DURRËS – Një vit pasi u vendosën në Porto Romano të Durrësit, ka nisur nën masa të rrepta sigurie marrja e mostrave nga kontejnerët me mbetje të dyshuara toksike të furrave të çelikut të Kombinatit Metalurgjik të Elbasanit dhe do të dërgohen për t’u analizuar në një laborator në Itali. 102 kontejnerët që kishin destinacion Tajlandën, u kthyen në tetor 2024, pasi organizata mjedisore “Basel Action Network” ngriti alarmin se brenda mund të kishte mbetje të rrezikshme.
Suela Beluli, Prokuroria e ngarkuar me këtë çështje, ka “zbarkuar” në terren. Të pranishëm janë edhe një grup ekspertësh të Laboratorit Shkencor të Tiranës, të pajisur me të gjithë infrastrukturën e nevojshme si kostume maska, doreza, kuti hermetike, kamera etj. Burimet bëjnë me dije se ata po marrin mostrat nëpër konteinerë dhe do t’i dërgojnë drejt Italisë për analiza. Ky proces po monitorohet me kamera dhe pritet të zgjasë disa ditë.
Në verën e vitit që shkoi një sasi prej 102 konteinerësh të nisur nga porti i Durrësit bënë xhiron e botës pasi i kthyen mbrapsht nga Malajzia në Durrës për shkak të një denoncimi se ato po transportonin 2100 tonë mbetje të dyshuara të rrezikshme. Konteinerët mbërritën në portin e Durrësit në fund të muajit tetor 2024. Prej andej ata u dislokuan në një mjedis privat në zonën e Porto Romanos ku ruhen non stop nga forcat e rendit dhe të survejuara me kamera sigurie.
Këto mbetje kanë dalë nga furrat e çelikut të Kombinatit Metalurgjik të Elbasanit, që administrohet nga kompania KURUM. Ato transportoheshin drejt Malajzisë nga kompania “Sokolaj” por alarmi i dhënë nga organizata mjedisore “Basel Action Network” bëri që sasia prej 2,100 ton mbetje, të dyshuara të rrezikshme, të kthehet në portin e Durresit në tetor 2024.
Ngjarja shkaktoi mjaft debate mbi përgjegjësinë e institucioneve ndaj konteinerët u sekuestruan me urdhër të Prokurorisë së Durrësit dhe u depozituan në Porto Romano. Këtu ruhen prej një viti nga policia dhe zona monitorohet me kamera.
Burimet e prokurorisë thanë se çështja eshte regjistruar si hetim penal për kontrabandë me mallra të ndaluara, transport i mbetjeve të rrezikshme dhe shpërdorim detyre. Vonesa, sipas tyre, ka ardhur për shkak se nuk kanë gjetur në Shqipëri një laborator që plotësonte standardet ndërkombëtare.
Me përgjigjen e analizave që do të vijë nga Italia, organi i akuzës do të ketë të dhëna të sakta mbi përbërjen kimike të tonelatave me mbetje, përfshirë praninë e metaleve të rënda dhe substancave organike të rrezikshme, si dioksinat. Rezultatet do të jenë kyçe për të përcaktuar përgjegjësitë penale ndaj individëve, institucioneve dhe kompanive të përfshira në këtë ngjarje.
Komente

Tani u kujtua prokuroria per te mare mostrat ? Nuk kane faj te dhjamosurit nuk kishin kohe se do te mereshin si te perpilonte kallzimin Nesti Angoni qe te groposnin njeriun qe rregulloj Tiranen , heshtin per denigrimin qe u ben saliu ., nuk kane faj gjakpiresit e vendit .
Përgjigju