Në orët e para të ditës së shtunë Shkëlzen Qordja, shoferi i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj i dha fund jetës duke u vetëvrarë. Sipas policisë, Qordja u vetëvra me armën e shërbimit automatik MP5. Ai gjet i vdekur në makinën e gardës në garazh, të cilën Report Tv e sjell më poshtë. Policia e Shtetit deklaroi se Shkëlzen Qordja ka nisur punë në 2017 në Gardën e Republikës.
Për vdekjen e Shkëlzen Qordjes, shoferit të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Policia ka marrë në pyetje familjarë dhe miq të 31-vjeçarit. Ata kanë thënë se Shkëlzeni nuk ka pasur konflikte dhe as nuk kanë qenë në dijeni të ndonjë shqetësimi të tij.
Me rreth të kuq makina ku u vetëvra shoferi i Ministrit të Brendshëm
Do vije nje dite qe familjaret do kerkojne arsyen e vertete the vrasjes Shkelzeni nuk Ishtar shofer kamjoni transport mallnash so ishte shoferi I ministrit te brendeshem mos u tregoni naive NGUSHELLIME FAMILJES
Përgjigju