Momenti kur policia arreston 35-vjeçarin, Salman E.

Mbante peng vajzën e tij në aeroportin e Hamburgut, 35-vjeçari dorëzohet pas 15 orësh

5 Nëntor 2023, 15:23| Përditesimi: 5 Nëntor 2023, 16:12

  • Share

1699194032_for.jpg

Momenti kur policia arreston 35-vjeçarin, Salman E.

Është dorëzuar 35-vjeçari turk i armatosur që mbante peng fëmijën e tij në aeroportin e Hamburgut. Salman E. ka mbajtur peng në makinën e tij për mbi 15 orë vajzën e tij 4-vjeçare, por ngjarja ka përfunduar pak më parë dhe 35-vjeçari është arrestuar.

Policia po negocionte gjithë këto orë me 35-vjeçarin me psikologë specialistë. Në fakt, zyrtarët gjermanë paralajmëruan se aeroporti do të qëndrojë i mbyllur për ngritje dhe ulje deri në përfundimin e situatës së pengjeve.

Sipas mediave gjermane, 35-vjeçari është me origjinë turke dhe dyshohet se ka pasur një mosmarrëveshje me nënën e fëmijës për kujdestarinë dhe pasditen e së shtunës ka rrëmbyer vogëlushen. Gazeta Bild raportoi se burri donte të udhëtonte me të në Turqi me avion.

Nëna kishte lajmëruar më herët policinë, duke denoncuar rrëmbimin e fëmijës. Burri qëlloi dy të shtëna në ajër, tha një zëdhënës i policisë federale. Trafiku ajror  në aeroportin e Hamburgut u pezullua menjëherë, ndërsa  terminalet u mbyllën dhe dhjetëra fluturime u anuluan.


Lajmi kryesor:

Babai mban peng vajzën 4 vjeçe në aeroportin e Hamburgut, dorëzohet pas 18 orësh


S.S/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?