Në Venecia kanë filluar mbërritjet për dasmën shumë të përfolur të Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez, me Oprah Winfrey, anëtarë të familjes Kardashian dhe personazhe të tjerë të famshëm që ndodhen tashmë në Itali për festën e dasmës.
Kanë mbetur vetëm pak orë para se çifti të martohet, me përgatitjet në kulmin e tyre. Ndër të parët që mbërritën ishin Ivanka Trump , e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Jared Kushner dhe fëmijët e tyre, si dhe stilistja e modës Diane von Furstenberg me bashkëshortin e saj, biznesmenin Barry Diller, Tom Brady, Kris Jenner, Kim Kardashian, Khloe Kardashian, Orlando Bloom dhe Domenico Dolce ishin gjithashtu të pranishëm në Venecia. Sipas mediave të huaja, ndër emrat në listën e të ftuarve që pritet të jenë në dasmë janë Mick Jagger, Leonardo DiCaprio dhe Katy Perry. Të ftuar të tjerë thuhet se janë Robert Pattinson dhe Bill Gates .
Çifti u shfaq menjëherë pas kësaj. Themeluesi 61-vjeçar i Amazon dhe gruaja e tij 55-vjeçare zbarkuan me varkë në hotelin luksoz Aman, ku do të qëndrojnë gjatë festimeve tre-ditore të dasmës së tyre. Ata u çuan me taksi uji në skelën private të hotelit, ku u pritën nga rreth 50 nga miqtë dhe familjarët e tyre më të ngushtë.
Çifti u largua përkohësisht nga hoteli për një paraqitje të shkurtër publike. Lauren Sanchez mahniti me një fustan me supe të zbuluara, ndërsa Bezos zgjodhi një kostum të zi të kombinuar me një bluzë të bardhë. Më herët gjatë ditës, në kopshtin privat të hotelit, stafi po përgatiste tendat dhe hapësirën për festimet që do të vijojnë gjatë fundjavës.
Komente
