Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Bujqësisë Milva Ekonomi dhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ishte i pranishëm në fermën e Ilirjan Prengut në Maliq të Korçës.
Ky i fundit është përfitues i skemës së mbështetjes nga AZHBR, përmes Programit IPARD II, për ndërtimin e një pike moderne grumbullimi dhe ruajtjeje të prodhimeve në shërbim të fermerëve të zonës, të cilët përfitojnë tanimë edhe nga skema e mbështetjes me naftë pa taksa.
Teksa shoqëronte kryeministrin, ministrja Ekonomi i shpjegoi se në atë pikë grumbullimi fermeri ka investuar 23 milionë lekë, nga të cilat 65% i ka dhënë IPARD-i.
"Jemi në një pikë grumbullimi që është ndihmuar edhe nga fondet e IPARD dhe kjo pikë grumbullimi ka investuar 23 milionë lekë nga të cilat 65% i ka dhënë IPARD-i dhe ndihmon zonën që mbjell patate. Këto grumbullojnë patate nga 25 fermerë dhe e tregtojnë në tregun e brendshëm, por përveç patates grumbullojnë edhe qepë dhe qepujka të cilat i tregtojnë në tregun Rajonal dhe ka një bashkëpunim të gjerë bujqësor."- tha Ekonomi.
Ndërkohë nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama tha se janë 27 mijë fermerë që kanë përfituar ndihmë nga shteti në të gjitha nivelet.
Lajmi kryesor:
Akset e reja turistike/ Rama: Pogradeci më parë ka qenë si zonë e luftës së ftohtë, tani ka marrë ajër! Shalsi: Ishin xheloz për Korçën (VIDEO)
K.T.//ReportTv.al