Policët pa pushime gjatë verës, burime për Report Tv: Do të marrin një rrogë shtesë! Ja si do të paguhen për 12 orë

20 Qershor, 14:05| Përditesimi: 20 Qershor, 14:08

  • Share

Një urdhër i kryepolicit Muhamet Rrumbullaku anulon pushimet e efektive të Policisë deri më 15 shtator për mbarëvajtjen e sezonit turistik, duke lënë pa pushime mijëra familje.

Burime pranë Policisë së Shtetit bëjnë me dije se efektivët që do të privohen në muajt e sezonit për pushimet e verës, do të përfitojnë nga një pagë shpërblim. Edhe pse për pjesën më të madhe të tyre, pushimet do të kryhen në muajin shtator, disa raportohet se do të shfrytëzojnë një pjesë të lejes gjatë muajit gusht, në momentet që do të krijohen hapësira.

Urdhri i kryepolicit është për shkak të fluksit të turistëve që pritet të vizitojnë Shqipërinë dhe në këto kushte asnjë strukturë e uniformave blu të mos pushojë gjatë kësaj vere.Ndërkohë për orët shtesë, nga 8 deri 12 orë, do të paguhen sipas ligjit.


Lajmi kryesor:

Sezoni turistik/ Pushimet e policëve anulohen deri më 15 shtator! Urdhri firmoset dhe u shpërndahet! Në këmbim shpërblehen me pagë shtesë (DOKUMENTI)


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?