Mbetjet toksike të 'Kurum'/ Gazetari Doçi: Një pjesë u përdoren si çakull për asfaltin e Elbasan-Cërrik! Sazan Guri: Janë hedhur dhe në lumin Shkumbin

2 Shtator, 19:15| Përditesimi: 3 Shtator, 07:36

  • Share

Skandali i mbetjeve të Kompanisë Kurum ka hapur një debat të madh publik lidhur me gjetjen e fajtorit në këtë situatë, ku përveç kompanisë turke që dërgonte mbetje toksike drejt Tajlandës përgjegjësia bie edhe mbi instancat shtetërore.

Gazetari Adriatik Doçi ka zbuluar fakte dhe prova këto ditë lidhur me aktivitetin e kësaj kompanie që daton që prej kohës kur kryeministër ishte Fatos Nano dhe më pas Sali Berisha.

Për Arbër Hitajn në Studio Live Report tv, Doçi zbuloi se një pjesë e mbetjeve të Kurum, është përdorur për çakull si shtresë për të asfaltuar rrugën Elbasan-Cërrik. Kjo dëshmohet edhe me analizën e asfaltit të kësaj rruge por edhe prej dëshmive të ndryshme të banorëve të asaj zone.

'Në Bazel është hapur një portal për trafikun e mjedisit. Denoncimi i parë që është bërë në këtë portal, është denoncimi për dy anije të cilët janë larguar me 800 ton mbetje nga Durrësi në një destinacion të pacaktuar. Tashmë kjo çështje, ky denoncim fsheh një ajsberg gjigand kriminal. Çarë ka ndodhur me mbetjet e Kurum nga 2003 kur ka nisur aktivitetin dhe deri më sot. Një informacion tregon një gjë shumë shqetësuese. Sipas këtij informacion tregon se një pjesë e mbetjeve të Kurum janë përdour për çakull për të shtruar rrugën nga Elbasani në Cërrik.

Ftoj të bëjnë analizës  e shtresës poshtë asfaltit. Dëshmitarë tregohen se janë përdoru mbetjet për të shtruar rrugën. Besoj se është një veprimtari kriminale, e një grupi të organizuar kriminal. Edhe kompania Sokolaj, e kontraktuar nga Kurum nuk është një kompani sekondare, por ka historike që është futur në lojë 5 vitet e fundit. Në 2011 dhe deri në 2017 Kurum kishte në menaxhim terminalin e mbetjeve në Durrës. Iu hoq ky koncesion në 2017, shkoi në arbitrazh dhe ne fituam dhe befas nga 2017 deri më sot informacionet tregojnë se këto mbetje janë mbledhur për tu trafikuar në një rrugë të vetme. Sokolaj është shumë e rëndësishme, ka një aktivitet që shtrihet nga Kroacia deri në Durrës.

Është investuar dhe ka lidhje me segmente turke dhe me çështjet e biznesit mineral. Unë besoj dhe vlerësoj, sugjeroj që SPAK ta marr këtë dosje. Me gjithë respektin për Prokurorinë e Durrësit, kjo dosje është për këllqet që ka SPAK. Kemi të bëjmë me një grup kriminal.'

Sakaq, studiuesi dhe ambientalisti Sazan Guri thekson se me këto mbetje rrezikohet jeta e njeriut, pas Kurum çdo gjë që djeg, metalet e rënda përbëjnë rrezik kancerozegjene.

'Ka një fshehje të problemit, kur thuhet ndotje e mjedisit. Ndotje është shëndeti njerëzor. Qeveria edhe në rastin kur është aktor, edhe në rastin kur është indiferent, tregon se përgjegjësia bie sa mbi kompaninë por edhe për qeverinë. Mbetja është industriale. Kurum ka mbetje industriale, bota e përdor për mbetje të ngurtësuar kur nuk ka metale. Kurum prodhon mbetje nga furrnalta të rrezikshme. Çdo gjë që digjet prodhon hi, nuk është i zakonshëm, zink, hekur, nikel, gjithë metalet e rënda. Hyjnë në procesin jetësor të njeriut. Secili ka një organ në trup, ndikim shëndetësor, jetë kanceroze. Situata është më e rëndë. Kam video kur kam bashkëpunuar me prokurorinë në 2017. Prokuroria e Elbasanit e la përgjysëm.

Kemi shkuar në Kurum natën dhe pamë si punohej natën, nga ora 7, 8 deri në mëngjes. Tymi dilte me shtëllunga, si një vullkan nga dritaret nga çatia. 800 ton nuk është gjë me mbetjet që prodhon Kurum. Ka disa kukumale mbetjesh në Shkumbin. I ka derdhur në lum. Kompanitë e vogla nxjerrin ndonjë metal, por pjesa më e madhe ngel aty. Kurum bën lëshimin në ajër. Mbetjen e ka pranë një lumi. Nuk ma rrok mendja të kesh një incenerator pranë një lumi, kemi mbetje të pakontrolluar, mbetjet e hirta. Gjithë akumulimi i mbetjeve lidhen me Kurum, aty është rafineria. Të gjithë kanë një model, hedhje, flakje.

Shoh vetëm tym të zi. Matjet bëhen kur ti nxjerr avull, kur nxjerr tym. Ke ndotje në ajër, kur fotografi i prokurorisë në 1 të natës nuk e kapte dot. Kemi ndotje në ajër, kemi ndotje në ujë, ke ndotje e mbetjeve diku anije, diku mbetje në lum Shkumbinit.'

Ora 19:34
Adriatik Doçi zbulon: Bashkëshorti i mbesës së Berishës shfaqet në procesin e falimentit dhe rikthimit të kompanisë Kurum

 

Gazetari Adriatik Doçi solli fakte të reja në 'Studio Live' për Arbër Hitajn. lidhur me skandalin e mbetjeve të Kurumit. Sipas tij koncesionin e parë kompania Kurum e ka marrë prej Ilir Metës në kohën kur kryeministër ishte Nano dhe më tej ka marrë mjaft koncesione nga qeveria Berisha.

'Kurum ka ardhur në 1998. Besohet se dy shtyllat e tij kryesore, janë Ilir Meta dhe Sali Berisha. Koncesionin e parë e ka marrë në 2003 në kohën e Nanos por letrat i ka bërë Meta. Në 2011 ka marrë koncesionin e kontejnerëve nga Sali Berisha. Ka marrë dhe 4 hidrocentrale. Është një koncesion që është referuar në SPAK. Ka patur një vendim mos fillimi, sot pritet vendimi i GJL, për këtë dosje nëse duhet hetuar nga SPAK. Përpos 4 hidrocentraleve, gjithë favorizimet i janë bërë në 2013 para se të largohej Berisha.

I ka dhënë 67 ha tokë në Spille për park industrial. Nuk ka sot park industrial në Durrës. I ka dhënë dhe fabrikën e ferrokromit në Cërrik. Që për një muaj e shiti për skrap. Ka marrë nga tatimet mbi 30 milion euro dhe kam dyshime se ka kryer evazion fiskal. Këto janë vetëm disa nga favorizimet e pushtetit të Berishës që i ka bërë Kurum. Kurum i ka shitur, është përfshirë në veprimtari zhvatëse dhe pushteti pas 2013 i ka dhënë fushë të lirë Kurum të vazhdojë veprimtarinë. Ka përgjegjësi për mosveprim ndaj Kurum dhe përulje ndaj Kurum. Ka patur disa hetime, Prokuroria shqiptare nuk ka bilanc pozitiv për ndotësit e ambientit', tha Doçi.

Sakaq, Doçi zbulon se bashkëshorti i mbesës së Berishës, është përfshirë në procesin e falimentit të Kurum dhe më pas të rikthimit nga falimenti të kësaj kompanie, aq sa u ndryshua dhe ligji i falimentit.

'Bashkëshorti i mbesës së Sali Berisha, bashkëshorti i Shpresa Breçanit, shfaqet në procesin e falimentit dhe rikthimit të falimentit të kompanisë Kurum. Janë tërhequr nga falimenti dhe ka patur ndryshim të ligjit të falimentit, janë përfshirë dhe këto personazhe që kanë dhënë ekspertizën e tyre, taraf të familjes Berisha. Ngre dyshimin e arsyeshëm që familja Berisha është e lidhur me interesa financiare dhe kriminale të kompanisë Kurum, mbase janë dhe pronarë të Kurum', shtoi gazetari.

Ora 18:59
Skandali me mbetjet e Kurum/ Deputetja e PD-së, Zheni Gjergji: Kompania ka qenë target i sulmeve tona, nuk e di çka ndodhur para 2013

Deputetja e Partisë Demokratike, Zheni Gjergji foli në lidhje direkte, me ‘Studio Live’ në Report Tv për skandalin me mbetjet të Kompanisë Kurum. Gjergji tha për gazetarin Arbër Hitaj se emergjencat mjedisore në Elbasan kanë nisur që në vitin 2007 kur në bashki erdhën socialistët.

'Skandali i mbetjeve toksike nuk është një çudi, pasi emergjenca mjedisore duke përfshirë edhe këto mbetje, ka vite që është. Nga 2007 bashkia Elbasan udhëhiqet nga socialist dhe që atëherë është ngritur alarmi për ndotje mjedisore. Atëherë u quajt si nisëm e marrë nga kryetar i bashkisë, por ishte këmbëngulja e këshilltarëve të bashkisë Elbasan. Kur morëm vesh që brenda ndotjes mjedisore bëhet fjalë edhe për ndotje toksike, që bashkia nuk ka qenë asnjëherë transparent.'

Më tej ajo thekson se Kurum ka qenë target i sulmeve të PD-së, jo ashtu siç pretendohet se PD nuk është kapur shumë me kompaninë turke Kurum.

'Në asnjë moment nuk mund ta pranoj. Nëse shikoni faqen time FB e kemi denoncuar ndotjen e kompanisë Kurum sidomos pas orës 10 kur vendon të punojë dhe nuk vendos asnjë filtër. Kështu që Kurum ka qenë target i sulmeve tona, në këtë rast bëhet fjalë për diçka më të madhe dhe nuk kanë mbrojtjen tonë. Mendoj se nuk ka asnjë përkrahje, jemi të hapur që edhe Kurum të jetë transparente jo vetëm me qeverinë por edhe me qytetarët e Elbasanit. E ka përgjegjësinë që të jetë transparent dhe të deklaroj të vërtetën, nëse janë këto mbetje të Kurum apo edhe të kompanive të tjera.'

Sakaq, Gjergji thotë se kësaj çështjeve do i shkojë deri në fund.

'Kemi kërkuar interpelancë urgjente me Ramën. Unë kam bërë kërkesë ministrive që menaxhojnë këtë situatë, nëse është transport i mbetjeve toksike dhe a i takojnë kompanisë Kurum. Ne do ti shkojmë deri në fund çështjeve toksike.'

Ndërsa për aktivitetin e Kurum para vitit 2013 gjatë qeverisjes së Berishës, Gjergji thotë se nuk ka informacion.

'Nuk kam informacion për periudhën para 2013, por di të them se ndotja ka qenë e vazhdueshme dhe kemi kërkuar transparencë nga Kurum. Ishin mediat e huaja, që e kanë ngritur këtë alarm. Mendoj se tashmë jemi në kohën për të vënë përgjegjësitë kryesorë para drejtësisë.'

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Elsa: 03/09/2024 10:06

    Ky Sazani tani u kujtua të nxjerrë këto informacione, pasi i plasi era. Cfarë bën ky zotëria ambientalist? Apo e sa merr fonde për projekte fiktive ambjenti është xixë. Dhe pastaj kur plas ndonjë skandal pse jo mos marrë edhe ndonjë lek si kompetent i fushës. Hanë të gjithë në një tas çorbe dhe na shesin dënglat sikur po ka shpëtojnë nga ky realitet që sa vjen e më i dhimbshëm po bëhet.

    Përgjigju
  • jani: 03/09/2024 03:01

    KETYRE MBETJEVE DUHET TU BEHET ANALIZA DHE N.Q.S.MUND TE PERPUNOHEN DHE TE BEHEN TE PARREZIKSHME,,TE BEHEN NGA KOMPANIA,,KJO CESHTJA E MBETJEVE TE NGURTA PSH,, DUHET TE MERRET SERIOZISHT NGA QEVERIA,,,SEPSE GJERMANIA MBETJET E NGURTA NGA SHEMBJA E SHTEPIVE PALLATEVE I PERPUNON DHE I PERDOR SI SHTRESE E PARE PER SHTRIMIN E RRUGEVE...KEMI SESI TE MESOJME NGA GJERMANIA PER MBETJET DHE EKOLOGJINE....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?