Maturantët 2 orë protestë: Rikthehemi nesër pas provimit! 'Arsimi': Do rishihet shpërndarja e notave! Shahini: E stërpolitizuar

14 Qershor 2020, 11:35| Përditesimi: 14 Qershor 2020, 18:21

  • Share

TIRANË- Maturantët kanë zhvilluar sot një tjetër protestë të lajmëruar para Ministrisë së Arsimit lidhur me provimin e maturës së Gjuhës dhe Letësrsisë. Një grup prej tyre u nis nga Kamza në drejtim të Tiranës në këmbë duke mbajtur disa pankarta në duar ndër të cilat thuhej: "Mos na digjni pasaportën e së ardhmes!", "Dikur ëndërrojë mjekësinë sot ëndërroj Lopedinë".

Ky grup i maturantëve më pas iu bashkua atyre para Ministrisë së Arsimit, që ashtu si edhe dy ditët e tjera të protestës bllokuan rrugën. Së bashku disa herë ata bënë thirrje për rivlerësimin e testit, ndërkohë që ditën e shtunë kishin vendosur edhe një ultimatum 24 orësh për të kthyer përgjigjje.

Gjithsesi në orën 13:00 protesta e sotme, e treta radhazi që prej të premtes, u mbyll, me maturantët të cilët mbetën të pakënaqur nga përgjigjja e Ministrisë së Arsimit, e cila tha se në rast se duhet, rivlerësimi do të bëhet vetëm kur të dalin përgjigjjet dhe jo më para. Sakaq me përfundimin e protestës u lirua edhe rruga, e cila mbeti e bllokuar për gati dy orë.

Maturantët në mbyllje të protestës deklaruan se do të rikthehen nesër sërish, por pas përfundimit të provimit të maturës në matematikë. Si rrjedhojë në këtë mënyrë bie poshtë kërcënimi për bojkotim të provimeve, në rast se nuk do të kishte rishikim për atë të Gjuhës dhe Letërsisë.

Sakaq Komiteti i maturës shtetërore pranë Ministrisë së Arsimit deklaroi se do të rishihet mënyra e shpërndarjes së notave sipas pikëve të marra nga maturantët në test, për të shmangur shqetësimin e maturantëve mbi notat e tyre, gjë që ka efekt të njëjtë për të gjithë ata. Gjithashtu Qendra e Shërbimeve Arsimore publikoi sot përgjigjjet për testin e Gjuhës së Letërsisë ku padiskutim me më shumë interes ishte pyetja për 'Turin', që ishte edhe iniciatoria e proetstave.

Ndërkohë, ministrja Besa Shahini e ka cilësuar protestën si të stër-politizuar, sipas së cilës ka vënë re që të pranishëm ishin edhe të rinj të strukturave të partive opozitare që e kishin mbaruar maturën para 7-8 viteve.

Ora 15:10
Rivlerësimi i provimeve, Këlliçi: Ministria e Arsimit po zgjidh hallin e saj, një tjetër goditje për maturantët

Belind Këlliçi, kryetari i FRPD-së, ka akuzuar Ministrinë e Arsimit për mënyrën se si do të bëhet rivlerësimi i provimit të Gjuhës dhe Letërsisë, duke deklaruar se kjo lloj mënyre zgjidh vetëm hallet e institucionit dhe jo të maturantëve, të cilët sot protestuan për të tretën ditë radhazi. Sipas Këlliçit nuk ka kuptim që rivlerësimi të bëhet nga e njëjta qendër, QSHA, dhe ajo të zgjedhë mësuesit që do ta bëjnë këtë proçes.

Në 'facebook' Këlliçi shkruan: "Ministria e Arsimit sot hoqi dorë nga çdo detyrim themelor që ka ndaj maturantëve e sidomos ndaj maturantëve të këtij viti që u goditën nga një tezë idiote, për idiotësinë e të cilës u shprehën këto dy ditë një numër i madh ekspertësh, pedagogësh e mësuesish të indinjuar.

Shparë përfundoi mbledhjen Komiteti i Maturës Shtetërore pranë Ministrisë së Arsimit. Ranë dakord për të zgjidhur hallin e tyre, jo të maturantëve. Ministria vendosi, në shkelje të ligjit e duke hequr dorë nga përgjegjësitë e veta, që rivlerësimin e provimeve do ta kryejë E NJËJTA QENDËR (QSHA) që ka hartuar tezën idiote. Pra merret me mend si do jetë rivlerësimi. Ministria po ashtu i lejoi kësaj qendre që TË PËRZGJEDHË AJO GRUPET E MËSUESVE QË DO TË RIVLERËSOJNË, duke shkelur ligjin dhe etikën, pasi mësuesit nuk janë në varësi të kësaj qendre por të Ministrisë dora vetë.

Në mbledhjen e Komitetit të Maturës që sapo përfundoi Ministria në mënyrë tinëzare, u koordinua madje edhe kur dhe si do dalin përgjigjet e pyetjeve (që duhej të kishin dalë me kohë) dhe ky koordinim u bë thjesht për të mbrojtur Ministrinë e jo për të lehtësuar dëmin që iu bë maturantëve, të cilëve u detyrohej para së gjithash një NDJESË TË MADHE PUBLIKE QË NUK UA KËRKOI KURRË.

Sot Ministria sapo u bë gardh për të mbrojtur veten duke braktisur maturantët në një tym informacionesh e veprimesh antilgjore."

Ora 12:38
'Ne nuk jemi kavie', protestë edhe maturantët në Lezhë: Për të ditur ç'ka Turi në mendje duhet të jesh psikolog (VIDEO)

Maturantët e Lezhës i janë bashkuar atyre të disa qyteteve të tjera të cilët po protestojnë në lidhje me vlerësimin që është bërë për provimin e maturës të Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe. Ata u mblodhën në qendër të qytetit me pankarta në duar dhe me thirrjet 'ministri e turpit', ndërkohë që kërkuan ribërjen e provimit.

Një maturante deklaroi: "Ne zonja ministre nuk jemi këtu që të bëjmë një proestë të nisur nga opozita, por kemi ardhur këtu për të gjetur të drejtat tona. Një pyetje për Turi është shumë absurde. Ne jemi këtu dhe presim që qeveria të tregojë se qeveria na do dhe mendon për ne."

Ndërkohë një tjetër u shpreh: "Testi i letërsisë ishte ngritur mi një absurd pasi ne nuk kemi studiuar akoma psikologji për të parë trurin e Turit dhe për të ditur se çfarë do të bëjë ai."

Sakaq një tjetër maturante deklaroi: "Ne nuk jemi kavie eksperimentale. Po ta krahasojmë me testet e viteve të tjera shohim se s'ka përputhje. Po na largojnë nga ky vend. protesta do të vazhdojë dhe do shkojmë deri aty sa të bojkotojmë provimet e tjera. Jemi disa 18-vjeçar që na janë bërë padrejtësi."

Nga qendra e qytetit maturantët marshuan drejt godinës së Zyrës Arsimore, duke i vendosur pankartat me mbishkrime kundër tezëz në hyrje të këtij institucioni, ndërsa kanë paralajmëruar se protestat do të përshkallëzohen derisa problemi i tyre të marrë zgjidhje.

Ora 10:59
Protesta e maturantëve, reagon KOMSH: Do të rishihet mënyra e shpërndarjes së notave (VIDEO)

TIRANE-Në ditën e tretë të protestës së maturantëve, Komiteti i maturës shtetërore pranë Ministrisë së Arsimit deklaroi se do të rishihet mënyra e shpërndarjes së notave sipas pikëve të marra nga maturantët në test, për të shmangur shqetësimin e maturantëve mbi notat e tyre, gjë që ka efekt të njëjtë për të gjithë ata.

"Komiteti i Maturës Shtetërore 2020 (KOMSH), që në ditën e parë pas provimit të Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, ka vlerësuar me kujdes reagimet e maturantëve dhe të mësuesve të tyre, si dhe kërkesat adresuar Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, duke synuar mundësitë e zgjidhjes së tyre pa ndikuar në procesin e Maturës Shtetërore.

Në komunikim me mësues të gjuhës shqipe dhe letërsisë dhe në bashkëpunim me Qendrën e Shërbimeve Arsimore (QSHA) është gjykuar që të rishihet mënyra e shpërndarjes së notave sipas pikëve të marra nga maturantët në test, për të shmangur shqetësimin e maturantëve mbi notat e tyre, gjë që ka efekt të njëjtë për të gjithë ata. Kjo do të bëhet vetëm pasi të kemi rezultatin e pikëve të marra nga maturantët.

QSHA do të publikojë që sot testin e plotë dhe për çdo pyetje përgjigjen e saktë, në mënyrë që çdo maturant duke u konsultuar me to, të mund të bëjë një vetëvlerësim të asaj çka ai është përgjigjur në test.

Menjëherë sapo të dalin rezultatet, maturantët krahas notës së tyre do të kenë dhe variantin që kanë pasur në provim me alternativën e saktë.

Maturantët duhet të jenë të qartë dhe të bindur se puna e tyre në tri vitet e gjimnazit, si dhe puna e mësuesve, do të vlerësohet me objektivitet, duke iu garantuar se personalizimi i testit nuk sjell asnjë ndikim në vlerësimin e tyre.

Duke vlerësuar çdo koment apo sugjerim të dhënë në këto ditë në media apo rrjete sociale nga ekspertë të fushës, si dhe nga mësuesit, të cilët njohin nga afër programin dhe nivelin e nxënësve të tyre, i ftojmë ata që sot në një tryezë për të diskutuar konkretisht mbi cilësinë e pyetjeve të testit dhe përputhjen e tyre me programet orientuese të Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, ashtu siç ka garantuar QSHA-ja.

Nesër, maturantët kanë provimin e Matematikës dhe më pas atë me zgjedhje, për të cilët gjykuam dhe e shtuam orarin e provimit edhe me 30 minuta më shumë, meqenëse ata e kërkuan dhe ndjehen më mirë gjatë plotësimit të testit.

KOMSH-i i uron suksese të gjithë maturantëve në këto provime, dhe është i gatshëm për të mirëpritur dhe adresuar çdo shqetësim të tyre" deklaroi Komiteti i maturës shtetërore.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • bledi: 14/06/2020 19:35

    ketyre maturantave me ju ardhe turp per cfar pytjesh ankohen .po kur te vin matematika per cfar do te ankoheni

    Përgjigju
  • vjosa: 14/06/2020 17:36

    C'JANE KETA DEBILE MESUES QE BEJNE TE TILLA TESTE,,,SHKOLLA PAS 1990 KA VETEM REGRES,,,,KJO MINISTRJA SHAHINI DUHET TE JAPE MENJEHERE DOREHEQJEN...

    Përgjigju
  • Qobani: 14/06/2020 15:36

    Diçka don me u ba por spo di se qka,po i shikoj në praktik sidomos në ballkan,kto familjet që po kan shum djem,e po rrin bashkë,si po u nrron jet Prindi vllaznia ma shum se 90% po bahen anmiq mes veti,për interes personal,të gjith po thojn kam kontribu ma shum se tjetri,po me ba MELAQET e Diellit me u nda mes veti sa diella do ti kem,kush do të baj gajlen për ne me na shëndrit,a dot kemi pasoja?

    Përgjigju
  • Lala: 14/06/2020 13:58

    More zotërinj të mininistrisë, pgeppyetjet që bëhen nuk përshtaten me auditorin qe keni. Ata maturant të pafajshëm(lindën nga prindër injorant),dinë të pergjigjen vetëm në pyetje që kan lidhje ne kanununin, si të zbritur nga malet si binë shpirtëror të Viçidollve, Hajdarve, Nokërve e Co. Të gjithë ata jashtëqitje e kombit nuk shajnë në parlament me besë (për Sërbinë sigurisht) e kanun (haber nga kanuni? nuk kan ide)

    Përgjigju
  • Haha: 14/06/2020 13:08

    Aman vec Kamza-Vathoren mos na e lini pa shkolle, edhe Njutoni do merzitej ... Keshille, mos e prishni nje gje qe mund te jete e drejte, porbpo u nisen nxenesa nga kamza Xhelalit(Doktor), dhe nga puka e leshi, kur ne Tirane e dime se si eshte niveli!!! Mos e dhisni nje gje qe mund te jete e drejte!

    Përgjigju
  • Ami: 14/06/2020 12:46

    E mor ju e keni mesuat demokracin mbrapsh se te ishit ne kohe e xhaxhit e ti provonit testet dhe ta shihnit se sa dobet do dilnit se ju e kini deformuar gjuhen e perditshme prandaj dilni keq ne testet

    Përgjigju
  • nino: 14/06/2020 12:37

    Po te rish gjith diten rrugeve dihet qe tap popi do jesh, keta duan te kalojne pa mesuar, pune zhulesash e bundrash.

    Përgjigju
  • Daku: 14/06/2020 12:35

    Po keta dy qe jan nuk mesojn aq e kan ....po mana per terana ....te ket gisht luli thoni

    Përgjigju
  • Xl.: 14/06/2020 12:27

    I duan provimet ne tavoline pa derdhur djerse

    Përgjigju
  • WTF: 14/06/2020 12:15

    Keta nuk dine shqip se po te dinin shqip nuk protestonin. Sa per Turin, pergjigja eshte D, pasi B dheC jane ne kohe te shkuar kurse tregimi eshte ne kohen e tashme. Pergjigja A eshte alogjike sepse ne barke jane kater persona dhe jo vetem Turi. Lerini te bojkotojne e te protestojne se nuk i duhen dreqit.

    Përgjigju
    • Like: 14/06/2020 19:00

      E ka fajt turi apo likja qe i dhtyen

    • alipyka: 14/06/2020 13:37

      Ata femije I duhen vetes se tyre dhe Shqiperise po ngelen ketu. Duke I vlersuar dijet e tyre me me pak pike, ne te ardhmen ata nuk mund te rivlersohen dhe ne baze te ketij vlersimi per Turin e kanoneve, nuk do mund te plotesojne kushtet per tu pranuar ne studime ose punesim ne te ardhmen. Qellimi eshte ti bllokojne, drogojne dhe keshtu arrihet ajo qe thoni ju " NUK DO I DUHEN AS DREQIT ". Nje i burgosur politik, e di se cfare fatkeqsie eshte nje dosje e zeze, e plotesuar nga deshmi sigurimsash, si dhe nje note vlersuese nga keqedashesit me teste partie, dhe plane korruptive e kriminale, si ju.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?