Mbetet mister ngrodhja e breshkave të ujit, mbi 10 të gjetura buzë Adriatikut

5 Qershor 2020, 19:20| Përditesimi: 5 Qershor 2020, 19:30

  • Share

Një tjetër breshkë e llojit Careta Careta është gjendur pa jetë  në Vlorë. Mbi 9 të tilla janë gjetur edhe vitin e kaluar buzë Adriatikut. Të njëjtin shqetësim po e përjeton edhe Italia. Ekspertët e mjedisit dhe veterinerët në vendin fqinjë dyshojnë se shkak mund të jetë ndotja e ujit ose një bakter vdekjeprurës.

Janë mbi 9 të tilla që kanë dalë në brigjet e Adriatikut muajt e fundit.

Të njëjtin shqetësim e kanë përjetuar edhe në Itali duke shtuar dyshimet dhe misteret mbi shkaqet e ngordhjeve të papritura të këtyre specieve ujore.

Ndaj breshkave 'kurriz lëkurore' nuk janë përjashtuar dyshimet se kanë ndërruar jetë nga i njëjti bakteri vrasës që në vitin 2013 shkaktoi ngordhjen e 200 të tillave në ujrat midis Abruzzos dhe Puglias. Por mund të kenë ndikuar edhe faktorë të tjerë siç janë ndotja, apo mpirja e trupit.

Breshkat Careta-Careta rriten në ujëra të kripur. Ato janë të zakonshme në detin Mesdhe kryesisht dhe detin Adriatik.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ylli: 28/06/2020 23:49

    KANE ngrene pastike ,,,prandaj ngordhin,,,jemi popull i mire ne ,,i hedhim shishet ne det..

    Përgjigju
  • Lezh: 06/06/2020 07:45

    Vetëm në Vlor baen kto gjana, turp dhe harram!

    Përgjigju
  • Lala: 06/06/2020 07:02

    Po fillon shpërbërja e raketave dhe predhave radioaktive që zbrazeshin në Adriatik në kohën e luftës NATO-Sebi. Radioaktiviteti bën punën e vet edhe për shumë probleme të tjera të "pashpjeguezhme,, !!!???

    Përgjigju
  • Iris: 06/06/2020 00:40

    Ekspertet tu bejne nje nekrospi ,mund te gjejne bakterie,helmim te organizmit nga derdhjet e rrezikshme qe perfundojne ne det ,pasoja nga rritja e temperatures te ujit,tu kontrollohet stomaku mund ta kene plot me qese plastike qe I gelltisin se u duken si kandila deti etj.

    Përgjigju
  • Elbasanasi: 05/06/2020 20:25

    Po mire more po edhe breshkat nuk i lene të qeta lapt? Car dreq populli nga na mbiu?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?