Kroçera në Vlorë

FOTO/ Mbërrin në Vlorë kroçeria me turistë nga Belgjika, Franca, Italia dhe Algjeria! Pasagjerët do të zbresin për të vizituar disa pika turistike

4 Gusht 2023, 13:35| Përditesimi: 4 Gusht 2023, 16:18

  • Share

Në pikun e sezonit turistik, në qytetin bregdetar të Vlorës duket se ka një dyndje të shtuar të turistëve, të cilët mbërritën me kroçeren CLUB MED II me flamur Francez ditën e sotme.

Sot në orën 07:45 mbërriti në radën e Vlorës krocera CLUB MED II me flamur Francez me 283 pasagjer/turist nga vende të ndryshme si France,  Belgjik, Itali, Algjeri etj, të cilët do të dalin me mjetet e vogla lundruese në portin e Vlorës për procedurat e nevojshme kufitare dhe më pas për të vizituar pikat e ndryshme turistike.

Krocera CLUB MED II ka ardhur nga Zakinthos - Greqi ku do të qëndroje deri ne orën 18:00 në radën e Vlorës dhe më pas do të niset për destinacion Korfuz - Greqi.

M.T//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 05/08/2023 00:28

    Ai nuk eshte kryqezor,por veliere e zakonshme jo sportive.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?