Sociale

Mbeti i pa strehë pas zjarrit, Bashkia Korçë i shkon në ndihmë Ndreko Lakos pas apelit të Report Tv! Pritet rindërtimi i banesës

13 Dhjetor 2024, 20:51| Përditesimi: 13 Dhjetor 2024, 21:11

  • Share

Një ditë pas djegies së plotë të banesës dhe apelit të Ndreko Lakos për ndihmë përmes ekranit të Report Tv, kanë ardhur dhe reagimet e para.

Bashkia e Korçës dhe Emergjencat Civile pranë kësaj bashkie kanë marrë masat emergjente për sigurimin e kushteve të përshtatshme për këtë shtetas. Së pari janë dërguar pako ushqimore dhe higjiene, gjithashtu dhe orendi shtëpiake provizore.

“Dje punonjëist e Bashkisë më sollën ushqime, krevat, dyshekë, batanije, jastëk dhe peshir. Shumë faleminderit Bashkisë për ndihmën. Do vijnë prapë të më ndihmojnë. Faleminderit juve dhe bashkisë që po ndihmojnë”, thotë Ndreko Lako për Report Tv.

Ndërsa pritet që e gjithë banesa e djegur ti nënshtrohet rikonstruktimit brenda pak kohësh. Së bashku me pushtetin vendor ndihma për 62-vjeçarin kanë ofruar dhe organizata lokale.

Reagimi nga Kryetari i Bashkisë Korçë Sotiraq Filo, Prefekti i Qarkut Korçë Nertil Jole, Kryetari i Këshillit të Qarkut Erjon Nexhipi dhe Drejtori i Emergjencave Civile në Bashkinë Korçë Arjant Qasolli. Vetë krerët e këtyre institucioneve janë angazhuar për zgjidhjen përfundimtare të kësaj problematike.

1734120394_page.jpg

SI.E./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?