Për nostalgjikët, tifozët e thekur të dy skuadrave dhe sportdashësit, derbi mes Tiranës dhe Dinamos ka pasur një tjetër emocion. Përballjet e kryeqytetit janë tre, por sfida mes tyre ka qenë më "e butë" sesa derbi Tirana - Partizani.
Pikërisht këtë të shtunë luhet Tirana - Dinamo dhe për mungesë të stadiumeve në kryeqytet, dueli spostohet në Vlorë, me orarin që mbetet për t'u vendosur.
Gjithçka nis të shtunën më 19 tetor në orën 14:00 në Laç, aty ku vendasit përballen me Vllazninë. Po në këtë orar Egnatia kampione në fuqi pret Teutën e Durrësit. Edhe Tirana - Dinamo është programuar për të shtunë.
Ndërkohë të diel në 14:00 Bylis luan me Skënderbeun në Ballsh, ndërsa AF Elbasani dhe Partizani përballen në orën 17:00.
Superliga, java 9:
E shtunë, 19 tetor 2024
14:00 Laçi - Vllaznia
14:00 Egnatia - Teuta
*17:00 Tirana - Dinamo (Vlorë)
E diel, 20 tetor 2024
14:00 Bylis - Skënderbeu
17:00 AF Elbasani - Partizani
* Orari ende i pacaktuar
Renditja: