Kombëtarja në stërvitjen e të dielës (12 tetor 2025)

Sport

Mbaron festa për fitoren në Serbi, Kombëtarja i kthehet përgatitjeve për miqësoren kundër Jordanisë

12 Tetor, 16:46| Përditesimi: 12 Tetor, 17:00

  • Share

TIRANË - Fitorja 0-1 e të shtunës kundër Serbisë ka ngrohur atmosferën në kombëtaren shqiptare të futbollit. Futbollistët i janë kthyer përgatitjeve në 'Shtëpinë e Futbollit', përpara ndeshjes miqësore kundër Jordanisë, e cila luhet të martën në orën 19:00 në "Air Albania".

Ekipi kuqezi mbërriti në orët e para të së dielës (pas orës 03:00) në Tiranë dhe paraditen e sotme e ka pasur pushim, me futbollistët që janë qetësuar pas fitores kundër Serbisë.

Pasdite ishte radha për stërvitjen me karakter shplodhës. Sipas planit, në fushë janë paraqitur vetëm ata që nuk luajtën një natë më parë në Leskovac dhe ata të cilëve iu rezervuan pak minuta në pjesën e dytë, për të marrë ngarkesat stërvitore.

Myrto Uzuni bëri disa vrapime nën shoqërinë e përgatitësit atletik për të rikuperuar nga mbingarkesa muskulore pas lodhjes së mbrëmshme ku nuk u kursye nga sulmi në mbrojtje gjatë gjithë takimit. 

Për t'u theksuar se Jordania është një nga finalistet e Kupës së Botës 2026, kjo për herë të parë në histori.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria ndaloi përdorimin e monopatinave, si ju duket vendimi?