Politikë

Mbërrin në Rinas presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Zayed Al Nahyan, pritet nga kryeministri Rama (VIDEO)

23 Shkurt, 15:49| Përditesimi: 23 Shkurt, 21:33

  • Share

TIRANË - Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan, ka mbërritur në Shqipëri për një vizitë zyrtare. Zayed Al Nahyan është pritur në Rinas nga kryeministri Edi Rama.

Kjo vizitë pritet të thellojë marrëdhëniet dypalëshe dhe të forcojë bashkëpunimin në fusha strategjike si investimet, infrastruktura dhe energjia. Axhenda e vizitës përfshin takime me krerët më të lartë të shtetit shqiptar, ku do të diskutohen projekte të përbashkëta dhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik.

Vizita e presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, u paralajmëruar ditën e djeshme nga kryeministri Rama në rrjetet sociale.

 

 


Lajmi kryesor:

Presidenti i Emirateve Arabe në Tiranë, pritet nga Rama! Nënshkruhen marrëveshje për energjinë e rinovueshme dhe përdorimin e kamerave inteligjente


G.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?