë mjekësor në kurriz të sistemit në vendin fqinj. 

Gjatë aktivitetit u përhap një rrjet i gjerë korrupsioni i mjekëve, infermierëve etj. Në një periudhë emergjence shëndetësore, në zyrën përgjegjëse për zgjedhjen e mjekut të familjes qarkullonin ryshfet. Kamera e vendosur nga hetuesit kanë filmuar ardhjet dhe ikjet, të cilat kanë qenë me një numër mbresëlënës. Ata që korruptojnë as nuk ulen, i zgjasin menjëherë kartëmonedhat dhe zyrtarët që i fusin në  xhepa.

Nga ana tjetër, sistemi shëndetësor ishte bërë portë për emigrantët e paligjshëm që hynin për arsye mjekësore inekzistente, sipas hetimeve. “Kalimet” ishin certifikata false që shiteshin sipas rastit 200, 350, apo edhe vetëm 50 euro, ndërsa për recetat e kuqe false tarifa ishte 10 euro. Vergani, i dyshuar se ishte paguar edhe me shërbime seksuale nga një e dyshuar, në vend të kësaj do të kishte dhënë hua për të regjistruar ilegalisht 82 shqiptarë në shërbimin shëndetësor Lombard. Në total, 383 shërbime të paligjshme ambulatore dhe të paktën 1,554 vizita specialistike u llogaritën midis janarit 2020 dhe qershorit 2021.

Në mesin e të hetuarve rezultojnë 3 mjekë shqiptarë mes tyre mjeku Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ Vladimri Peto, Aurel Vula, Ilir Broqja dhe dy biznesmenët Aleksandër Gjoka dhe Ndue Pulaj. Rezulton se Aurel Vula është mjek pediatër rheumatolog, i cili punon pranë Shërbimit të Pediatrisë së Përgjithshme, ndërsa Ilir Broqaj, mjek anest-reanimator, i cili punon pranë shërbimt Anestezi – Reanimacionit.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Obi: 18/06/2022 07:57

    Po pra. Me droge, kontrabande, pastrim parash kapen ministra, deputete, krere lokale e pjelle te tyre me gjithe fare edhe fis dhe fajin e ka Berisha! Paska qene burre i lig!

    Përgjigju
  • Kosandra: 17/06/2022 23:03

    Berisha - maskara. Blendi Çuçi - shqiptarë me tradita, zotëri burrë. ndërsa gazetari akoma edhe më zotëri......

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?