BRUKSEL- Liderët e 30 vendeve anëtare të NATO-s, mes të cilëve edhe Kryeministri Edi Rama ranë sot dakord në Bruksel për të rritur mbrojtjen e përbashkët "kundër të gjitha kërcënimeve dhe nga të gjitha drejtimet". Në deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm për mediat Jens Stoltenberg u bë e ditur së Kina, përbësn sfidën më të madhe për aleancën transatlantike dhe për të parën herë në historinë e organizatës, Kina është përfshirë në listën e vendeve që paraqesin rrezik për sigurinë në botë.
"Ne vazhdojmë të jemi tejet të shqetësuar për mungesën e vazhdueshme të transparencës dhe keqinformimit nga ana e Kinës. Ambiciet dhe sjellja e Kinës paraqesin sfida sistematike ndaj rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla dhe në fushat e rëndësishme për sigurinë e Aleancës", tha Stoltenberg.
Në lidhje me raportet me Rusinë, udhëheqësit e NATO-s thanë se nuk mund të ketë një kthesë në marrëdhëniet normale midis aleancës ushtarake perëndimore dhe Rusisë, sa kohë Moska vazhdon me sjelljet agresive dhe në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.
"Veprimet agresive të Rusisë përbëjnë një kërcënim për sigurinë euro-atlantike. NATO nuk kërkon konfrontim dhe nuk paraqet asnjë kërcënim për Rusinë", thuhet në deklaratë.
Ata kanë përmendur "rritjen e vazhdueshme të kapaciteteve ushtarake ruse dhe aktivitetet provokuese, përfshirë ato pranë kufijve të vendeve anëtare të NATO-s", në veçanti për Ukrainën dhe Gjerogjinë, të dyja të sulmuara nga Rusia dhe në pritje të anëtarësimit në strukturat euatlantike. Aleatët dënuan "fushatat e dezinformimit" të Moskës, "aktivitetet kibernetike" të dëmshme dhe ndërhyrjet në zgjedhje të vendeve anëtarëve të NATO-s. Për të parën herë në deklaratën e NATO-s thuhet se vendi do të angazhohet për t’iu përshtatur çështjeve të sigurisë që burojnë nga ndryshimet klimatike.
Samiti është konsideruar si një "moment kryesor" për aleancën, pasi ka pasur një rikthim të SHBA, si një aleat mbështetës, pas politikave përçarëse të ndjekura nga ish-presidenti Trump. Në nisje të samitit Presidenti i SHBA Joe Biden tha se NATO është “shumë e rëndësishme” për interesat amerikane.
“Artikulli 5 është një detyrim i shenjtë”, u shpreh kreu i Shtëpisë së Bardhë duke iu referuar doktrinës së mbrojtjes kolektive të aleancës transatlantike.
"Unë dua ta bëj të qartë: NATO është shumë e rëndësishme për interesat e SHBA. Nëse nuk do të ishte e tillë, do të na duhet të shpikim një. Unë thjesht dua që e gjithë Evropa të dijë se Shtetet e Bashkuara janë atje " tha Biden ndërsa mbërriti në samitin të hënën.
I pranishëm në Samit ishte edhe kryeministri shqiptar Edi Rama, i cli ka shprehur edhe njëherë tjetër angazhimin e Shqipërisë në NATO . Gjatë ditës së sotme ai zhvilloi një takim me kryeministri grek Mitsotakis.
Për të parën herë në histori Samiti i NATO-s kishte 30 shtete anëtare, me pjesamarrësen më të re Maqedoninë e Veriut, vend i cili u desh të bënte sakrifica të mëdha për të arritur të jetë aty. NATO, është aleanca më e fuqishme e mbrojtjes rajonale në botë dhe u krijua në 1949, pas Luftës së Dytë Botërore, për të kundërshtuar kërcënimin e zgjerimit komunist. Fillimisht me 12 anëtarë NATO sot numër 30 shtete anëtare.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto album nga Samiti i NATO-s në Bruksel, në morinë e takimeve që ka pasur me liderët botëror.
Ajo që bie në sy është takimi me kryeministrit e Britanisë, Boris Johnson, të cili Rama i ka hedhur dorën në sup.
Sekretari i Përgjithshëm i NATOS-s, Jens Stoltenberg tha se me ardhjen e Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë marrëdhëniet me SHBA-në janë më të mira.
"Ka pasur një ndryshim të madh mes të dyve (Trump dhe Biden) dhe fryma në shtëpinë e Bardhë është ndryshe dhe gjatë këtij samiti është mësuar nga të gjitha sfidat që janë përjetuar janë vetë aleatët, NATO shkon përtej një lideri të caktuar politik dhe fakti që kanë pasur probleme me Trump dhe kthimi i Biden është një marrëveshje tyre që shkon përtej figurave standarde dhe siguria e Aleancës është përtej një lideri të vetëm", tha Stoltenberg.
Sekretari i Përgjithshëm i NATOS-s, Jens Stoltenberg në konferencën për mediat ka zbuluar edhe se për çfarë është diskutuar në Samitin e NATO-s.
"Kemi marrë angazhim nga Biden për t'u bashkuar në këtë organizatë. për të luftuar kundër regjimeve totalitare duhet bashkëpunim i fortë mes SHBA-BE. U vendos se çfarë do të diskutohet në takimin e Biden-Putin. Në kuadër të politikave të reja do të mundohen të krijojmë politikat e duhura për të dënuar të gjitha ato që konsiderohen si të dëmshme dhe do të ketë strategji të reja për mbajtjen në kontroll të armëve. Shpresim solidaritet me Gjeorgjinë dhe Ukrainën dhe shprehim vullnetin për t'u bërë sa më shpejt e mundur e aleancës. Ne theksojmë se shohim mundësinë sa më të shumta për të angazhuar politika të reja për kontrollin e armëve dhe klimatike. ne duhet të bashkëpunojmë që të ruajmë politikat tona të sigurisë. Kërcënim paraqet Kina që në kohët e fundit po zgjeron arsenalin e armëve dhe përbën kërcim dhe fakti që po zgjeron bashkëpunimin dhe me Rusinë. liderët e NATO i bëjnë thirrje Kinës që të respektojë të gjitha marëveshjet ndërkombëtare qoftë në përdorimin e armatimeve, ekspolimet hapsionore apo ato kibernetike. u angazhuam që NATO të jetë në gjendje që të tejkalojë sulmet. Krijimi i një kornize të re ligjore për të gjitha kërcënimet në të ardhmen, do kërkojmë forcimin e bashkëpunimin me BE dhe angazhimin tonë në Irak, Siri, Ukrainë dhe Gjerogji", tha ndër të tjera Stoltenberg.
Gjatë Samitit të NATO-s që po mbahet në Bruksel Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë të shkurtër me homologun e tij grek Kyriakos Mitsotakis. Mediat greke raportojnë se gjatë këtij takimi Mitzotakis përsëriti mbështetjen e Greqisë për integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa Rama ka falënderuar Kryeministrin për dhurimin e 20,000 vaksinave në Shqipëri.
Mitsotakis përsëriti interesin për Pakicën Kombëtare Greke si dhe për përparimin e Shqipërisë në fushat e të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit, të cilat janë ndër parakushtet që BE ka vendosur për Shqipërinë.
Kryeministri grek përgëzoi Ramën për zgjedhjen e Shqipërisë si një anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Mediat greke theksojnë se Mitsotakis dhe Rama ranë dakord të përshpejtonin negociatat për arritjen e një marrëveshjeje të përbashkët me qëllim përcaktimin e kufijve të Zonave Detare në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga vizita e tij në Bruksel, ku po zhvillohet mbledhja e Samitit të NATO-s.
Në videon e publikuar nga kryeministri në rrjetin i tij social Facebook, paraqiten disa prej momenteve më interesante të prezantimit të agjendës.
Pasi të gjithë krerët e NATO-s, në hyrje të Samitit bënë foto me Sekretarin e Përgjithshëm Jens Stoltenberg.
Liderët e 30 vendeve anëtare u bashkuan së bashku për Family Photo, në të cilën u shfaqën të gjithë së bashku.
Të pranishëm në takim nga Ballkani Perëndimor janë Kryeministri Shqiptar Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, presidenti i Malit të Zi , Milo Gjykanoviç.
Para se liderët të drejtohen për në sallën ku edhe do të zhvillohen diskutimet liderët e NATO-s u njohën me objektivat kryesorë të Agjendës 2030.
Pamje para fillimit të samitit
Kryeminstri Edi Rama dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg
Kryeminstri Edi Rama dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg
Pamje para fillimit të samitit
Samiti i NATO-s i pari që kur Joe Biden është zgjedhur president i SHBA është parë si një mënyrë për të forcuar marrëdhëniet transatlantike të dëmtuara gjatë presidencës 4 vjeçare të ish-presidentit Donald Trump. Synim i cili u konfirmua dhe u ripërsërit nga presidenti Joe Biden dhe nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.
“ Ne kemi shumë sfida të reja. Ne kemi Rusinë, e cila nuk po sillet ashtu siç pritet dhe Kina po ashtu. NATO, është tejet e rëndësishme për SHBA. Besoj dhe e kam thënën këtë gjithmonë, është një obligim i shenjtë. Kur SHBA, u sulmuan për herë të parë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, NATO iu gjend pranë. SHBA janë gjithmonë në krah të Evropës”, tha Biden.
Një synim për forcimin e këtyre marrëdhënieve u deklarua edhe nga kryeministri italian Mario Draghi.
“ Ky samit është vazhdimësi e Samitit të G7 të mbajtur në ditët e fundit. Jemi këtu për të ri konfirmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të fuqishme transatlantike”, tha Draghi.
Samiti i NATO-s që po mbahet në Bruksel përbën një datë historike edhe për Maqedoninë e Veriut, e cila për të parën herë merr pjesë si vend anëtar me të drejta të plota.
“ Është një ditë historike. Është hera e parë që marrin pjesë 30 vende anëtare të NATO-s. Është hera e parë që Maqedonia e Veriut merre pjesë në Samit me të drejta të plota. Është një sukses për të dyja palët, edhe për NATO edhe për Maqedoninë e Veriut. Me anëtarësimin tonë në NATO ne synojmë të përmirësojmë situatën e sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin perëndimor”, tha kryeministri Zoran Zaev në një deklaratë për mediat në hyrje të Samitit.
I pranishëm në takim është edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka mbërritur në vendin ku do të mbahet Samiti pak minuta më parë por që nuk ka dhënë ndonjë deklaratë për mediat e vendosura në Bruksel.
Në anën tjetër kryeministri holandez Mark Rutte ka theksuar se është e nevojshme që të diskutohet për Kinën, por duke treguar domosdoshmërinë e dialogut.
“ Sa i përket Rusisë, nuk mund të tregohemi aspak naiv në raport me të. Ne jemi të gjithë tejet të përkushtuar në rritjen e sigurisë dhe për të ri konfirmuar”, tha Rutte.
Në deklaratën e tij të parë hyrëse në Samitin e NATO-s kryeministri britanik Boris Johnson u shpreh se takimi i sotëm do të jetë i mrekullueshëm për të ardhmen e aleancës.
“ Është hera e parë që Biden do të jetë këtu për të treguar forcën e aleancës transatlantaitke. Është e rëndësishme që 30 vende janë këtu, të diskutojmë këtu për shumë aspekte. Të investojmë në modernizimin e NATOS. Për këtë do të punojmë të gjithë bashkë’, tha Johnson.
Sa i përket Kinës, ai theksoi se Kina është një fakt gjigand në arënën ndërkombëtare por theksoi se të gjitha vendet anëtare janë të gatshme për të gjetur zgjidhje për sfidat që paraqet Kina pasi askush nuk do fillimin e një Lufte të Re të Ftohtë.
Sa i përket Rusisë, Johnson shpresat i ka të lidhura me SHBA-në dhe angazhimin e Biden.
“Jam gjithmonë pozitiv dhe me shpresë se gjërat do të përmirësohen me Rusinë. Ne si Mbretëri e Bashkuar jemi të zhgënjyer. Unë e di se presidenti Biden do t’i përcjellë mesazhe të fuqishme Putin në ditët në vijim”, tha Johnson.
Në anën tjetër presidenti i Lituanisë u shpreh se Gitanas Nausėda tha se është e nevojshme marrja e vendimeve unison për kërcënimet që vijnë nga Rusia dhe Bjellorusia.
" Duhet të kemi përgjigje të unifikuar kundër Rusisë. Gjithashtu mendoj se ësht ëthelbësore të ndërmarrim masa imediate kundër Bjellorusisë, regjimi i së cilës është gati të kërcënojë jetët e njerëzve, për të ruajtur regjimin", tha Nauseda.
Deri tani në Samit kanë arritur presidenti france Emanuel Macron, kryeministri Spanjoll Pedro Sanchez, Presidenti turk Rexhep Taip Edorgan, kryeministrja e Islandës Katrín Jakobsdóttir.