Mbështetësja e Berishës përgëzoi plagosjen e punonjësit të IMT, Veliaj: Drejtësia e re të tregojë se është e vendosur me promovuesit e dhunës

13 Gusht 2022, 19:09| Përditesimi: 13 Gusht 2022, 19:11

  • Share

1660299976_Sequence03.00260323.Still045.jpg

Një ditë pas aktit të rëndë ku një punonjës i IMT u plagos me armë zjarri teksa po kryente detyrën, mbështetësja e Sali Berishës, Adriana Kalaja ka vlerësuar autorin e krimit, madje duke përdorur shprehjen: “Të lumtë pushka!” 

Ky reagim tronditës i juristes është dënuar edhe nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. 

“Sapo mendon që nuk mund të shkojnë më poshtë, të befasojnë sërish me rekordet e reja në inkurajimin e dhunës! Drejtësia e re duhet të tregojë se është e vendosur me dhunuesit e promovuesit e dhunës - sidomos këta që sistematikisht bullizojnë shoqërinë! Tirana nuk kthehet më pas!” - shkruajti Veliaj pak më parë në Twitter.


Lajmi kryesor:

Mbështetja e Berishës Adriana Kalaja vlerëson Qani Muçën që plagosi punonjësin e IMT-së: Të lumtë pushka


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?