Kanë mbërritur sot në atdhe nga Roma eshtrat e ish-prefektit të Tiranës, Qazim Mulletit. Miq dhe të afërm të tij kanë dalë në Portin e Durrësit që të presin arkëmortin.
Mbesa e Qazim Mulletit falënderoi të gjithë ata që kanë kontribuar për sjelljen e eshtrave të tij në atdhe.
‘Pres eshtrat e xhaxhait tim Qazim Mulleti që po kthehen sot, falënderoj të gjithë ata që bënë të mundur që të vijën eshtrat e tij në Tiranë. U jemi mirënjohës të gjithëve që i sollën. Kemi shkruar në Romë ku ka qenë varri i tij. Ishte depozituar në ambientet e funeralit.’- tregon mbesa e tij Fatbardha Saraçi Mulleti.
Nipi i tij tha se Qzim Mulleti ka shkrirë pasurinë e tij për Shqipërinë Europiane.
‘Ai shkrirë jetën pasurinë, shpinë e vet, për Shqipërinë Europiane. Sot fitoi linja e tij linja e bashkimit kombëtar. Kufiri është formal. U bashkua ideja tij! Jam shumë i gëzuar. Vuajtëm, por e mbërritëm këtë ditë!’- tha një i afërm i tij.
Shkëlqim Hajdari tha se procedura për sjelljen e eshtrave nuk ka qenë fort e thjeshtë.
‘Ka qenë një kënaqësinë e madhe që unë dhe Beni ti bashkangjitemi vullnetit të familjes Mulleti për të mbërritur në këtë ditë të madhe. Ka qenë një procedurë jo e lehtë. Kjo është një ditë e lumtur për të gjithë Tiranën. Nga sot vijon rehabilitimi i Qazim Mulletit të vërtetë. Shqiptarë do të kuptojnë që Qazim Mulleti ishte një figurë qytetarë e patriotike dhe i arsimuar.’- u shpreh Shkëlqim Hajdari.
Kryetari i Shoqatës Tirana, Arben Tafaj u shpreh se ka shumë aktorë të cilët duhet të koordinohen dhe të nxjerrin në pah figura të tilla.
‘Përpjekjet për rehabilitimin e Qazim Mulletit nuk kanë munguar asnjëherë. Nuk ka qenë aspak e lehtë. Ka shumë aktorë në mjedisin tonë, të cilët duhet të koordinohen dhe të nxjerrin në pah figura të tilla që deri më sot janë anatemuar.’- u shpreh Arben Tafaj.
Një nga iniciatorët e sjelljes së eshtrave të Qazim Mulletit në atdhe, ish-prefekti i Tiranës Sabi Vorbsi tha se të gjithë pa dallim politik janë mbledhur për të respektuar eshtrat e figurës së Mulletit.
"Për sa i përket debatit, normalisht kjo është një çështje që i përket historianëve dhe do ja lejmë atyre. E rëndësishme është që ne sot, së bashku pa dallim bindjesh politike jemi këtu për të respektuar këtë figurë të qytetarëve të Tiranës”, u shpreh Sadi Vorbsi.
Lajmi kryesor:
Qazim Mulleti rikthehet në Atdhe, 'Prefekti' do të prehet në Tiranën e tij 79 vite pas largimit, vdiq në vitin 1956 në Romë
M.Q./ReportTv.al