Pas një investigimi, Report Tv ka zbuluar se pas kompanisë "Fly Ernest" fshihet familja Xhelo, njëlloj si te kompania "Belle Air". Kjo menaxhere e re që bisedon me një grup gazetarësh të huaj e ju tregon vlerën dhe potencialin e kompanisë “Fly Ernest” quhet Ilza Xhelo dhe është një shqiptare 35-vjeçare.
Intervista e Ilza Xhelo te “Il Sole 24 ore”
Në një intervistë për gazetën prestigjioze “Il Sole 24 ore” Ilza Xhelo është prezantuar si bashkë-themeluese e shoqërisë “Fly Ernest”, shoqëria ajrore e themeluar në Itali në nëntor të vitit 2015 me kapital italo-danez dhe deri para pak ditësh e lidhte Italinë e Shqipërinë me 9 fluturime në ditë.
Ilza Xhelo
Por “Fly Ernest”-it, e mbytur në borxhe dhe parregullsi, i është pezulluar licenca nga Autoriteti Italian i Aviacionit Civil më 29 dhjetor dhe nga 11 janari ka ndërprerë të gjitha fluturimet duke përfshirë edhe ato të Shqipërisë, e duke krijuar panik tek mijëra qytetarë. Një makth i tillë është përjetuar në Shqipëri në tetor 2013, kur i njëjti skenar identik është përsëritur për kompaninë “Belle Air”, kur 53.000 pasagjerë u mashtruan për shkak të falimentimit misterioz të shoqërisë, që solli arratisjen e dy pronarëve jashtë vendit dhe të linin pas 56 milionë euro.
Ilir Xhelo
Arbi Xhelo
Pronari i “Belle Air”-it quhet Ilir Xhelo dhe administratori i kompanisë është Arbi Xhelo. Sikurse dëshmon ky dokument i zbuluar nga Shqiptarja.com, Ilir dhe Arbi Xhelo janë përkatësisht babai dhe vëllai i vajzës së re dhe të guximshme Ilza Xhelo, e cila tani në mënyrë misterioze ka arritur te jete në krye të kompanisë “FlyErnest” dhe kështu e implikuar edhe në këtë mashtrim të dytë në dëm të shqiptarëve
Regjistri i Gjendjes Civile ku tregon se Ilir dhe Arbi Xhelo janë përkatësisht babai dhe vëllai i Ilza Xhelo
E themeluar në vitin 2005, pak muaj pas ardhjes në pushtet të Partisë Demokratike, me Lulzim Bashën ministër Transporti, “BelleAir” është përfolur për shumë vite si një kompani e lidhur me Partia Demokratike. Te gjithë e kujtojnë mes të tjerash një ofertë biletash falas për shqiptarët që duhej të vinin në Shqipëri për të votuar Lulzim Bashen si kryetar të Bashkisë Tiranë në zgjedhjet e vitit 2011.
Oferta e biletave falas për shqiptarët që duhej të vinin në Shqipëri për të votuar Lulzim Bashen
Pavarësisht regjimit të monopolit me të cilin ka punuar për rreth 8 vite, ''BelleAir'' kishte mbledhur një borxh prej 56 milion euro me Drejtorinë e Tatimeve dhe me furnitorë nga më të ndryshmit, dhe çuditërisht në pak javë pas largimit nga pushteti i Partisë Demokratike, kompania e fluturimeve ‘Belle Air’ me pronar Ilir Xhelon, u shiti 52 mijë bileta shqiptarëve, mori lekët dhe ia mbathi deri Italisë. Qytetarët që kishin blerë biletat dyndën drejt dyerve të kompanisë, ku kërkonin kthimin e parave mbrapsht.
Por, në 24 nëntor të 2013, kompania më e madhe ajrore në atë kohë në vend, me një xhiro vjetore prej rreth 110 milionë euro, shpalli falimentimin. Borxhet ishin akumuluar gjatë qeverisjes së PD, e cila jo vetëm nuk i kishte mbledhur detyrimet, por edhe e ndihmoi ‘Belle Air’ për të dominuar tregun, duke falimentuar kompanitë e tjera me procedura të dyshimta. Në shtator 2006 për shembull Autoriteti i Aviacionit Civil shqiptar, me urdhër të ministrit të Transportit Lulzim Basha, urdhëroi pezullimin e licencsës të konkurrentit të vetëm të ''Belle Air'-it', kompania ''Albatros Airëays'': shkaku i bllokimit ishte një borxh prej 400.000 dollarësh. Një pikë ujë në krahasim me detyrimet dhjetëra milionë eurosh që në vitet në vazhdim “BelleAir” ka grumbulluar ndaj Shtetit pa pasur asnjë shqetësim nga institucionet.
Sot në në këtë ditë, në krye të procedurës falimentare të ‘BelleAir’ që ende vazhdon, çuditërisht është emëruar Shpresa Breçani, vajza e motrës së Sali Berishës. Tani pas Ilir Xhelos, del në skenë vajza e tij, Ilza Xhelo, që është nyja lidhëse mes ‘Belle Air’ dhe ‘Fly Ernest’. Ajo ishte drejtoresha tregtare për Evropën e kompanisë "Belle Air", me pronar babain e saj.
Shpresa Breçani në krye të procedurës falimentare të ‘BelleAir’
Në 15 tetor të 2015, gati dy vjet pas mashtrimit dhe falimentimit të ‘Belle Air’, themelohet në Itali kompania ajrore ‘Fly Ernest’. Ilza Xhelo zyrtarisht është shefja e departmentit tregtar dhe financiar, por prezanton veten si bashkëthemeluese e kompanisë së fluturimeve dhe flet për planet ambicioze në të ardhmen duke folur tamam si një nga bashkpronare, duke forcuar keshtu dyshimet se pas ‘Fly Ernest’ fshihet familja Xhelo dhe ndoshta edhe lekët e fituar nga falimenti i ''BelleAir''-it .Kompania ‘Fly Ernest’ nisi fluturimet në Shqipëri në vitin 2016. Në ceremonë në Rinas përballë avionit të ‘Fly Ernest’, siç duket në këtë foto, Ilir Xhelo shfaqet shumë i gëzuar me duart lart.
Me rreth te kuq, Ilir Xhelo në ceremoninë e 2016
Historia e mashtrimit përsëritet. Edhe pse Autoriteti i Aviacionit Civili italian i ka pezulluar licencën duke filluar nga data 13 janar, kompania ajrore "Fly Ernest" ka ndaluar fluturimet që nga 11 janar. Për pezullimin e fluturimeve, "Fly Ernest" ka informuar Autoritetin e Aviacioni Civil Shqiptar.
Vendimi i Italise per pezullimin e licenses
Të gjithë pasagjerët tani duhet të bëjnë aplikimin për rimbursim të çmimit të biletës tek faqja zyrtare e kompanisë’. Një procedurë e ngjashme me atë që kishte filluar “BelleAir” dhe që vazhdoi disa javë deri në shpalljen e falimentimit.
Atëhere rimbursimi u ndërpre dhe miliona euro të arkëtuar nga familja Xheko u zhdukën. Pavarësisht precedentit as autoritetet italiane ku është regjistruar kompania “FlyErnest”, as autoritetet shqiptare, nuk kanë mundur ta parandalojnë mashtrimin e dytë, ndërsa Prokurori nuk ka mundur të ndëshkojë dhe konfiskojë pasuritë e Ilir Xhelos. Të paktën deri tani.
Super korrupsion, super oligarki! PS-ja do bente shtet?! Keshtu na tha dhe e votuam. Vazhdon avazi, derrat nje fytyre kane! Derri i ndryre me poture qe dendet ne kokaine! Droge me leket tona! PS, PD, LSI aksionere te perbashket ne biznesin e tyre qe quhet Shqiperi!
Përgjigju"...as autoritetet shqiptare, nuk kanë mundur ta parandalojnë mashtrimin e dytë, ndërsa Prokurori nuk ka mundur të ndëshkojë dhe konfiskojë pasuritë e Ilir Xhelos. Të paktën deri tani..." Jo se sduam, por thjeshte nuk mundemi...
PërgjigjuShikoni sa e lidhur eshte PD me ish sigurimsat, Ilir Xhelo ka mbaruar shkollen e MPB dhe ka punuar puntor operativ deri ne ndryshim te sistemit.....
PërgjigjuKëto qenkan të gjithë familja e PINOKUT edhe nga surrati. Shqipëri të qofsha falë të kam mëmë e më ke djalë! Një slogan për kompaninë tjetër që do vijë e të tallë menderen duke na rrjepur e ne duke bërë sehir!
PërgjigjuJa pra shqiptarët që vjedhin në shtëpin e tyre. Tashi kryesorja është të bëjm shqiponjen.
PërgjigjuDo vije dita qe drejtesia jone dhe qeverite tona do vjellin cdo gje qe po hajne. Pasi cdo e mire materiale ju grabit ktij vendi. Zoti e bekofte shqiperine pa keta te fundit qe po bejne kerdine.
PërgjigjuDi gje ti qe ka ardhur ndonjehere ajo dite? Nje here te vetme...
Pse Albawings–in kush e ka?Ilir Xhelo pra.
PërgjigjuHajt e mos te ngjallet nostalgjia per sistemin e kaluar..!!! Ja pse i denonte si familje ai.. Kuptohet me keqardhje e them te ngjallet nostalgjia..
PërgjigjuPo lekët që kanë humbur me belle air a do ti nxjerrë SPAK-u? Besoj i kanë biletat të gjithë në e-mailet e tyre.
PërgjigjuNe litar duhen var keta plehra qe vjedhin popullin me mbeshtetjen e qeverive. Ne keto matrapazlliqe, si te Bell air ashtu te Fly Ernest, aksioneret kryesore jane PD, PS, LSI
PërgjigjuNjë rast që duhet marrë përsipër nga spak.
PërgjigjuDenoncojeni tek SPAK
PërgjigjuA ka burg dhe ligj antimafia per keta vemje qe ropen popullin.O Rama ku je futi brenda se u be hera e disajte.
PërgjigjuShtet plehrë.. I drejtuar nga plehrat PS dhe PD!! CFAR bëri Pushteti i PS kur ja mbathi belair?? O popull janë bashkë bastardët të gjithë zhurmën e bëjnë thjesht për të mbajtur në përgjumje shqiptarët e shkretë...
PërgjigjuKur gjejnë shesh,bëjnë përshesh.....jo për ndonjë gjë,jam kurioz:si do të kërkojnë vota.....eh ç'them dhe unë trapi,legeni,pisi,kokëpalari....kam dyshim se i meritoj të gjitha epitetet e mësipërme!!!!E kuptoni....duhet një zonjë e nderuar hollandeze,për ti vënë në rreshtë qelbësirat e Shqipërise!!Ky piktori ka tjetër teori...Pu.Pa.Pi....dëshperim dhe fyerje!Ti marrësh paret e fundit me mashtrime shqiptarëve të lodhur!!KÇK,administratë e korruptuar,të mallkuar,faqezinj....Edhe në fund një shprehje kuptimplotë shqiptare....erdhën nga dhitë,u bënë zabitë...
PërgjigjuMjer ky popull ne dore te ketyre politikaneve te korruptuar.Ju gazetaret e zbuloni e shteti jo sepse esht kok e krye me kriminelet qe po rrjepin popullin.Belle Air me Berishen,Ernest me Ramen,gjith dalin te lar dhe vetem populli e ha.
Përgjigju