Ilir Alimehmeti

Politikë

Mbeti jashtë parlamentit, Alimehmeti falënderon mbështetësit: Ky rezultat nuk është fundi, por fillimi i një rrugëtimi të gjatë e të ndershëm

20 Maj, 09:30| Përditesimi: 20 Maj, 09:38

  • Share

Ilir Alimehmeti, një ndër kandidatët më të votuar të PD në qarkun e Tiranës por që nuk mundi të kalonte Jorida Tabakun për të siguruar mandatin, ka falenderuar mbështetësit për votën që i dhanë. Në një reagim në rrjete sociale, Alimehmeti thotë se është mirënjohës, ndërsa shton se fushata nuk ishte thjesht një sfidë elektorale por edhe një thirrje për ndërgjegje dhe bashkim rreth vlerave.

“Kjo fushatë nuk ishte thjesht një sfidë elektorale – ishte një thirrje për ndërgjegje, për bashkim rreth vlerave që na bëjnë njerëz: ndershmëria, puna, dinjiteti.”, shkruan Alimehmeti.

Më tej, ai shkruan se ky rezultat nuk është fundi, por fillimi i një rrugëtimi të gjatë e të ndershëm.

“Rezultati nuk është fundi – është fillimi i një rrugëtimi të gjatë dhe të ndershëm, që do të vazhdojë me të njëjtin përkushtim, pa u ndalur.”, shton ai.

Një ditë më parë, në një intervistë për Report TV, Alimehmeti, drejtoi gishtin te sistemi zgjedhor, teksa tha se “maestrot” kanë bërë që të zbehin rëndësinë e votës. Ai tha se edhe opozita duhet të reflektojë ndërsa kritikoi indirekt edhe mbështetësit e Berishës, teksa tha se kanë qenë thuajse inekzistent në fushatë, pasi ishin të sigurtë në lista të mbyllura.

Reagimi i plotë:

Të dashur qytetarë, miq e bashkëluftëtarë të ndershmërisë,

18.125 herë ju i thatë “po” shpresës, ndryshimit dhe të vërtetës.

18.125 zemra besuan se politika mund të jetë ndryshe – më njerëzore, më e drejtë, më pranë qytetarit. Për këtë, ju jam thellësisht mirënjohës.

Kjo fushatë nuk ishte thjesht një sfidë elektorale – ishte një thirrje për ndërgjegje, për bashkim rreth vlerave që na bëjnë njerëz: ndershmëria, puna, dinjiteti.

Çdo votë që hodhët nuk ishte vetëm për një emër, por për një mënyrë të re të të bërit politikë.

Ju faleminderit që qëndruat krah meje, që më dhatë forcë me fjalët, buzëqeshjet dhe besimin tuaj. Faleminderit që më lejuat të jem zëri juaj.

Rezultati nuk është fundi – është fillimi i një rrugëtimi të gjatë dhe të ndershëm, që do të vazhdojë me të njëjtin përkushtim, pa u ndalur.

Me gjithë shpirtin,

Ilir Alimehmeti


Postimi i Alimehmetit 

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kalon për gjykim për dosjen Partizani, a do të ketë drejtësi?