Një shpërthim në një biznes tronditi qytetin e Lushnjes ditën e sotme. Si pasojë 1 person ka ndërruar jetë, ndërsa 10 të tjerë janë plagosur, mes tyre edhe deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela, në pronësi të të cilit është biznesi. Deputeti Çela është deputet i Lushnjes prej dy mandatesh, i dalë nga lista shumëemërore e Partisë Socialiste.
Karrierën e tij politike e nisi që në vitin 1991, kur u zgjodh anëtar i PS në Kongresin e parë pas shembjes së diktaturës. Nga viti 2002 deri në vitin 2006 ka qenë Sekretar Organizativ i Rrethit të Lushnjës.
Prej vitit 2012 është kryetar i PS së rrethit Lushnjë. Sa i përket karrierës profesionale ai ka mbajtur më parë poste të niveleve të ndryshme në administratë.
Ditën e sotme ai ishte pjesë e Komisionit të Sigurisë dhe më pas ka lëvizur nëpër kapanone dhe magazina, në të cilin ndodhi edhe shpërthimi.
Lajmi kryesor:
E rëndë në Lushnjë/ Vinçi prek linjën e tensionit, shpërthen në flakë! Vdesin babë e bir! Mes 7 të plagosurve deputeti i PS, Bujar Çela (VIDEO + FOTO)
G.K//ReportTv.al