TIRANE- Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Zayed Al Nahyan mbërriti mesditën e sotme në Tiranë, ku u prit në aeroportin e Rinasit nga kryeministri Edi Rama.
Zayed Al Nahyan u nderua në një ceremoni mireseardhjeje në Pallatin e Brigadave dhe më pas të dy personalitetet zhvilluan një takim kokë më kokë.
Në kuadër të kësaj vizite u shkëmbyen marrëveshjet e nënshkruara të bashkëpunimit mes palëve, konkretisht:
-Marrëveshja Kuadër për Veprim mes Masdar, TAQA, KESH dhe OST, që u shkëmbyen mes Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, si dhe kryetarit të MASDAR Sulltan Al Jaber.
- Letër Angazhimi për Projektin Albania Smart City ndërmjet “Presight AI Ltd” dhe Ministrisë së Brendshme e Republikës së Shqipërisë, të shkëmbyera mes Ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha dhe Kryetarit të “Presight AI Ltd” Sulltan Al Jaber.
Marrëveshjet u shkëmbyen në një ceremoni të posaçme në praninë e Kryeministrit Rama dhe Presidentit të EBA Mohamed bin Zayed Al Nahyan. Marrëveshja e parë e nënshkruar me KESH dhe OST ka të bëjë me zhvillimin e fushës së energjisë së rinovueshme në Shqipëri. Me anë të kësaj marrëveshje do të niset krijimi i një kompanie të perbashkët, e cila synon të rrisë kapacipetet e prodhimit të rinovueshëm deri në 10GW.
Ndërsa e dyta lidhet me përdorimin e kamerave inteligjente duke shfrytëzuar Inteligjencën Artificiale dhe teknologji të tjera më të avancuara për të përmirësuar sigurinë publike dhe menaxhimin e trafikut rrugor. Kjo marrëveshje e dytë shoqërohet me një kredi në kushte shumë të favorshme mbi 118 milion euro.
Pas nënshkrimit të marrëveshjeve, rreth orës 17:00, presidenti Al Nahyan iu drejtua Rinasit, ku u largua nga Shqipëria pas vizitës 2 orëshe në Tiranë.
Ditën e djeshme, duke njoftuar vizitën e presidentit të Emirateve Arabe, kryeministri Rama theksoi se kjo vizitë në Shqipëri shënon një gur të rëndësishëm kilometrik dhe të një partneriteti të forcuar kohët e fundit.
“Vizita e presidentit të Emirateve dhe njërit prej udhëheqësve më të respektuar të botës së sotme shënjon një gur të rëndësishëm kilometrik dhe të një partneriteti që është forcuar shumë kohët e fundit”, tha Rama dje.
"Miku ynë i çmuar vjen me një delegacion të nivelit të lartë, për të vendosur të tjera piketa, në rrugën e një partneriteti që bazohet tek interesat e përbashkëta, por ushqehet nga një miqësi shumë e sinqertë shtetërore por edhe personale. Jam shumë krenar që Shqipëria mirëpret miq si sheiku Mohammed Bin Al Zayed, diçka që deri pak vite më parë as nuk mund të imagjinohej!”
Kryeministri Rama tha se Sheiku Mohammed Bin Zayed Al Nahyan nxiti marrëveshjen për portin turistik të Durrësit, si dhe ishte kyç në marrëveshjen trepalëshe me Italinë për investimin strategjik për lidhjen nënujore energjetike që do të jetë themelore në transformimin e Shqipërisë në eksportuese neto të energjisë elektrike dhe shtet i pavarur nga ana energjetike në të gjithë rajonin.
Po ashtu me mbështetjen e tij KESH-i ynë dhe kompania e ekselencës “Masdar Group, kanë hyrë në rrugën e bashkimit, në një plan tejet ambicioz, në rritjen e kapaciteteve prodhuese të energjisë së gjelbërt.
Presidenti Bin Zayed ishte donatori më i madh për fondin e rindërtimit pas tërmetit shkatërrimtar në Durrës dhe lagja e re në Spitallë është ndërtuar e gjitha prej tij.
Përfundon vizita dyorëshe e presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan në Tiranë.
Ai u prit nga kryeministri Rama në ceremoninë e organizuar në Pallatin e Brigadave ku me qeverinë shqiptare u nënshkruan dy marrëveshje, në kuadrin e energjisë së rinovueshme dhe kamerave inteligjente.
Në aeroportin e Rinasit, presidenti i EBA-s u përcoll nga kryeministri Rama.
TIRANË - Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan, ka mbërritur në Shqipëri për një vizitë zyrtare. Zayed Al Nahyan është pritur në Rinas nga kryeministri Edi Rama.
Kjo vizitë pritet të thellojë marrëdhëniet dypalëshe dhe të forcojë bashkëpunimin në fusha strategjike si investimet, infrastruktura dhe energjia. Axhenda e vizitës përfshin takime me krerët më të lartë të shtetit shqiptar, ku do të diskutohen projekte të përbashkëta dhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik.
Vizita e presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, u paralajmëruar ditën e djeshme nga kryeministri Rama në rrjetet sociale.
Komente

Marreveshjet jane interesante,por kot e mundoi veten per dy ore kalimthi,kur keto mund te firmoseshin edhe nga ministrat e tij.
PërgjigjuCfar pazaresh do besh kete radhe ne kurriz te Shqiptareve?
PërgjigjuVetem ky president dhe vendi qe ai perfaqeson s'ka nevoje per pazare me Shqiperine.
Sipas teje çfar duhet të bëj që ti dhe soi jot të mos e quash pazar!??. Ty të duket pazardhe jo merit që fal tijë në shqipëri vjen një nga njerzit më të fuqishëm të planetit si nga finncat dhe nga politika? Ka nevoj për pazar ai? Apo ti si ai zgërdalla jot plaku mere mendoni atë që do bënit vetë po të ishit nënpozitat e Ramës. Jeni mbeturina të viteve 80.
Thoji Ulsit ta ve nje pikete te ekstradimet.
Përgjigju