Tirane- Me mijëra familje të efektivëve të policisë në të gjithë vendit privohen këtë verë nga pushimet. Fëmijët e tyre, të cilët si çdo i vogël tjetër shqiptarë që pret me padurim plazhin, këtë sezon veror ose nuk ikin fare, ose të paktën pa njërin prej prindërve polic.
Duke nisur nga sot, 20 qershor, e deri më 15 shtator 2024, punonjësve të Policisë së Shtetit u anulohen pushimet vjetore, me synim përballimin e sezonit turistik në mbarë vendin. Leja për ta është parashikuar në vjeshtë e deri në fund të vitit, kohë kur shkollat kanë nisur dhe praktikisht pushime që nuk i hyjnë në punë askujt.
Urdhri, të cilin Report Tv e disponon, i firmosur nga drejtori i përgjithshëm Muhamet Rrumbullaku, detyron policët të anulojnë pushimet me familjen për të shkuar në shërbim të uniformës blu.
Në raste të veçanta dhe për arsye të motivuara, drejtuesit e strukturave policore, mund të miratojnë pushime të pjesshme. Shumë prej tyre, prej muajsh kanë prenotuar dhe kjo përkthehet me para të shkuara dëm. Përveç kësaj, prej disa ditësh tashmë, efektivët e Policisë së Shtetit punojnë në sistem 12 orësh në ditë, duke shtuar vështirësinë në këtë periudhë të temperaturave të larta.
Motivi?
“Me qëllim, përballimin e shërbimeve të planifikuara nga strukturat e Policisë së Shtetit, gjatë sezonit turistik veror 2024”
URDHËROJ:
1. Të anulohen pushimet vjetore të planifikuara të vitit 2024, në periudhën nga data 20 Qershor 2024 deri në datën 15 Shtator 2024, për të gjitha strukturat operacionale të Policisë së Shtetit, të cilat ngarkohen me detyra për sigurinë dhe mbarëvajtjen e sezonit turistik veror.
2. Drejtuesit e strukturave qendrore dhe vendore të Policisë së Shtetit, si dhe të strukturave të veçanta, të riplanifikojnë kryerjen e pushimeve vjetore të punonjësve të policisë që u anulohet kryerja e tyre, për periudhën e mbetur deri në fund të vitit kalendarik 2024.
3. Drejtuesit e strukturave qendrore dhe vendore të policisë, si dhe të strukturave të veçanta, deri në datën 25.06.2024 te informojnë Drejtorinë e Burim Njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për numrin e punonjësve policisë sipas strukturave që u janë anuluar pushimet vjetore të planifikuara, për shkak të shërbimeve që do të kryhen për garantimin e sezonit turistik veror 2024.
4. Drejtoria e Burimeve Njerëzore, deri në datën 01.07.2024 te informoje Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
5. Në raste të veçanta për arsye të motivuara, drejtuesit e strukturave policore, të miratojnë pushime të pjesëshme vjetore për punonjësit e policisë të varësisë.
6. Për zbatimin e këtij Urdhri ngarkohen, drejtuesit e drejtorive vendore të policisë, drejtorive vendore të kufirit dhe migracionit, komisariateve të policisë dhe strukturave të veçanta.
7. Për kontrollin e zbatimit të detyrave të përcaktuara në këtë Urdhër ngarkohen, Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, drejtorët e departamenteve dhe drejtori i Drejtorisë së Burimeve Njerëzore.
Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.
Një urdhër i kryepolicit Muhamet Rrumbullaku anulon pushimet e efektive të Policisë deri më 15 shtator për mbarëvajtjen e sezonit turistik, duke lënë pa pushime mijëra familje.
Burime pranë Policisë së Shtetit bëjnë me dije se efektivët që do të privohen në muajt e sezonit për pushimet e verës, do të përfitojnë nga një pagë shpërblim. Edhe pse për pjesën më të madhe të tyre, pushimet do të kryhen në muajin shtator, disa raportohet se do të shfrytëzojnë një pjesë të lejes gjatë muajit gusht, në momentet që do të krijohen hapësira.
Urdhri i kryepolicit është për shkak të fluksit të turistëve që pritet të vizitojnë Shqipërinë dhe në këto kushte asnjë strukturë e uniformave blu të mos pushojë gjatë kësaj vere.Ndërkohë për orët shtesë, nga 8 deri 12 orë, do të paguhen sipas ligjit.
Mund te ishte gjetur nje zgjidhje e mesme,p.sh te mos u anulloheshin pushimet e atyre qe jane me femije,sidomos kur i kane te vegjel,se vjen nje moshe e femijet qe jane adoleshent e lart,mund t'i preferojne t'i kalojne pushimet me shoket, se sa me familjen.Por kur jane te vegjel,ato momente me prinderit ne plazh do te jene te paharruara.S.d.q,ana pozitive e kesaj shtyrje eshte qe plazhet ne ate kohe do kene me pak njerez e mund te jene me te lira.
PërgjigjuKemi familjar ne polici dhe KURRE nuk kane marre ndnj rroge shperblim por vetem i keni dhene oret shtese dhe ato jane hedhur ne shtator ose tetor sikur po jepni rroge shtese!!!Thjesht i keni dhene oret qe kane bere asgje me teper ndaj mos beni disinformime se djersen po u jepni, 0 lemoshe
PërgjigjuSi mund te penalizohen familiet e tyre.. Cfaj kane femijet e policeve qe kane nevoje te bejne ndonje dite Plazh… Madje te punosh 12 ore ne dite eshte kundershtim me kodin e punes. U siguroni ndonje vajkt dreke dhe uje se eshte nje vape perveluese …
PërgjigjuPranuan 12 ore sherbim te pakten te benin nga 10 dite leje, por kjo eshte e tepert. Nuk ka pse te privohen femijet e policeve sepse je i paafte ti si Drejtor i pergjithshem
Përgjigju