Foto nga mbërritja e vaksinave në Rinas

Kronikë

Mbërrijnë 11.700 doza të vaksinës Pfizer! Sot 9140 vaksinime të kryera! Rama: Nuk do të ndalemi derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar

21 Qershor 2021, 21:22| Përditesimi: 21 Qershor 2021, 22:49

  • Share

Kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në vend 11.700 doza të vaksinës Pfizer kundër COVID. Lajmi u bë me dije nga Kryeministri Edi Rama, i cili thotë se numri total i vaksinave që kanë ardhur në vendin tonë ka shkuar në 1,079,650.

Kryeministri thekson se vaksinimi do të vijojë pa u ndalur, deri në vaksinimin e qytetarit të fundit.

"Aeroporti “Nënë Tereza” - Kanë mbërritur sërish edhe 11,700 doza të tjera të vaksinës Pfizer, duke e çuar në 1,079,650 sasinë e vaksinave AntiCovid të mbërritura deri tani. Me zgjerimin e fashës së vaksinimit për qytetarët +50 vjeç, vijojmë pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit dhe nuk do të ndalemi, derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar", shkruan Rama.

Edhe dje në Rinas mbërritën 50 mijë doza të vaksinës Coronavac, ndërsa numri i vaksinimeve të kryera ka shkuar në mbi 890 mijë, me objektivin për të arritur deri në 1 mln vaksinime brenda qershorit.

Ndërkohë, më herët gjatë ditës së sotme, Ministrja e Shëndetësisë, Oegrta Manastirliu bëri me dije se është ulur edhe fasha moshore e vaksinimit dhe do të vijojë për mbi 50-vjeç.

Ora 22:46
Sot 9140 vaksinime të kryera, në total mbi 890 mijë të tilla

Gjatë ditës së sotme në të gjithë vendin janë kryer 9140 vaksinime, ndërsa nga fillimi i fushatës "Shqipëria Buzëqesh" janë kryer 890.052 vaksinime.

Po sot erdhën edhe mbi 11 mijë vaksina Pfizer që shërbejnë për vijimin  e procesit të vaksinimit masiv pa u ndalur në të gjithë vendin. Sigurimi i dozave të vaksinave përmes kontratave të lidhur nga qeveria ka bërë që sot Ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu të njoftojë se është ulur edhe fasha moshore e vaksinimit dhe do të vijojë me + 50-vjeçarët.

/I.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria votoi për Kuvendin e ri, si ju duk procesi i votimit?