Agron Selmani në momentin e arrestimit nga policia

'Ëndërr Amerikane' me diplomë false, gjykata lë në burg Agron Selmanin

24 Gusht 2019, 11:56| Përditesimi: 24 Gusht 2019, 12:07

  • Share

Gjykata e Tiranës cakton masën e sigurisë arrest me burg për Agron Selmanin i cili u arrestua të mërkurën, kur sapo doli nga Ambasada Amerikane pas intervistës  për të marrë vizën. Gjyqtari Sokol Tona vendosi ta lejë në burg deri në përfundim të hetimeve. 41-vjeçari Selmani akuzohet për veprat penale të "Mashtrimit" dhe "Falsifikimit të dokumenteve shkollore".

Ishte Shërbimi Diplomatik i Sigurisë DSS që zbuloi se mes dokumenteve që kishte dorëzuar për të marrë vizën përmes llotarisë, Selmani kishte edhe një diplomë të shkollës së mesme "Jordan Misja" në Shkodër. Diploma rezultoi se ishte false, pasi Selmani nuk kishte qenë asnjëherë në këtë shkollë.

Mësohet se prokuroria i është paraqitur gjykatës me dy kërkesa të ndryshme. Ditën e djeshme në sekretari u dorëzua kërkesa që Selmani të lihej në arrest shtëpie, e ndërsa në seancën e sotme kërkesa ishte për arrest me burg, kërkesë kjo që u pranua më pas nga gjykata. Dihet që personat pa diplomën e shkollës së mesme nuk mund të fitojnë vizën amerikane dhe shumë persona falsifikojnë dokumentat vetëm që të bëhen pjesë e "Ëndrrës Amerikane".

Komento

Komente

  • Ramj: 24/08/2019 12:24

    Arrest me burg per diplome fallco? What???? Dmth tre cereku i shqiperise te arrestohet! C jane keto! A thua se jemi ne amerike!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?