Adriana Kalaja

Mbështetja e Berishës Adriana Kalaja vlerëson Qani Muçën që plagosi punonjësin e IMT-së: Të lumtë pushka

13 Gusht 2022, 14:38| Përditesimi: 13 Gusht 2022, 19:10

  • Share

Për juristen dhe mbështetësen e Berishës, Adriana Kalaja nëse të gjithë do të vepronin ashtu sicc veproi Qani Muça, duke plagosur punonjësin e IMT-së, do të shpëtonin nga banditët.

Juristja përshëndet autorin e plagosjes së punonjësit të IMT-së me armë zjarri duke i frazuar shprehjen e popullit të lumtë pushka.

Kalaja thotë se këtë duhet ta bënin që nga viti 2013 kur Sali Berisha la pushtetin.

‘Nëse do kishim vepruar të gjithë që nga 2013  ashtu siç veproi Qani Muça,  banditët  nuk do ishin bërë miliardjerë e më pas të blinin votën, shoqërinë civile,  pluraluzmin dhe demokracinë.

Nëse ti nuk mbron dot shtëpinë dhe familjen tënde, nuk mund të mbrosh mikun, shokun,  fqinjin, bashkëpunëtorin, qytetin  dhe vendin tënd.

Respekt dhe vlerësim për Qani Mucën.

Të lumtë pushka - thotë populli.’- shkruan Kalaja.

Kujtojmë se Qani Muça, 52-vjeç plagosi me armë zjarri inspektorin e IMT-së pasditen e së premtes  pasi i shembën shtëpinë, ai ka qenë i dënuar në vitin 2017 për dhunë në familje. Muça shkaktoi panik në kryqëzimin e rrugëve “Todi Shkurti” me rrugën “Kristaq Capo” pasi mori armën e zjarrit dhe qëlloi inspektorin me plumb në bark.

Qani Muça, i cili plagosi inspektorin e IMT-së Ilirjan Gavelli pasi ky mori vendimin për t’i shembur banesën, ka qenë në gjendje të dehur gjatë aktit të kryer. Për këtë, akuza që rëndon ndaj tij është “Vrasje në rrethana cilësuese, e mbetur në tentativë”.

Qani Muça ka shtënë një herë ndaj Gavellit, me një të shtënë tejshpuese.

Ora 19:09
Mbështetësja e Berishës përgëzoi plagosjen e punonjësit të IMT, Veliaj: Drejtësia e re të tregojë se është e vendosur me promovuesit e dhunës

1660299976_Sequence03.00260323.Still045.jpg

Një ditë pas aktit të rëndë ku një punonjës i IMT u plagos me armë zjarri teksa po kryente detyrën, mbështetësja e Sali Berishës, Adriana Kalaja ka vlerësuar autorin e krimit, madje duke përdorur shprehjen: “Të lumtë pushka!” 

Ky reagim tronditës i juristes është dënuar edhe nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. 

“Sapo mendon që nuk mund të shkojnë më poshtë, të befasojnë sërish me rekordet e reja në inkurajimin e dhunës! Drejtësia e re duhet të tregojë se është e vendosur me dhunuesit e promovuesit e dhunës - sidomos këta që sistematikisht bullizojnë shoqërinë! Tirana nuk kthehet më pas!” - shkruajti Veliaj pak më parë në Twitter.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 14/08/2022 03:28

    Gjendja juridike e prones se atentatorit nuk dihet,por nxitja e perdorimit te armeve tregon nivelin shume te ulet dhe nje helm e mllef personal te pashpjegueshem nga ana A.Kalase.

    Përgjigju
    • Alo: 14/08/2022 17:36

      Këta të PD-së shqyejnë njëri tjetrin për të ardhur në pushtet. Iliri është super djalë por ka bindje të djathta, ish kandidat për kryetar të PD në Berat. Fatkeqësi që kemi këtë opozitë

  • Albert: 13/08/2022 21:18

    Cdo akt qe cenon jeten eshte i papranueshem. Ndaj dhe sherim te shpejte te demtuarit. Sidoqofte, nese ka fol edhe kreu injorant i bajgeshkise te cilit ligji i duket sikur surrati i Rames, athere cka cthuhet. Dhe PO, juristja ka te drejte kur thote qe i lumte kujtdo qe mbron jeten, pronen, dhe interesat e lidhura me to nga kushdo qe i cenon ne menyre te paligjshme dhe abuzive. Sepse kjo eshte ne fakt edhe detyra e atyre qe paguajme. Nese ka patur ne ceshtje ne gjykate apo vendim lidhur me te, ai respektohet. Po kush se, keta qe ligjet i shkelin perdite. Dava qensh.

    Përgjigju
  • Jimmy: 13/08/2022 20:45

    Kur u be dhe kjo baxhella te flas! Vari lesht muhabetit!!njeres te deklasuar i duhen mashtruesit mother fucker berisha

    Përgjigju
  • goni: 13/08/2022 19:25

    SI MUND TE JETE JURISTE-AVOKATE,,,KJO BAXHELLE,,,,QEVERIA TI HEQE LICENSEN KESAJ LEPIRESE TE BYTHES TE SALI MALOKUT.....

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 13/08/2022 19:13

    Erion Instalacioni, a nuk ishe ti qe u ngazelleve para keshillit bashkiak per vetvrasjen e Kastriot Muftarajt ?

    Përgjigju
  • kastriot: 13/08/2022 18:36

    ja dhe nje bajge e re e nxorri koken

    Përgjigju
  • Sifi: 13/08/2022 18:17

    “ hahet me buke thote populli Si ka mundesi qe nje “ juriste “ te thote bravo nje vrasesi qe plagisi nje nepunes shteteror . Duhet paditur nga organi IKMT per fjalet e thena .Populli te njeh jo si juriste por militante ekstremiste e Saliut dhe jo e PD . Cdo veprim i kundraligjshem zgjidhet nga drehtesua dge jovetgjyghesia

    Përgjigju
  • Melamin: 13/08/2022 17:37

    Te lumte ty qe te le policiz te lire, per gjuhe dhune dhe vrasjeje. Juriste kjo...

    Përgjigju
  • Ta Rras Lala: 13/08/2022 15:39

    O Prostituta kalaja po sikur të çohet ndonjë Shqiptar i vërtet e ta numuroi ty në lule të ballit duhet thën ë më të öumtë dora se qërove një wc të ndyr. Fjala ime në vesh të Zotit. AMEN.

    Përgjigju
    • Kistra: 13/08/2022 17:43

      Nuk qellohet ne wc or mik, aty dhjeset!

  • Cubi: 13/08/2022 15:14

    O mo te lumtttttt moj goc!!!!!! Ju jeni per ta dh """" kete derr shtet. O popull e shikoni kush e pretendon pushtetin ne te ardhmen. Cfar nuk degjojm e cfar nuk shohim. Po mir un di qe shteti quhet ligji dhe ligjin duhet ta zbatosh,. Nje pyetje e thjesht e zem se keta monstra vijn ne pushtet cfar do bejn keta kur ligji do kundershtohet?????????????????? Detyrimisht do I vrasin si me 21 janar dhe shkojn per lesh.

    Përgjigju
  • Lui: 13/08/2022 14:58

    Te lumte dhe ty qe bere te mundur per brezin e ri qe nuk ju njeh, t’ju njohin mire se cfare soji jeni.. Nese brezi ri mbeshtet sojin e ketyre do te thote qe e meritojne dhe qelbesiren Sali

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?