Foto ilustruese

Politikë

Mbi 23 mijë të infektuar me COVID nuk do të votojnë nesër, më shumë votues humb Tirana

24 Prill 2021, 21:15| Përditesimi: 24 Prill 2021, 22:27

  • Share

Nesër 23,021 qytetarë të prekur me COVID nuk do të votojnë nga 3.588.860 qytetarë që janë në listë për të shprehur vullnetin e tyre për të zgjedhur qeverinë e ardhshme.

Ishte ministria e Shëndetësisë ajo që bëri me dije se në të gjithë vendin janë 23,021 raste aktive me COVID, një numër i lartë ky që do të ndikojë shumë në rezultatin final të zgjedhjeve pasi ata s'mund të votojnë.

Të infektuarve me virus u ndalohet me vendim të KQZ-së dhe Komitetit Teknik të Ekspertëve, të votojnë. Peshën më të madhe të personave të infektuar që s’mund të votojnë e ka Tirana me 17561 qytetarë.

Pas Tiranës vjen Fieri me 1983, Durrësi  770, Shkodëra me  694, Gjirokastra me 485, Korçë me 567, Vlorë me 325, Kukës me 227, Dibër me 177, Elbasan me 123, Berat me 76, Lezhë me 33. Më pak votues do të humbasin Vlora, Dibra, Kukësi, Elbasani Berati dhe Lezha.

Më herët  kreu i KQZ Ilirjan Celibashi tha se të infektuarit s'do mund të votojnë pasi nuk ka një metodë që mund t'u ofrohet.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?