VIDEO/ Mbërrin në Vlorë kroçera me turistë nga Gjermania, Franca, Belgjika e Holanda! Pritet të ndalojë edhe në Durrës

23 Prill 2023, 13:13| Përditesimi: 23 Prill 2023, 13:20

  • Share

Megjithëse ende nuk ka nisur zyrtarisht sezoni turistik, në qytetin bregdetar të Vlorës duket se ka një dyndje të shtuar të turistëve.

Ditën e sotme në orën 07:30 ka mbërritur në Portin e Vlorës anija korçerë ‘LA BELLA DEL ADRIATIQUE’ me 134 pasagjerë në bord të cilët ishin nga vende të ndryshme si Gjermania, Franca, Belgjika dhe Holanda.

Anija ‘LA BELLA DEL ADRIATIQUE’ vjen nga porti i Sarandës dhe do të qendrojë deri në mbrëmje në Portin e Vlorës e më pas do të shkojë në portin e Durrësit.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Go West: 24/04/2023 11:06

    Jane kroçerat e fundit. Porti i tyre, qe u deshen 15 vjet te ndertohej, sot eshte nje shesh ndertim pallatesh te miqvet te Saliut, Ilirit dhe Edit. Te na rrojne! Per kroçerat dhe per turistat, qe imbarkohen te porti gjithe veren, do bejme si do bejme. Vend pa zot, pa prokurori, pa opozite, pa shtyp investigativ, pa shoqeri civile...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?