Mbi 40 mijë viktima nga tërmeti tragik në Turqi e Siri, pakistanezi dhuron 30 milion dollarë për të mbijetuarit

13 Shkurt 2023, 08:44| Përditesimi: 13 Shkurt 2023, 09:23

  • Share

Një burrë nga Pakistani, i cili ka zgjedhur të qëndroj anonim ka dhuruar 30 milion dollarë për të ndihmuar të mbijetuarit nga tërmeti tragjik në Turqi e Siri, i cili deri më tani numëron mbi 34 mijë viktima. Ai jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendosi të shkojë në ambasadën turke në SHBA për të kryer një akt human shumë të rëndësishëm në këtë periudhë të vështirë që po kalojnë dy vendet. Edhe kryeministri i Pakistanit e ka falenderuar publikisht në një postim në Tëitter ku shkruan se është mirënjohës që ka ende njerëz që bëjnë akte kaq të lavdishme.

“Thellësisht i prekur nga shembulli i një pakistanezi anonim, i cili hyri në ambasadën turke në SHBA dhe dhuroi 30 milionë dollarë për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri. Këto janë akte kaq të lavdishme filantropie që i mundësojnë njerëzimit të triumfojnë mbi gjëra që duken të pamundura”, shkroi kryeministri në Twitter. 


Lajmi kryesor:

Tërmeti tragjik në Turqi e Siri, thellohet bilanci i viktimave mbi 37 mijë të vdekur, BE ofron mbështetje shtesë për të mbijetuarit


F.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?