Ngujoi familjen në Tiranë, flet fqinja: E mbante gruan dhe fëmijët të mbyllur me çelës, ishte i frikshëm

6 Nëntor 2022, 13:34| Përditesimi: 6 Nëntor 2022, 13:40

  • Share

 

Report TV sjell prononcimin e një prej fqinje e cila jeton pranë banesës së 50-vjeçarit Xherxh (Gjergj) Laçi, i cili kishte ngujuar familjen. Fqinja thotë për mediat se 50-vjeçari e mbante familjen gjithë ditën të mbyllur me çelës, ndërsa nuk ishin në dijeni nëse fëmijët shkonin në shkollë apo jo.

 “Në punë nuk shkonte. Nuk kemi komunikuar. Kanë 24 vjet që jetonin këtu. Punonte ushtar kryefamiljari. Prej 10 vitesh pa punë. Vuante nga probleme mendore, ka qenë çuar njëherë në spital.

Bashkëshortja e sëmurë. Kishim frikë me e pa, ishte njeri i frikshëm. Fëmijët? Dilnin, shkonin në shkollë. Pse i mbante të ngujuar? Se di. Nuk fliste ajo. I mbante mbyllur brenda në çelës”, tha fqinja.


Lajmi kryesor:

Tiranë/ Ngujoi dhe rrahu për 6 vite gruan dhe fëmijët, arrestohet ekstremisti fetar! Fqinjët: Ishte i frikshëm, dilte nga banesa vetëm për t'u falur (VIDEO)


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?