TIRANE-Vijojnë që të mbeten mister shkaqet që e dërguan drejt vetëvrasjes shoferin e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, por edhe lëvizjet natën e fundit të së premtes para se të vetëvritej të shtunën në mëngjes. Shkëlzen Qordja ka shkuar në Gardën e Republikës ditën e premte, një ditë para vetëvrasjes, me makinën që përdorte Ministri i Brendshëm. Më pas ai ka dalë nga Garda në orët e pasdites së të premtes me automjetin e tij personal dhe në orët e para të mëngjesit të së shtunës, me të njëjtën makinë është rikthyer përsëri në gardë.
Në këtë moment Shkëlzen Qordja ka shkuar në makinën që përdorte Fatmir Xhafaj dhe aty është vetëvrarë. Gjatë kohës që ka dalë nga Garda e Republikës me makinën e tij personale, Shkëlzen Qordja nuk ka shkuar në banesën e tij në Qytetin Studenti. Familja e 31-vjeçarit është telefonuar në mëngjes nga Garda dhe babai i Shkëlzen Qordjas ka shkuar në ambientet e këtij institucioni pak minuta para se të gjendej trupi i pajetë i gardistit. Mbeten mister shkaqet e lëvizjeve gjatë natës të Shkëlzen Qordjas me makinë e tij personale dhe më pas të zgjedhë të vetëvritet në garazhin e Gardës së Republikës.
Ndërkohë hetuesit kanë marrë përgjigjen se në dorën e djathtë të Shkëlzen Qordjas kishte gjurmë baruti, çka konfirmon se armën tip MP5 e ka shkrepur vet ai. Priten vetëm përgjigja nga laboratori shkencor për gjurmë të tjera në gëzhoja për të vendosur përfundimisht se Shkëlzen Qordja është vetëvrarë.
Sipas grupit hetimor në vendngjarje u gjetën 3 gëzhoja të qitura nga arma tip “MP5”, e cila ishte në dorën e djathtë të viktimës, me levën e ndërrimit të llojit të zjarrit, në pozicionin “qitje breshëri”, Shkëlzen Qordja kishte një plumb në kokë, ndërsa dy plumbat e tjerë kanë përfunduar te xhami i makinës.
NGUSHELLIME FAMILJES. N Q S I ati I shkelzenit ruan linjen politike te ed Rames le te VAZHDOJE duke thene mos te politizohet VRASJA e te birit por raliteti eshte ndryshe FAMILJA DUHET TA KERKOJE ME FORCE TEK XHAFAJ VRASJEN E DJALIT TE TYRE
PërgjigjuSIGURISHT QE E VRANE Che SHKRUAN ne telefonin e TIJ " me fal mami " KOMUNISTET dine mire si te VRASIN NATEN dhe te te QAJNE DITEN .PSE per CA XHAFAJ a qafaj ,ramaj e metaj, duhet te largohen, drogohen ,vriten djemte e jugut .??
PërgjigjuOse ose dikush u mundua t’a lë potaten e nxehët vet ministrit ...???
Përgjigju