LUSHNJË - Një shpërthim i fuqishëm në një kompleks magazinash, zonë industriale në Lushnje, i mori jetën babë e bir e plagosi 7 persona mes tyre edhe deputetin e PS-së, Bujar Çela, i cili ndodhej në biznesin e tij.
Shpërthim ndodhi rreth orës 15:30 (1 mars 2024) në vendin e quajtur "Rrethrrotullimi i Plasmasit", në një kapanon në ndërtim në qytet dhe shkak u bë një incident, teksa një vinç që po punonte në magazinë preku telat e tensionit të lartë.
"Dyshohet se gjatë punës, një vinçier duke drejtuar një vinç, aksidentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm" informoi policia e Lushnjes.
Si pasojë e shpërthimit viktimë kanë mbetur babë e bir, Roland dhe Elidion Hoxha 51 e 24 vjeç ndërsa 7 të tjerë u plagosën, përfshirë edhe deputetin Bujar Çela i cili i është nënshtruar një operacioni. Ky i fundit dhe Sokol Lumi po marrin trajtimin mjekësor te spitali i Traumës në Tiranë, ndërsa 5 të tjerët patën lëndime më të lehta dhe morën ndihmë mjekësore në spitalin e Lushnjës.
Të vdekur
Roland Hoxha
Elidon Hoxha
Të plagosurit
1- Sajmir Korreshi
2- Sokol Lumi (në gjendje të rëndë te spitali i Traumës
3- Bujar Çela (deputet i PS) në operacion te spitali i Traumës
4- Ervis Sharka
5- Lunedi Golemi
6- Ilia Sota
7-Erigjet Gorovelli
Ambulancat e Spitalit të Lushnjës vërshuan për të plagosurit, por gjetën pa jetë drejtuesin e vinçit Rolandin dhe në gjendje të rëndë djalin e tij Elidionin të dy mbi vinç. I riu humbi jetën teksa transportohej për në qendrën spitalore të Traumës, drejt të cilës mbërriti një tjetër i plagosur 41 vjeç dhe deputeti Bujar Çela që sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetën.
Mbetet i paqartë shkaku i këtij incidenti gjatë që përfundoi në tragjedi për familjen Hoxha, por përmasat mund të ishin më të rënda, nisur nga pasojat.
Në videon e shpërthimit pas kontaktit të vinçit me linjën e tensionit të lartë, shfaqen objekte me presion të lartë në flakë ku dyshohet se mund të ketë pasur bombola oksigjeni në këto ambiente pune që kanë nxitur shpërthimin e fuqishëm. Me kërkesë të organeve hetimore që po kryejnë ekspertizat e nevojshme, OSHEE stakoi energjinë elektrike të linjës 35kV Plasmas-Hysgjokaj për disa orë duke lënë për disa orë pa drita njësitë administrative, Hysgjokaj, Karbunarë e Vogël dhe Ballagat
Në pamjet e Report Tv shihet se shpërthimi ka rrënuar kolonat e betonit, gropa të thella në tokë dhe shkatërrim të makinerive të rënda që ndodhen pranë magazinave. Dëme të shumta shpërthimi ka shkaktuar në banesat dhe bizneset përreth. Një prej banorëve i cili pranë banesë kishte edhe një biznes të familjarit të tij, rrëfeu për Report Tv tmerrin e përjetuar duke theksuar se dëmet kapin shifrën e më shumë se 200 mijë eurove.
Sipas ekspertëve për Report TV, një shkatërrim i tillë shkaktohet nga lëndë eksplozive apo lëndëve shpërthyese si gaz.
Shenim: Raportuan për ngjarjen gazetarët e Report Tv Sokol Dema, Yljet Saliasi në Lushnje dhe Keti Banushi në Tiranë
Në redaksinë online punuan gazetarët: Beklie Koltraka, Bledar Velia, Gersi Kokonozi, Suela Gera.
Report Tv ka zbardhur emrat e të gjithë personave të plagosur në shpërthimin tragjik të pasdites së sotme në Lushnjë ku mbetën të vdekur babë e bir Roland dhe Elidion Hoxha.
Mësohet se të plagosur në total kanë mbetur 7 persona:
Foto: Roland Hoxha, i biri Elidion Hoxha
Report Tv ka siguruar foton e Roland dhe Elidion Hoxhës, babë e bir që ndërruan jetë shpërthimin e fuqishëm sot në Lushnjë. Sipas informacioneve të mësuara, djali i tij 24 vjeçar sapo ishte kthyer nga Italia dhe të dy ishin në ditën e parë të punës që rezultoi fatale pasi vinçi në të cilin ndodheshin, preku linjën e tensionit të lartë duke shkaktuar një shpërthim tepër të fortë.
Roland dhe Elidion Hoxha, babë e bir e kishin ditën e parë të punës dje në kapanonin në ndërtim aty ku ndodhi shpërthimi që i mori jetën të dyve dhe plagosi 7 persona mes tyre dhe deputetin e PS-se, Bujar Çela pronar. Kjo është bërë e ditur nga të afërm.
Të dy kanë qenë në vinçin që ranë kontakt me linjën e tensionit të lartë dhe shkaktoi shpërthimin në orën 15:30 të 1 marsit 2024, në vendin e quajtur "Rrethrrotullimi i Plasmasit" në Lushnje.
I ati humb jetën brenda në vinç, ndërsa djali ndërroi jetë disa orë më pas rrugës drejt spitalit të Traumës në Tiranë
Dyshohet se mund të ketë pasur bombola oksigjeni në këto ambiente pune që kanë nxitur shpërthimin e fuqishëm.
Fatkeqësisht kjo rezultoi të ishte dhe dita e fundit e tyre.
Pas shpërthimit të fuqishëm që tronditi Lushnjën si pasojë e rënies së kontakt të vinçit me linjën e tensionit të lartë, OSHEE ka njoftuar stakimin e linjës 35kV Plasmas-Hysgjokaj për disa orë me kërkesë të organeve hetimore që po hetojnë rastin e rëndë.
Për pasojë, për disa orë pa energji elektrike do të jenë njësitë administrative, Hysgjokaj, Karbunarë e Vogël dhe Ballagat në Lushnjë.
Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu ndodhet në spitalin e Traumës ku po sheh nga afër gjendjen e dy të plagosurve nga shpërthimi në Lushnje, konkretisht të deputetit Bujar Çela dhe një punonjësi që janë në sallën e operacionit.
Në një intervistë për Report Tv, Skerdjan Zaimi një prej banorëve të zonës ku ndodhi shpërthimi në Lushnjë, tha se dëmet materiale në banesën dhe biznesin ku punonte së bashku me familjarët e tij ishin tepër të mëdha.
Sipas tij dëmi për biznesin e elektroshtëpiakeve llogaritet mbi 200 mijë euro, ndërsa rrëfeu edhe momentin e shpërthimit duke treguar se, punëtorët dhe familjarët kishin përjetuar momente tmerri me xhamat që binin përreth tyre.
“Isha duke punuar poshtë. Fëmijët ishin duke luajtur këtu, njerëzit e tjerë në dhomën e pritjes. Për momentin thjesht mendova për ata, u ngjita lart, i kapa i nxora jashtë thjesht të shpëtonim ata pa menduar gjë tjetër.
Falë Zotit nuk kemi asnjë dëmtim në njerëz. 4 anëtarë jemi në familje, në total ishim 10 persona që rrezikoheshim.
(Dëmet në biznesin e elektroshtëpiakeve) Biznesin e ka kunati, po punoj edhe unë me të. Nuk e nxjerrim dot vlerën por llogaritet rreth mbi 200 mijë euro. Vala goditëse ishte goxha e fuqishme. Nuk po merrnim vesh cfarë po ndodhte. Një zhurmë shumë e madhe, xhamat binin gjithandej, fëmijët të trembur”- u shpreh banori i zonës për Report Tv.
Deputeti socialist Bujar Çela i cili mbeti i plagosur nga shpërthimi në një objekt në pronësi të tij në Lushnjë, i është nënshtruar operacionit në spitalin e Traumës. Shefi i Urgjencës së Traumës Gjovalin Bushi u shpreh se deputeti ka dëmtime në pjesën e barkut, por gjendja e tij është stabël.
“Deputeti ka ardhur para 1 ore. Është intervenuar në kirurgjinë e Lushnjës, kanë parë dëmtime të mëdha i kanë dhënë ndihmën primare. E sollën këtu, këtu e riekzaminuam dhe tani sapo u fut në sallë. Ka dëmtime te barku, ka edhe brenda në abdome. Si gjendje deputeti që nga momenti që erdhi dhe tani është stabël. Besoj se do jetë një ndërhyrje pak e gjatë. Ka shumë dëmtime, metalike që duhet të largohen… ", kështu tha Bushi.
Ndërkaq Bushi është shprehur se edhe i lënduari tjetër nga shpërthimi është në gjendje të stabilizuar shëndetësore.
"Eshtë në sallë duke u operuar, gjendja është stabël, flas për 41 vjeçarin", shtoi ai.
Kryebashkiakja e Lushnjës Eriselda Sefa ka shkuar në spitalin e Traumës, aty ku janë transportuar dy nga të plagosurit e shpërthimit të rëndë në një kapanon në ndërtim në qytetin e Lushnjes në pronësi të deputetit PS, Bujar Çela.
Në momentin kur ka ndodhur shpërthimi i fortë në Lushnjë, ku humbën jetën babë e bir dhe u plagosën shtatë të tjerë, dyshohet se vinçi ka qenë duke ngritur bombola me oksigjen që po përdoreshin për saldim. Gazetari i Report TV Sokol Dema sjell pamje ku shihet se në vendin ku ka ndodhur shpërthimi është hapur një gropë.
Shpërthimi i fortë në kapanonin në pronësi të deputetit Bujar Çela, ka shkaktuar dëme të shumta në disa biznese dhe banesa përreth.
Në pamjet e siguruara nga Report Tv, në një dyqan elektroshtëpiakesh shihen televizorë dhe kondicionerë të rrëzuar e shkatërruar si pasojë e tronditjes së madhe që ka pësuar zona pas shpërthimit që erdhi nga rënia në kontakt e vinçit me linjën e tensionit të lartë.
Deputeti i PS, Bujar Çela ka mbërritur në spitalin e Traumës ku do t’i nënshtrohet një trajtimi mjekësor më të specializuar. Burime bëjnë me dije se deputeti ka marrë plagë të rënda por reagon dhe momentalisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ministri i Brendshëm Taulant Balla në një prononcim për median nga vendi i ngjarjes tregon çfarë dimë deri tani nga shpërthimi që ndodhi sot pasdite tek rrethrrotullimi i plastmasit.
"Sot pasdite, rreth orës 15:37 minuta në zonën industriale të Lushnjes pranë një kompleksi magazinash ka ndodhur një shpërthim ndoshta i shkaktuar për shkak të kontaktit me linjën e tensionit të lartë. Dhe si pasojë e këtij kontakti, për shkak të shkarkimit të rrymës së tensionit të lartë duhet të ketë shpërthyer një mjet eskavator, i cili po bënte punimet në atë zonë. Për pasojë ka humbur jetën në mënyrë të menjëhershme manovratori i këtij mjeti. Në atë zonë bashkë me persona të tjerë që janë 7 në total të plagosur është gjendur edhe deputeti i Lushnjes, Bujar Çela, i cili ka marrë një plagë për shkak të shpërthimit.
Vlerësimin përfundimtar do ta jap një hetim i plotë. Këto janë informacione paraprake të dhëna nga policia e shtetit dhe nga ato pak deklarime që janë marrë. Të presim hetimin e plotë", tha Balla.
Djali i vinçierit, që humbi jetën nga shpërthimit, nuk mundi t'iu mbijetojë plagëve dhe vdiq gjatë rrugës për në spitalin e Traumës.
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka vizituar në spitalin e Lushnjës të plagosurit që po marrin ndihmën mjekësore pas shpërthimit të fuqishëm në kapanonin pranë fabrikës ku punonin.
Më herët, në spitalin e Lushnjës iu nënshtrua një operacioni deputeti Bujar Çela i cili më pas është transportuar drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar, por jashtë rrezikut për jetën.
Ka shkuar në 2 numri i personave që kanë humbur jetën nga shpërthimi që ndodhi në Lushnjë pasditen e sotme. Pas vinçierit, Roland Hoxha (Vreçani), mësohet se ka humbur jetën edhe djali i tij 24 vjeçar Elidion Hoxha (Vreçani) i cili po transportohej drejt Traumës.
Bëhet me dije se i riu ka qenë brenda vinçit kur mjeti i punës ka rënë në kontakt me rrjetin e tensionit të lartë elektrik.
Ministri Balla u gjend menjëherë në vendngjarje sot dhe më pas në spitalin e Lushnjes i shoqëruar edhe nga kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj.
Në atë zonë bashkë me persona të tjerë që janë 7 në total të plagosur është gjendur edhe deputeti i Lushnjes, Bujar Çela, i cili ka marrë një plagë për shkak të shpërthimit. Nuk jam një mjek të jap detaje por mund t’ju them që plaga është arritur të izolohet edhe ky i plagosur është nisur për një trajtim të specializuar në Qëndrën Kombëtare të Traumës. Në total janë 3 persona të plagosur të cilët janë nisur për trajtim të specializuar në Qëndrën Kombëtare të Traumës. Dhe siç e keni parë ndihma e parë e dhënë këtu ka qenë kyçe për të shpëtuar jetën e personave të plagosur. Ndërkohë policia e shtetit në bashkëpunim me prokurorinë po vijon punën për të kërkuar shkaqet dhe përgjegjësitë në këtë rast, do ta quaja tragjedi", tha ministri për mediat.
Balla konfirmoi se një prej të plagosurve është edhe djali i vinçierit që ndërroi jetë.
"Njëri prej tyre është në gjendje shumë të vështirë. Djali i vinçierit është gjendur pranë në mjet dhe për pasojë nisur edhe nga gjendja e personit që ka humbur jetë kuptohet që bëhet fjalë për një shpërthim brenda mjetit. Policia ka konkluduar si arsye të shpërthimit paraprak shkarkesën e energjisë elektrike.
Me bashkinë do fillojmë menjëherë të vlerësojmë dëmet e shkaktuara në zonën përreth sepse shpërthimi ka qenë i fortë. Pothuajse të gjitha ndërtesat përreth kanë pësuar dëme. Duhen vlerësuar dëmet dhe duhet të marrim masat nëse do duhet të strehojmë ata që kanë nevojë për mbështetje.", tha Balla.
Skënder Brataj, drejtor i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore ka bërë me dije se një prej të plagosurve nga shpërthimi në Lushnjë është në intubim për shkak të djegieve të rënda që ka pësuar.
Brataj tha se 3 persona nga 7 të plagosurit janë transportuar drejt Traumës dhe repartit të kirurgjisë plastike të QSUT në Tiranë.
“Janë 3 persona që po transportohen drejt spitalit të Traumës dhe repartit kirurgjisë plastike të QSUT-së të në gjendje të rëndë ndërsa 3 të tjerë janë trajtuar në spitalin e Lushnjës. Pacientët që janë më rëndë kanë pësuar djegie më të mëdha. Pacienti në gjendje më të rëndë ka përqindje më të lartë të djegieve edhe në fytyrë, gjë që i vështirëson rrugët e frymëmarrjes. Ai u intubua menjëherë”- u shpreh Brataj.
Ky është momenti kur njëri prej 3 të plagosurve në gjendje të rëndë nga shpërthimi i fuqishëm në Lushnjë ka mbërritur në spitalin e Traumës.
Ndërkohë mësohet se më vonë pritet të mbërrijnë edhe 2 prej të plagosurve të cilët po ashtu ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Roland Hoxha (Vreçani) është personi që ka humbur jetën në shpërthimin e fuqishëm që tronditi Lushnjën pasditen e sotme. Policia në një reagim zyrtar bën me dije se shkak për shpërthimin e ndodhur në një kapanon në pronësi të deputetit të PS Bujar Çela, ishte rënia në kontakt me linjën elektrike të vinçit që drejtohej nga Roland Hoxha.
Për pasojë, mësohet se 7 persona të tjerë, punonjës pranë kapanonit, kanë mbetur të plagosur. Ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Rreth orës 16:05 në vendin e quajtur "Rrethrrotullimi i Plasmasit", në një kapanon në ndërtim dyshohet se gjatë punës, një vinçier duke drejtuar një vinç, akisdentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm.
Si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën shtetasi R.H., dhe janë plagosur tetë shtetas mes tyre dhe deputeti B. Ç., të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjeksore.
Menjëherë nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier dhe Komisariati i Policisë Lushnjë është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimit”- njofton policia.
Një shpërthim në një biznes tronditi qytetin e Lushnjes ditën e sotme. Si pasojë 1 person ka ndërruar jetë, ndërsa 10 të tjerë janë plagosur, mes tyre edhe deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela, në pronësi të të cilit është biznesi. Deputeti Çela është deputet i Lushnjes prej dy mandatesh, i dalë nga lista shumëemërore e Partisë Socialiste.
Karrierën e tij politike e nisi që në vitin 1991, kur u zgjodh anëtar i PS në Kongresin e parë pas shembjes së diktaturës. Nga viti 2002 deri në vitin 2006 ka qenë Sekretar Organizativ i Rrethit të Lushnjës.
Prej vitit 2012 është kryetar i PS së rrethit Lushnjë. Sa i përket karrierës profesionale ai ka mbajtur më parë poste të niveleve të ndryshme në administratë.
Ditën e sotme ai ishte pjesë e Komisionit të Sigurisë dhe më pas ka lëvizur nëpër kapanone dhe magazina, në të cilin ndodhi edhe shpërthimi.
Deputeti i PS, Bujar Çela i është nënshtruar një operacioni në spitalin e Lushnjës si pasojë e plagëve të rënda të marra pas shpërthimit të fuqishëm në magazinën që kishte në pronësi në Lushnjë.
Burime bëjnë me dije se gjendja e tij është e qëndrueshme. Ndërsa edhe 3 prej 10 të plagosurve janë nisur drejt spitalit të Traumës për trajtim më të specializuar mjekësor.
Policia ka rrethuar magazinë ku ka ndodhur shpërthimi, ndërsa ambulancat kanë dërguar në spital të plagosurit. Në vendin e ngjarjes ndodhet dhe vetë ministri i Brendshëm Taulant Balla.
Vinçi në magazinë ra në kontakt me tensionin e lartë.
A lejohet te ndertohet poshte linjave te transmetimit te energjise elektrike??? Sigurisht qe jo por.....
PërgjigjuJa si menaxhohet Shqipëria nga politikanët. Shiko bizneset e tyre dhe e kupton.
PërgjigjuDeputeti PS me deputetin e PD kështu i kanë bizneset së bashku në tragjedi
Ngjarje e rende. Meqe nje deputet qenka i perfshire e do puna te hetije SPAK. Kjo media jep detaje se deputeti eshte dhe "pronari" pra ne kundershtim me kushtetuten.
PërgjigjuIshte Dita e parë e punës për viktimat! Mashtrim partitesk. Tani ishte tensioni i lartë aty më parë, apo biznesi i deputetit më parë. Unë propozoj që biznesi ishte më parë aty. Fajin e ka shteti që ndërtoi shtyllat aty!
Ngushëllime familjes Hoxha! Shërim të shpejtë të plagosurve! Një pyetje kam. Ndërtimi në fjalë është me leje apo pa leje?!
Përgjigjuja ti si mendon, ka nevoje deputeti per leje.
Linjat e tensionit të lartë mbi biznes janë pa leje? Tani viktimat që punonin aty me vite çdo ditë e kishin si ditën e parë. Dmth në të zezë derisa ...tragjedia dhe sot filluan punë, plus që jemi një familje
Nuk mund të vazhdohet duke numëruar viktimat e ngushëlluar familjarët,shteti ( në qoftëse ekziston )duket të kontrolloj se respektohen rregullat e siguris në punë.
Përgjigjume kete video ju uroj nje jave te mbare...
PërgjigjuDuhet me e dit gjithkush qe tensioni lart ne distancen 3 metra krijon fush magnetike e te thith qe nuk duhet ti afrohet askush se te shkatrron 20.000 mijvolt!!!!
Përgjigjushqipnija veni i rrumpalles,
PërgjigjuSiguria teknike ne venin tone asht xero,na per çdo gja thona sprish pun kjo e sprish ajo!!
PërgjigjuNgushëllime familjareve te viktimave, por vetem nje gje kam si ka mundësi keta njerëzit me pushtet dhe ne raste ekstreme si gjen gje. E cudtishme gjithmonë shpëtoin.
PërgjigjuMiko kte desha me shkrujt dhe un më vlla.. shko mer zoti bab e bir e kto hajdutët si gjen gjo. Dëmtime kalimtare e mas 2-3 ditësh çohen nkom e vjedhin 2fish ..
Kjo eshte shqiperia qe kane ndertuar, me linja si merimange, pa infrastrukture, qytete horror, vjedhje, pa plan, e mbi te gjitha me cmime tmerresisht te larta per shkak te trafikut te droges qe i financon. Kjo e fundit e ben te pamundur rregullimin sado te vogel te ndonje qyteti pasi qe ne investim cdo gje kushton 3-4 fish e vleres reale ekonomike.
PërgjigjuHajde Analize qe ke bere Ardit. Duhet te jesh profesor. Ça lidhje ka merimanga, duhet te ruhen distancat. Avash, te behet ekspertiza e ngjarjes dhe dalin pergjegjesite
Ngushellime familjes vercani Kush ka njohje me fatkeqet tna japin me shum per kete qe ndodhi
PërgjigjuNgushellime per viktimen dhe te shkuara Deptutetit nga ana njerzore, pastaj pjesa tjeter e medaljes , poshte tensionit te larte nuk ndertohet une kam nje toke qe e kam anash dhe sme lejojne , babezia e pushtetit
PërgjigjuPunojnë në të zezë dhe kur ndodh tragjedia thotë partia ishte dita e parë e punës nuk e dinin se tensioni ishte ndërtuar pa leje sipër biznesit.
Sa qesharak je! Deputeti është për tu arrestuar or idiot se për faj të tij vdiqën babë e bir, ti i thua të shkuara! Ku i kishte kushtet teknike për punimet që po bënte?! Si stë vjen turp nga vetja që i lëpin bythën!
pushtetaret tane jo vetem qe paguhen kot nga leket tona, po edhe na vrasin ne mes te dites ...
PërgjigjuKur ndodhin ngjarje te tilla tragjike, ne kujtohemi per problemet e medha qe kemi me sigurine, me pushtetaret dhe me cdo aspekt tjeter te jetes qe fshihet ne "spektaklet" e organizuara nga kryeministri.
Përgjigju