Bota

Samiti i NATO-s, Maqedonia e Veriut për të parën herë pjesëmarrëse me të drejta të plota

14 Qershor 2021, 12:16| Përditesimi: 14 Qershor 2021, 13:32

  • Share

Samiti i NATO-s që po mbahet në Bruksel përbën një datë historike edhe për Maqedoninë e Veriut, e cila për të parën herë merr pjesë si vend anëtar me të drejta të plota.

“ Është një ditë historike. Është hera e parë që marrin pjesë 30 vende anëtare të NATO-s.  Është hera e parë që Maqedonia e Veriut merre pjesë në Samit me të drejta të plota. Është një sukses për të dyja palët, edhe për NATO edhe për Maqedoninë e Veriut. Me anëtarësimin tonë në NATO ne synojmë të përmirësojmë situatën e sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin perëndimor”, tha kryeministri Zoran Zaev në një deklaratë për mediat në hyrje të Samitit.

I pranishëm në takim është edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka mbërritur në vendin ku do të mbahet Samiti pak minuta më parë por që nuk ka dhënë ndonjë deklaratë për mediat e vendosura në Bruksel.

 Në anën tjetër kryeministri holandez Mark Rutte ka theksuar se është e nevojshme që të diskutohet për Kinën, por duke treguar domosdoshmërinë e dialogut.

“ Sa i përket Rusisë, nuk mund të tregohemi aspak naiv në raport me të. Ne jemi të gjithë tejet të përkushtuar në rritjen e sigurisë dhe për të ri konfirmuar”, tha Rutte.


Lajmi kryesor:

Mbahet Samiti i NATO-s, Stoltenberg: Për të luftuar Kinën e Rusinë, duhet forcuar bashkëpunimi SHBA-BE! I pranishëm dhe Rama


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?