Mbahet festivali i shahut në Vlorë, sekretarja e federatës: Kulmon në fundjavë me dy gara mbarëkombëtare

4 Tetor, 16:13| Përditesimi: 4 Tetor, 16:38

  • Share

Ka nisur prej 29 shtatorit dhe do të zgjasë deri më 6 tetor festivali i shahut në qytetin e Vlorës, që do kulmojë të shtunën dhe të dielën me garat mbarëkombëtare.

“Këtë vit risia është që brenda këtij festivali është edhe kampionati ekipor i vajzave, që po zhvillohet për herë të parë. Mbyllet me dy aktivitete mbarëkombëtare Rapid dhe Blitz,”-u shpreh Majlinda Pilinci, sekretare e përgjithme e FSHA.

Deri të premten festivali i shahut u organizua në pallatin e kulturës, ndërsa për shkak të pjesëmarrjes së lartë do zhvendoset.

“Dy aktivitet mbarëkombëtare do zhvillohen në pallatin e sportit sepse pjesëmarrja është goxha e madhe, pasi janë regjistruar rreth 100 sportistë. Jo vetëm nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi,”-tha Majlinda Pilinci, sekretare e përgjithme e FSHA.

Deri më tani ekipet që s’kanë spikatur në festivalin e shahut në Vlorë janë Butrinti dhe Partizani.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?