Kronikë

Mbi 1 mijë gjoba gjatë 10 ditëve, Rrugorja e Vlorës bën bilancin: 310 për shpejtësi të lartë, 7 shoferë të arrestuar

11 Shkurt, 15:46| Përditesimi: 11 Shkurt, 16:14

  • Share

VLORE-Policia Rrugore e qarkut Vlorë, gjatë kontrolleve të ushtruara me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, ka vendosur 1 540 gjoba për shkelje të ndryshme gjatë 10 ditëve të para të muajit shkurt.

Si pasojë janë arrestuar 7 drejtues mjetesh të arrestuar, 5 për drejtim mjeti, në gjendje të dehur dhe 2 për drejtim mjeti, pa leje drejtimi. 5 drejtues mjetesh të proceduar në gjendje të lirë, 3 leje drejtimi të pezulluara

Shkeljet e evidentuara: 

-Përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit 271 masa administrative  

-Mosrespektimi i këmbësorëve 108 masa administrative

-Shpejtësi mbi normat e lejuara 310 masa administrative

-Mosvendosja e rripit të sigurimit 156 masa administrative

-Parakalime të rrezikshme 127 masa administrative

-Xhama të zinj jashtë kritereve të lejuara 51 masa administrative

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A është veprim i duhur nga SPAK arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve?