Kryetrari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, nga foltorja e Kuvendit ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha.
Ai tha se ministri gënjeu kur tha se policia nuk kishte pasur dijeni për mbështetësit e Erion Veliajt para GJKKO, ditën që u caktua masa e sigurisë arrest me burg.
‘Thërrisni në seancë ministrin e brendshëm që gënjeu publikun dhe Kuvendin në seancën e kaluar se nuk kishte pasur policia dijeni për prezencën e një turme të punonjësish para GJKKO dhe SPAK. Në mënyrë të pa precedentë policia jo vetëm nuk kishte bërë detyrën por nuk i ishte përgjigjur as thirrjes së Gardës së Republikës. Ministri jo vetëm duhet të dorëhiqet, por të shkarkohet. Thanë se ishte tubim i krijuar në mënyrë spontane, atëherë është tubim i paligjshëm dhe policia duhet të ndërhyjë që ta shpërndajë turmën. Por qëllimi ka qenë ti kërcënojë jetën gjyqtarëve dhe prokurorëve. Nesti Angoni (I referohet Ballukut) ka dy seanca që mungon, nuk e di ku është zhdukur këto ditë’, tha ai.
Ndërkohë, Bardhi ka thumbuar edhe Sekretarin e Përgjithshëm të PS Blendi Klosi.
‘Për këtë sekretarin e përgjithëm doja të thosha se, unë jam krenar që s'jam pjesë e bandës së Vangjush Dakos dhe s'jam vendimmarrës me Vangjush Dakon dhe nuk bëjë pjesë në bandën ku ai bënë pjesë, po bixhozin e ka ves të vetin, lekët e vjedhura lë atje’, tha ai.
Lajmi kryesor:
Debate në Kuvend për arrestimin e Veliajt/ Bardhi: Ministri Hoxha të japë dorëheqjen, gënjeu për tubimin para GJKKO! Gjonaj: Lënia e Bashkisë pa kryetar në prag të zgjedhjeve, e padrejtë
S.B/Xh.K/ReportTv.al
