Këshilli bashkiak i Durrësit ka shpallur ditën e sotme emergjencën mjedisore, pas katastrofës ekologjike që është bërë në qytet me mbeturinat. Mbyllja e vend-depozitimit të mbeturinave në Porto Romano ka bërë që koshat në qytetin e Durrësit të jenë të tejmbushur duke shkaktuar ndotje mjedisore dhe probleme me shëndetin e qytetarëve.
Kjo ka bërë që Këshilli Bashkiak i Durrësit të zhvillojë një mbledhje të jashtëzakonshme online ku kanë miratuar dhe emergjencën mjedisore.
"Miratimi i propozimit të shpalljes së emergjencës mjedisore në fushën e menaxhimit të integruar të mbetjeve në territorin e bashkisë Durrës për shkak të mbylljes së vend-depozitimit të Porto-Romanos", shkruhet në vendimin e miratuar nga këshilli Bashkiak.
Po çfarë tregon emergjenca mjedisore? Ky është hapi i parë që mere nga bashkia e qyteti për t'i hapur rrugë më pas hapave të tjerë ligjorë që do të ndërmerren nga qeveria dhe institucionet shtetërore përkatëse, për vend-grumbullimin dhe përpunimin e mbeturinave. Me shpalljen e gjendjes emergjente, bashkia tregon se ajo nuk ka më mundësi të përballojë situatën e plehrave dhe në këtë mënyrë i hap rrugën marrëveshjes që mund të nënshkruhen me inceneratorët dhe të përcaktohet në mënyrë ligjore dhe institucionale se si do të trajtohen nga sot e tutje në qytetin e Durrësit.
Situata me mbeturinat në Durrës ka krijuar një problematikë të madhe në qytet i cili është 'pushtuar' nga plehrat. Për shkak të kostos së papërballueshme për t'i çuar mbeturinat në Sharrë, Bashkia Durrës vendosi t'i dërgonte në Manëz.
Kjo shkaktoi protesta të banorëve duke bllokuar kamionët me mbeturina pasi tymi dhe era e keq po u merrte frymën dhe djegia e tyre ndodhet pranë banesave ku jetojnë. Dërgimi i mbeturinave në Manëz zgjati vetëm 3 ditë, pasi nuk ka hapësirë dhe prej disa ditësh ato po dërgohen në landfillin e Sharrës.
Vend-depozitimi i Manzës ndodhet mes kodrave dhe ka një sipërfaqe të vogël për të përballuar dhe mbeturinat e Durrësit, që për tre ditë me radhë janë sjellë me kamionë dhe sasitë e tyre kanë qenë të konsiderueshme. Ata u dogjën duke shkaktuar tym dhe erë të rëndë, ndërsa u groposën nga ekskavatori.
Për t'i dhënë zgjidhje përfundimtare problemit të mbetjeve, Bashkia e Durrësit pret një fond shtesë nga Ministria e Financave, ndërkohë që në të gjithë qytetin kazanët e mbeturinave janë të tejmbushura duke shkaktuar ndotje mjedisore duke dëmtuar dhe shëndetin e banorëve.
KETA TE PD JANE KOMPLET OUT,,,NUK KAM PARE FARE ME TE POSHTER SE KETA,,,,NUK BENE ASGJE PER KETE VEND DHE HAPIN GOJEN ,,NUK NDERTUAN ASNJE SHKOLLE TE RE ,,KETA PLEHRA ASNJE INCENERATOR ASNJE CERDHE APO GJIMNAZ,,,,MALLKUAR QOFSHI MOR MALOKE TE NDYRE MOR SHPELLARE...EDI RAMA MOS I MERZIT ME KETA NDYRESIRA DO RRISH NE PUSHTET EDHE 20 VJET TE TJERA MINIMUMI.....NE DO TA JAPIM VOTEN....MALOKU TE SHKOJE NE TE SEMES...
PërgjigjuQelbësira.... kurrë s kemi për tu zhvilluar, yyyyt mortje!
Përgjigju