TIRANË- Prej 6 vitesh me radhë, një grua dhe dy fëmijët e saj të mitur janë dhunuar sistematikisht nga bashkëshorti i saj Xherxh (Gjergj) Laçi. 50-vjeçari, ekstremist fetar, jo vetëm që u kishte lënë plagë të mëdha nga traumat e dhunës, por edhe i kishte ngujuar, duke u kufizuar çdo kontakt me botën e jashtme.
Dy fëmijët e tij, 15 dhe 17 vjeç, nuk gëzonin dot as të drejtën për të shkuar në shkollë si të gjithë bashkëmoshatarët e tyre. Pasi kishin mbaruar shkollën 9-vjeçare, 50-vjeçari u kishte ndaluar atyre të vazhdonin gjimnazin. 50-vjeçari Laçi e mbante bashkëshorten të ngujuar në shtëpi duke e kërcënuar me thikë, e madje ushtronte edhe dhunë fizike, shpesh duke përdorur edhe shkopinj druri.
Ajo çfarë e bën edhe më të trishtë këtë histori është fakti se familja ishte ngujuar në zemër të kryeqytetit, në zonën e 5 Majit në Tiranë, ku edhe fqinjët ishin në dijeni të ngujimit, por askush prej tyre nuk ka reaguar. Madje edhe të afërmit nuk kanë marrë mundimin të trokasin në dyert e policisë, por vetëm ditën e sotme njëri prej tyre ka arritur të marrë guximin dhe të bëjë denoncimin, çka solli edhe arrestimin e 50-vjeçarit Laçi.
Report Tv mori prononcimin e një prej fqinjëve, e cila u shpreh se Laçi e mbante familjen të mbyllur gjatë gjithë kohës, ndërsa i kyçte ata me çelës. Sipas informacioneve paraprake, 50-vjeçari dilte nga banesa vetëm ditën e premte për t'u falur në xhami. Pas denoncimit në polici, Me firmën e prokurores Elsa Kareci është ndërhyrë në shtëpi, ndërsa në momentin e arrestimit 50-vjeçait i janë gjetur edhe libra fetarë.
Gazetari i Report Tv, Sokol Dema ishte sot në banesën e 50-vjeçarit, ku duket gjendja e vështirë ekonomike në të cilin jetonin. Sipas fqinjëve ata nuk kishin paguar as faturat e energjisë elektrike, çka ka sjellë edhe ndërprerjen me furnizimin me energji nga ana e OSHEE. Ajo çfarë vihet re në banesë është se Laçi e kishte izoluar ballkonin me çarçafë, për të shmangur çdo kontakt të familjes me botën e jashtme.
Gruaja dhe dy fëmijët janë dërguar në një qendër rehabilitimi, ku do të marrin edhe trajtim psikologjik. Ndërkohë, 50-vjeçari do t’i kryhet një kontroll mjekësor për ta parë nëse ka apo jo probleme të shëndetit mendor.
Pas operacionit të zhvilluar, në banesë janë gjetur dy thika, shkopinj druri dhe 700 fishekë të cilët i kishte groposur në oborrin e shtëpisë. Xherxh Laçi, i njohur edhe me emrin Gjergji, nuk është krejtësisht emër i panjohur për policinë. Ai është arrestuar në vitin 2013 pasi në të njëjtën zonë ku banon edhe sot qëlloi me breshëri kallashnikovi duke terrorizuar banorët përreth.
Report Tv ka siguruar foton e ekstremistit mysliman Gjergj Laça i cili ngujoi dhe dhunoi barbarisht fëmijet dhe gruan e tij në Tiranë në lagjen 5 maji.
Report Tv sjell pamjet e banesës ku 50-vjeçari Xherxh (Gjergj) Laçi, për shkak të bindjeve radikale fetare kishte ngujuar familjen dhe nuk lejonte fëmijët të shkonin në shkollë.
Report TV sjell prononcimin e një prej fqinje e cila jeton pranë banesës së 50-vjeçarit Xherxh (Gjergj) Laçi, i cili kishte ngujuar familjen. Fqinja thotë për mediat se 50-vjeçari e mbante familjen gjithë ditën të mbyllur me çelës, ndërsa nuk ishin në dijeni nëse fëmijët shkonin në shkollë apo jo.
“Në punë nuk shkonte. Nuk kemi komunikuar. Kanë 24 vjet që jetonin këtu. Punonte ushtar kryefamiljari. Prej 10 vitesh pa punë. Vuante nga probleme mendore, ka qenë çuar njëherë në spital.
Bashkëshortja e sëmurë. Kishim frikë me e pa, ishte njeri i frikshëm. Fëmijët? Dilnin, shkonin në shkollë. Pse i mbante të ngujuar? Se di. Nuk fliste ajo. I mbante mbyllur brenda në çelës”, tha fqinja.
‘Radikalisti fetari’, Xherxh (Gjergj) Laçi i cili ditën e sotme u arrestua për ngujimin e dy fëmijëve dhe gruas së tij për shkak të bindjeve radikale, mësohet se në 2013-tën kishte qëlluar me breshëri automatiku në zonën e 5 Majit.
Për ngjarjen e ndodhur, Laçi u arrestua dhe më pas u dënua për veprën penale të “prishjes së qetësisë publike” dhe “armëmbajtje pa leje”.
po ta kishte rrahur 6 vjet,,do kishte vdekur gruaja....lajme b...the...
PërgjigjuTi Asllan me siguri je nje nder ata njerez qe perligjin dhunen dhe je kontribues ne deformimin dhe regresin qe peson shoqeria cdo dite!
Te gjitha fete kane grupe nga keta ekstremistet,por shikoni kush e ka radikalizuar kaq shume.Ku shkonte,me ke takohej,cfare frekuentonte,kush ia jepte librat ekstremiste,kush ishin shoket e tij.Keta lloj jane kontigjenti qe furnizon Talebanet dhe ISIS.
PërgjigjuElhamdylila paska qen melek i vertet. Njeri i Allahut e alekum sejhalem
PërgjigjuPergjegjesia per kete trushplar terrorist ne tentativ me rrezikshmeri te larte publike bie direkt mbi institucionet ligj zbatuese por edhe mbi gjithe shoqerine tone indifirente ndaj akteve dhe veprimeve mizore duke i konsideruar si normale kur ndodhin jashte dyerve tona. Duke qene person i skeduar/arrestuar dhe me pare duhej te ishte ne monitorim te vazhdueshem nga inspektoret e zones, sherbimi i proves, anti terrori. Kur kjo ndodh ne mes te kryeqytetit, imagjino cfare situate mund te kemi neper zona te thella. Duhet te gjithe te bejme nga pak!
PërgjigjuDështim i të gjithëve që thua ti, por në rradhë të parë i familjarëve dhe të njohurve të kësaj familje. Si mund ta toleronin ata këtë burgosje moderne të vajzës, motrës, nipërve e mbesës pa e denoncuar rastin?! Veç nëse e kishin dhe ata trurin e shplarë si ky mjerani. Rasti i disatë që dëgjojmë që kryefamiljarët e radikalizuar u mohojnë të drejtën themelore për arsimim fëmijëve të vetë e shoqëruar më pas me privim të të drejtave dhe lirive të tjera.
Si i do ti institucionet ligjzbatuese qe te kerkojne dere me dere si jemi me shendetin mendor???? Pune "xherxhi" o zoteri, pune shpellaresh:(
Keshtu eshte kur martoni cdo lloj psikopati, debili, te semuri mendor ose fizik dhe sidomos kur jane islamik te terbuar puna perkeqesohet ne maximum. Zakonisht hitleri tametlija i bente sapun ndersa ne i martojme qe ti shtojme sa me shume per kauzen tone islame ahhhh mortja thuaj
PërgjigjuSunit barbare myslymon arab me emer gjergj pu pu albanistan
PërgjigjuAllahu Snackbar. Fillun kamikazet
PërgjigjuHahahahhaha hajrullahu era brekë
Rrobt ty dhe kti te cmendurit