Forumi Izraelit i Familjeve të Pengjeve thotë se gati 500,000 njerëz u mblodhën sonte në Sheshin e Pengjeve dhe rrugët përreth në Tel Aviv duke kërkuar që qeveria të arrijë një marrëveshje për lirimin e pengjeve.
Në deklaratë thuhet se gjysmë milioni njerëz e bënë të qartë se i gjithë populli izraelit dëshiron lirimin e të gjithë pengjeve dhe fundin e luftës.
Ai vlerëson se numri i përgjithshëm i protestuesve në të gjithë Izraelin është rreth 1 milion, në dhjetëra demonstrata, përfshirë edhe gati 500 mijë njerëz në sheshin e pengjeve në Tel Aviv.
Më herët, organizatorët pretenduan se në protesta kishin marrë pjesë 2.5 milionë njerëz. Policia tha se u arrestuan dhjetëra protestues, ndërsa sipas mediave vetëm sot u vranë të paktën 57 persona në Gaza.
Lajmi kryesor:
Bilanc me 29 të vrarë ditën e sotme në Gaza! Grevë e protestë në Izrael, kërkohet fundi i luftës! 38 të arrestuar, Netanyahu: Po ndihmoni Hamasin (VIDEO)
S.B/ReportTv.al