Stadiumi i Vlorës

Tirana - Dinamo me theks lab, derbi i kryeqytetit luhet në Vlorë

17 Tetor, 09:35| Përditesimi: 17 Tetor, 10:33

  • Share

Mund të tingëllojë e habitshme, por mungon vetëm zyrtarizimi pasi Tirana dhe Dinamo do e zhvillojnë ndeshjen e javës së nëntë të Superligës në Vlorë.

Dikur i njohur si derbi i kryeqytetit, përballjes i ka mbetur vetëm emri pasi dinamovitët janë spostuar në Durrës, ndërsa Tirana nuk gjen stadium dhe ndeshja do luhet në Vlorë.

Një derbi kryeqyteti që do duhet të 'mësojë labçe'. Orari nuk është vendosur ende, me skuadrat që duan orën 17:00, por ndeshja e së shtunës mund të luhet edhe në 14:00.

Gjithçka vjen pasi FSHF ‘kyçi’ stadiumin ‘Air Albania’ për shkak se kërkon të mbrojë fushën për ndeshjet që Kombëtarja luan në nëntor për Ligën e Kombeve.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?